LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Zoti qytetar ndaloni aty, po vjen patrulla. Mos lëvizni!’/ Për 15 ditë hiqen 468 pantenta, gjobiten edhe 3618 qytetarë

3 Maj 2020, 09:43 Nga DOSJA
‘Zoti qytetar ndaloni aty, po vjen patrulla. Mos lëvizni!’/

TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë të ditur bilancin e masave të ndërmarra ndaj qytetarëve që kanë shkelur rregullat e karantinimit. Mësohet se që nga data 18 prill-2 maj 2020 janë hequr 468 patenta dhe janë bllokuar po aq makina. Ndërsa 691 gjoba janë vendosur për ata që kishin më shumë se një pasagjer në makinë.

Përveç shoferëve ka pasur edhe qytetarë që janë gjobitur. 3618 persona janë gjobitur me 10.000 lekë pasi janë kapur duke lëvizur jashtë fashave orare të lejuara.

Ndërsa 6 të tjerë janë ndëshkuar me 700.000 lekë, pasi kanë shkelur rregullat e vetëkarantinimit të detyrueshëm. Në të gjithë vendin janë konstatuar 69 lokale të hapura, pronarët e të cilëve gjithashtu janë ndëshkuar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në këtë kuadër, në harkun kohor 18 prill-2 maj 2020, në të gjithë vendin janë vendosur 4857 masa administrative për shkelje të ndryshme të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, konkretisht: Nga data 18 prill deri në datën 2 maj, në të gjithë vendin janë evidentuar 468 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në bazë të Aktit Normativ. Gjithashtu janë vendosur 691 masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve që nuk kanë respektuar urdhrin për të qarkulluar me jo më shumë se një pasagjer në automjet. Në të gjithë territorin, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 3618 shtetas, pasi janë konstatuar duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, jashtë fashave orare të lejuara. Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 5 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe e lulishte. 6 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, pasi kanë shkelur rregullat e vetëkarantinimit të detyrueshëm. Në të gjithë vendin, për periudhën 18 prill-2 maj 2020, janë konstatuar 69 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020. Në lidhje me lokalet, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë që pronarët e lokaleve të ndjekin dhe zbatojnë me përpikmërinë masat kufizuese, pasi lokalet dhe bar – kafet, kudo që ato ndodhen, në pika karburanti apo vende të tjera, qoftë edhe me makineta, nuk janë të lejuara të hapen. Prej orës 05:00 të datës 27 prill janë aplikuar masat lehtësuese për zonat e cilësuara të gjelbra dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit apelon për qytetarët e këtyre zonave që të mos abuzojnë me lehtësimin e masave, por të zbatojnë me rigorozitet distancimin social, të mos qëndrojnë në parqe e lulishte e të mos grumbullohen në shëtitoret e qyteteve përkatëse. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e jetës, pasi kontributi i çdo qytetari sot është i rëndësishëm për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi policia e shtetit koronavirusi ne shqiperi policia e shtetit

Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Maj 2020, 07:36

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, me anë të një videomesazhi nga zyra e saj, ka shpjeguar sistemin e ri që do të përdoret riatdhesimet ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet