LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarë amerikanë: Marrëveshjet Kosovë-Serbi nuk zëvendësojnë bisedimet politike në Bruksel

20 Tetor 2020, 18:45 Nga DOSJA
Zyrtarë amerikanë: Marrëveshjet Kosovë-Serbi nuk

Zyrtarë të lartë të administratës amerikane qëndruan për dy ditë në Kosovë, në një vizitë që kishte për qëllim zbatimin e marrëveshjes për normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Delegacioni u përqendrua në fillimin e studimit të fizibilitetit për liqenin e Ujmanit dhe krijimin e lidhjeve më të mira në tregun e energjisë në Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zëvendës ndihmësi kryesor i Sekretarit për Energji të Shteteve të Bashkuara, Matthew Zais dhe drejtori menaxhues i zyrës rajonale të Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, John Jovanoviç, thanë se zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është përparësi e administratës amerikane.

“Absolutisht dhe kjo është një nga arsyet përse jemi këtu. Jemi këtu për dy qëllime: një është që të fillojmë studimin e fizibilitetit për liqenin dhe e dyta është që të punojmë me Kosovën dhe fqinjët e saj në rajon se si të krijohen lidhje më të mira në tregun e energjisë, qoftë elektrike apo gazit natyror. Dhe ka një mori mundësish. Ne kemi strategji për gazin natyror për Ballkanin. Dhe nuk ka rrugë tjetër për Kosovën përveç mundësive të saj që të jetë e lidhur me fqinjët dhe kjo do të ndihmojë ekonominë e Kosovës… Kur isha këtu herën e kaluar fluturova nga Athina ku u takuam me kryeministrin dhe ministrin e energjisë atje dhe diskutuam rritjen e lidhjeve të tyre më fqinjët edhe në kontekstin e lidhjes së vendeve si Kosova në rrjetin e gazit në këtë rajon. Dhe kjo është nga arsyet përse jemi këtu”, tha zoti Zais.

Zoti Zais thotë se arsyeja tjetër e vizitës së tyre ka të bëjë edhe me mbledhjen e informatave dhe vlerësimeve teknike për liqenin e Ujmanit.

”Dhe në parim, për të kuptuar mundësitë dhe përfitimet që mund të ketë Kosova nga shfrytëzimi i liqenit dhe tërë ajo që ofron liqeni, qoftë kjo energjia elektrike apo uji. Jemi këtu në kapacitet teknik dhe kjo është përcaktuar me marrëveshjen ekonomike në Shtëpinë e Bardhë. Dhe, sërish, ky është përkushtim. Kur isha herën e fundit, paraqita një letër nga sekretari i energjisë, sekretari Dan Brouillette, në të cilën përfshihej ky përkushtim për studimin e fizibilitetit dhe tri javë më vonë ja ku jemi, duke e zbatuar atë”, tha ai.

Përfshirja e fizibilitetit të liqenit të Ujmanit në dakordimin e 4 shtatorit nxiti reagime në Kosovë. Kritikët thonë se liqeni është pjesë e Kosovës dhe se nuk duhet të diskutohet me Serbinë.

Por, zoti Zais thotë se ekspertët amerikanë do të kryejnë punën teknike për mënyrën se si të shfrytëzohen më mirë mundësitë që ofron liqeni.

“Ne kemi sjellë dy ekspertë teknik. Njëri i energjisë dhe njëri i ujërave dhe të dy vijnë nga një prej laboratorëve kombëtar, Laboratori Kombëtar i Pacifikut veriperëndimor afër Siattlit. Ata kaluan tri zona kohore që të vijnë me ne që nga shteti i Washingtonit, përgjatë pandemisë dhe janë të vetmit nga tërë laboratori që kanë udhëtuar përgjatë pandemisë, sepse kërkuam një përjashtim, sepse aq i rëndësishëm mendojmë se është ky problem dhe përkushtimi ynë për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit… Herën e fundit kur isha këtu solla një letër që e përshkrova më herët nga sekretari i energjisë për kryeministrin për përkushtimin tonë. Sot i solla një letër tjetër atij dhe ministrit të ekonomisë me të cilën ftojmë Kosovën që të jetë anëtare e asaj që ne e quajmë Partneritet për Bashkëpunim Energjetik Transatlantik, apo P-TEC. Shtetet e Bashkuara janë krahu i nismës së tre deteve. Takimi i kësaj nisme u mbajt sot në Estoni dhe sekretari ynë foli aty dhe siç e dimë 12 vende janë pjesë e saj. Por, Partneriteti për Bashkëpunim Energjetik Transatlantik të cilin Departamenti i Energjisë e lehtëson si krahu amerikan i tij, përfshinë 12 vende vëzhguese dhe sot e ftuam kryeministrin dhe Kosovën që Kosova të jetë vëzhguese në këtë Partneritet. Mendoj që ka përparësi të mëdha dhe është një rrugë tjetër që Kosova të jetë e lidhur me rajonin dhe Evropën dhe të gëzojë ndihmesën teknike dhe ekonomike që ofron departamenti amerikan i energjisë”, tha zoti Zais.

Drejtori menaxhues i zyrës rajonale në Korporatën Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, John Jovanoviç thotë se është optimist për kuadrin e marrëveshjes për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Ne shpresojmë se kjo do të shtojë mundësitë që të dyja palët të ndërtojnë masa të mirëbesimit për të punuar së bashku për normalizimin ekonomik, qoftë në nivelin e lartë ashtu edhe atë të ultë dhe do të kemi mundësi për të përforcuar sektorin privat, në mënyrë që kapitali privat ndërkombëtar të mund të vijë këtu, të krijojë më shumë vende pune dhe të ketë ndikim afatgjatë në të dyja ekonomitë”, tha zoti Jovanoviç.

Zoti Jovanoviç thotë se qëllimi thelbësor i administratës amerikane është përshpejtimi i kapitalit privat që do të rriste punësimin dhe mundësitë ekonomike në rajon duke ndërlidhur ekonomikisht rajonin.

“Realiteti në terren është që secili shtet në rajon është tepër i vogël për të menduar se përparimi ekonomik zhvillohet brenda kufijve të tyre, duhet të shikoj tek fqinjët dhe ky proces nuk do të thotë që patjetër të bëni kompromise me sovranitetin tuaj, me identitetin tuaj politik, etnik dhe fetar, larg asaj. Vetëm pse bëjmë tregti me Kanadanë dhe Meksikën nuk do të thotë se nuk jemi komod të vazhdojmë të jemi Shtetet e Bashkuara. Natyrisht këto janë çështje të popujve dhe janë të ndërlikuara, por ne duam të gjejmë mënyra për të mundësuar tutje bashkëpunimin ekonomik rajonal kështu që integrimi në ekonominë gjithëpërfshirëse evropiane dhe ekonominë globale të jetë më i lehtë dhe të jetë me ndikim për popullatën vendase këtu”, tha zoti Jovanoviç.

Ai thotë se Kosova ndanë vlera të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tjerë perëndimorë dhe se gjetja e rrugëve për të çuar përpara partneritetin është thelbësor.

“Marrëveshjet për normalizimin ekonomik ofrojnë mundësi të mëdha, por, nuk janë zëvendësim për bisedimet politike në Bruksel. Dhe siç tha sekretari Zais, synimi ynë themelor, sepse është në interesin tonë strategjik të Shteteve të Bashkuara, është që t’i shohim këto vende si anëtare të Bashkimit Evropian, të forcojnë përfitimet nga demokracia, nga tregu i lirë dhe të sigurohemi se cilësia e jetës këtu të vazhdojë të përmirësohet mbështetur në ato vlera të përbashkëta perëndimore”, tha zoti Jovanoviç.

Zyrtarët amerikanë thonë se mbështetja për Kosovën dhe rajonin nuk ka filluar nga marrëveshja e 4 shtatorit por kjo pjesë sipas tyre ka qenë vazhdimisht e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara.

Zoti Zais thotë se investimet e Rusisë dhe Kinës në rajon i shohin të rrezikshme sepse Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara,

“Është rajon shumë i rëndësishëm sepse nuk është periferi e Evropës por është zemra e Evropës. Ne duam të ndihmojmë Ballkanin dhe të gjitha vendet e Ballkanit që të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian dhe të përmbyllin rrugën drejt demokracisë dhe bazën ekonomike që Ballkani duhet të ketë në Evropë. Sa i përket investimeve kineze e ruse, ne jemi të sigurt për mundësitë dhe përparësitë e investimeve amerikane dhe mendoj që dëshmitë flasin vet. Sa i përket investimeve ruse, nuk është fshehtësi se Shtetet e Bashkuara mbështesin për Ballkanin dhe Evropën politikën se i tërë tregu është i hapur dhe ka rrugë e furnizime të llojllojshme posaçërisht për energjinë dhe gazin natyror. Ne besojmë se ky nuk është synimi i Rusisë. Qëllimi i Rusisë është rritja maksimale e varësisë së gjithë Evropës nga gazi i saj dhe të gjitha përpjekjet e saj çojnë në atë drejtim. Ky nuk është synimi i Shteteve të Bashkuara, investimet tona synojnë llojllojshmërinë e furnizimeve dhe pavarësisht nëse vijnë nga Shtetet e Bashkuara, ky është treg i lirë dhe në shpresojmë të sigurojmë furnizim për tërë rajonin”, tha zoti Zais.

“Ky rajon nuk ka nisur të jetë i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara që nga 4 shtatori, ka qenë vazhdimisht i rëndësishëm. Mbështetja për rajonin është dypartiake, përfshinë ideologji shumëpartiake, administrata, presidenca dhe do të vazhdojë për këto arsye themelore. Ne duam që t’iu shohim juve si anëtar të përhershëm të Bashkimit Evropian, duam të përforcojmë arritjet demokratike dhe tregtisë së lirë të cilat kemi parë që ju i keni bërë dhe duam që ky vend të jetë i shquar në qëndrueshmërinë ekonomike dhe politike, i shquar për krijimin e vendeve të punës dhe jo krizave dhe duke ofruar mundësi të mjaftueshme për të rinjtë këtu në rajon”, tha zoti Jovanoviç.

Zoti Zais thotë se qasja ndryshe e administratës amerikane për të zgjidhur problemet ka çuar në arritjet e deritashme.

“Ka pas mungesë të përparimit për një kohë të gjatë dhe ideja ka qenë që të provojmë diçka ndryshe duke studiuar mënyrat se si Kosova dhe fqinji i saj Serbia mund të përfitojnë nga normalizimi ekonomik, i cili thelbësisht është ndryshe dhe ne mendojmë se mund të arrijmë një përparim të ndjeshëm pavarësisht politikës. Prandaj ambasadori Grenell dhe presidenti (Trump) kanë pasur qasje të ndryshme”, tha ai.

Marrë nga VOA

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota marrëveshja kosovë-serbi marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll
Bota 20 Tetor 2020, 18:14

SERBI-Ditën e sotme, presidenti Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim në orën 5 të pasdite me zyrtarët e partisë SNS, i cili ka zgjatur gjysmë o...

Bota 20 Tetor 2020, 17:07

Ministria ruse e Mbrojtjes hap zyrë në Serbi

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi se ka nisur procedurën për hapjen e zyrës përfaqësuese të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, në përputhje me një marrëveshje ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje