LIVE UPDATES
Bota

Zyrtari amerikan: Disa nga propozimet e Moskës mbi sigurinë, janë të papranueshme

17 Dhjetor 2021, 21:51 Nga DOSJA
Zyrtari amerikan: Disa nga propozimet e Moskës mbi sigurinë, janë

Rusia tha të premten se po kërkon garanci ligjore, e të detyrueshme, që NATO të heqë dorë nga çdo aktivitet ushtarak në Evropën Lindore dhe Ukrainë, pjesë e një liste kërkesash mbi çështje të sigurisë që dëshiron t’i negociojë me Perëndimin. Moska parashtroi për herë të parë detaje të kërkesave që ajo thotë se janë thelbësore për uljen e tensioneve në Evropë dhe zbutjen e një krize mbi Ukrainën. Vendet perëndimore e kanë akuzuar Rusinë për një sulm të mundshëm, pas dislokimit të një numri të madh trupash ushtarake në kufi, por Moska e ka mohuar se po planifikon një gjë të tillë.

Kërkesat e Moskës përmbajnë elementë, të tillë si një veto ruse për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, kërkesë që Perëndimi tashmë e ka përjashtuar si mundësi.

Të tjerat do të nënkuptonin heqjen e armëve bërthamore të SHBA-së nga Evropa dhe tërheqjen e batalioneve shumëkombëshe të NATO-s nga Polonia si dhe nga shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, që dikur ishin nën ish-Bashkimin Sovjetik.

Në Uashington, një zyrtar i lartë i administratës tha se Shtetet e Bashkuara ishin të përgatitura për të diskutuar rreth propozimeve, por shtoi: “se në to, ka disa gjëra që rusët e dinë se janë të papranueshme”. Zyrtari tha se Uashingtoni do t’i përgjigjet Moskës javën e ardhshme me propozime më konkrete mbi formatin e çdo bisedimi. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Shtetet e Bashkuara i kanë parë propozimet e Rusisë dhe se Uashingtoni po bisedon me aleatët dhe partnerët e saj evropianë mbi këtë çështje.

Të enjten Rusia tha se ishte gati të dërgonte një negociator të qeverisë “në çdo moment” për të nisur bisedimet me Shtetet e Bashkuara lidhur me garancitë që ajo kërkon. Por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se “Nuk do të ketë bisedime që lidhen me sigurinë evropiane, pa aleatët dhe partnerët evropianë”.

Diplomatët e NATO-s i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Rusia nuk mund të ketë të drejtën e vetos për zgjerimin e mëtejshëm të aleancës dhe se NATO ka të drejtë të vendosë mbi qëndrimin e saj ushtarak.

“Rusia nuk është anëtare e NATO-s dhe nuk vendos për çështjet që lidhen me NATO-n”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Lukasz Jasina.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se Kievi kishte një “të drejtë, ekskluzive e sovrane” për të orientuar politikat e tij të jashtme dhe se vetëm Ukraina dhe NATO, mund të përcaktojnë marrëdhëniet mes tyre, dhe çështjen e anëtarësimit. Kievi i kërkoi Moskës që të riangazhohej në një proces paqeje në Ukrainën lindore, ku rreth 15,000 persona janë vrarë në një konflikt shtatë-vjeçar mes trupave të qeverisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Publikimi të premtes i projektmarrëveshjes të propozuar nga Rusia vjen mes të tensioneve në rritje për një shtim të numrit të trupave ruse pranë Ukrainës, gjë që ka ngjallur frikën e një sulmi të mundshëm rus. Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se marrëdhëniet e Rusisë me SHBA-në dhe aleatët e saj në NATO, kanë arritur në një “pikë të rrezikshme”. Ai vuri në dukje se dislokimet dhe stërvitjet e aleancës pranë Rusisë janë një kërcënim “i papranueshme” për sigurinë e saj.

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia ka dislokuar më shumë se 90,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën dhe se mund të jetë gati për ta sulmuar atë, gjë që Moska e ka hedhur poshtë.

Zonja Psaki tha se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar me Rusinë prej dekadash dhe nuk e shohin asnjë arsye se pse mos vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë, në funksion të garantimit të stabilitetit. Por ajo përsëriti se një gjë e tillë do të bëhet në partneritet me aleatët evropianë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të enjten se presidentët Vladimir Putin dhe Joe Biden, të cilët zhvilluan një bisedë virtuale dyorëshe më 7 dhjetor, mund të bisedojnë sërish përpara vitit të ri, megjithatë ai tha se kjo gjë nuk është vendosur ende.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota jen psaki lukasz jasina rusia jen psaki lukasz jasina rusia

Sondazh

Poll
Bota 17 Dhjetor 2021, 19:16

Katedralja Notre-Dame gati për restaurim

FRANCË– Restaurimi i Katedrales së Notre-Dame nisi ditën e sotme, më shumë se dy vjet pas zjarrit që thuajse e shkatërroi. Në Francë ka nisur prerja ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet