SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, në orët e para të mëngjesit, ka kërkuar ndërhyjen e institucioneve për të shuar zjarrin e rënë në magazinën e qendrës tregëtare “Casa Italia”. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Meta u ka bërë thirrje drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, strukturave të Mbrojtjes Civile dhe në veçanti Shërbimit Zjarrfikës të ndërpresin aktivitetet politike dhe të ndërhyjnë me urgjencë. Në rast mangësish, kreu i shtetit ka dhënë mundësinë që autoritetet shqiptare të kërkojnë ndihmë nga vendet partnere.
“Alarm për institucionet shtetërore! Prej pasdites së 24 marsit 2021, një tragjedi e vërtetë po ndodh vetëm 3 km larg nga qendra e Tiranës, në ambientet e një biznesi privat, të përfshirë nga flakët, që ende nuk janë shuar. Sipas të dhënave paraprake një qytetar, me detyrën Përgjegjës i Sigurisë, dyshohet edhe për një shtetas të dytë, kanë mbetur të bllokuar në magazinat e katit të nëndheshëm, ndërkohë që dëmi pasuror i biznesit llogaritet në shifra tepër të larta. Duke shpresuar, që kjo ngjarje e rëndë të marrë fund me sa më pak pasoja, u bëj thirrje drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, strukturave të Mbrojtjes Civile dhe në veçanti Shërbimit Zjarrfikës të ndërpresin aktivitetet politike, të marrin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit dhe të kryejnë me përgjegjshmëri të lartë detyrën e tyre. T’u kërkohet ndihmë vendeve partnere nëse ne nuk i kemi kapacitet për ta menaxhuar këtë situatë, por qëndrimi duarkryq është i papranueshëm dhe i dënueshëm. U bëj thirrje të fortë institucioneve shtetërore të reagojnë sa më parë për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme kësaj situate tepër të rëndë dhe me pasoja tepër serioze!,”-shkruan Ilir Meta.
Prej më shumë se 40 orësh vijon zjarri që nisi dy ditë më parë në ambinetet e magaznës në qendrën tregtare në Kashar. Trupi i Arjan Salës është ende duke u kërkuar nga forcat e shpëtimit dhe zjarrëfikëset që ndodhen në ambientet e jashtme të Casa Italias. Raportohet se janë dhe dy persona të tjerë brenda magazinës. Zjarri përfshiu gjithë katin nëntokësor që ka shërbyer si magazinë për të gjitha produktet që tregtoheshin në gjashtë katet e qendrës tregtare. Sala i cili mbeti mes flakëve ka qenë i pari që ka rendur për të evakuuar të gjithë punonjësit që ndodheshin në magazinë, mirëpo ishte ai që mbeti i bllokuar brenda. Mëngjesin e sotëm presidenti Meta bëri thirrje që të ketë çdo ndërhyrje të mundshme për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave dhe shuarjen e zjarrit.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer thumbimet me moderatorin Blendi Fevziu gjatë transmetimit të emisionit. Teksa po debatonin për pyetje, Rama ...
TIRANË– Kandidatja për deputetë e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe gazetari Çim Peka kanë përfshirë në një debat gjatë intervistës së ty...
Analisti Fatos Lubonja, tha në studion e emisionit “Real Story”, se mbërritja e 192 mijë dozave të vaksinave që mbërriti sot në vendin tonë, nuk do ketë rol për...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar ‘njisha’ turqit në ndërtimin e komplekseve.I ftuar në “Opinion”, Rama foli për rindërtimin dhe tha se ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish përplasjen mes mbështetësve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike në Elbasan, më 14 mars.I ftu...
TIRANË– Dritan Hila dhe Andi Bushati kanë debatuar në studion e “Open”, ku po diskutohet për mënyrën si u hapën fushatat elektorale nga PS dhe PD gjatë dit...
TIRANË- Bora Muzhaqi, kandidatja për depuetet në listat e Partisë Socialiste, ka ngatërruar fjalët teksa ka mbajtur një fjalim, ditën e sotme në çel...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se materniteti i vjetër është shembur sepse ka qenë e dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti. Rama krahasoi fotot e mat...
TIRANË– Kryetarja e Partisë, Lëvizja Socialiste Monika Kryemadhi, ka thënë se do të ik nga partia nëse nuk fitojnë zgjedhjet e 25 prillit.E ftuar në ...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar mënyrën se si kryeministri Edi Rama kishte përgatitur sheshin “Sk...