LIVE UPDATES
Politike

Nënkryetari i FRD-së, Ilir Hodaj i kërkon qytetares të bëhet e dashura e tij: Do jesh drejtoreshë! Vajza: Mos më ngacmo m

20 Prill 2021, 19:46 Nga DOSJA
Nënkryetari i FRD-së, Ilir Hodaj i kërkon qytetares të

TIRANË-Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë rastin e nënkryetarit të FRD-së për Tiranën, Ilir Hodaj, i cili i premtonte vend pune një qytetareje sapo të vinte në pushtet. Vendin e punës, ai e premtonte në këmbim të votave, ndërkohë që tha se nëse të punësuar nga PS-ja duan të qëndrojnë në punë duhet të paguajnë para.

Në takim me nënkryetarin e FRD-së vajza kërkoi të angazhohet me punë në fushatë, por u ngacmua seksualisht nga zyrtari partiak. Hodaj kërkoi ta puthë vajzën dhe i ofroi të pijë në zyrën e partisë.

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po më ndëjte afër, do të mbaj unë më!

Qytetarja: Po më afër se kaq, s’kam ça të rri, o burrë i dheut! Aman-aman vetëm sot mos më ngacmo, se jam bërë tym për punë! Kemi moment tjetër për qejf, për të folur, sot jam, jo të lutem aty! Jo, jo! Dëgjo, dëgjo njëherë këtu..! Ah tashi mos t’i prishim.., leje mos ma prish terezinë, se sot do iki të takoj ato… A të iki unë tani?

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Ulu, pi atë! (rakinë)

Qytetarja: Jo, jo! Po unë, po piva atë o burrë i dheut, pse ça u bëra unë? Eh aman të lutem mos, jo, jo mos po tashi, mos më ngacmo me duar! Një sekondë, një sekondë! Më lër të flas njëherë, or burrë! Tashi, kur vij për punë, vijnë të gjithë për punë. E kam seriozisht, të iki të mbaroj punë dhe takohemi pasdite për kafe!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Nga do vesh pasdite ti?

Qytetarja: Po, po më bezdise kështu me duar, seriozisht nuk vij vetëm më në zyrë! Po më lë, o burrë tashi, mos.., e ke seriozisht? Të lutem më le! Më le, se kemi kohë për qejf, për të diskutuar! Më bezdis këshu, po nuk punojmë dot bashkë, edhe ti mendon, se unë do të punoj në drejtori me ty kështu?…

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Jo në drejtori, jo!

Qytetarja: Jo pastaj, po jo nuk mundem, të lutem! Mos më bezdis tani mor burrë, tashi po mos më bezdis, pra tashi ti e di shumë mirë, unë s’duroj dot k’shu. Eh pikë e zezë, ç’më gjeti belaja! A të iki? A do më lësh të iki tani?

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Ueeee si bën…

Qytetarja: Tashi dëgjo! Unë tashi sot, unë tu të thënë, si i kisha punët, kam ardhë tym, tashi ti fillon xhak- xhuk, xhak- xhuk me duar. Eh, aman- aman të lutem tashi! Mos më ngacmo, mos më prek! Po leje, o burrë tashi, po herë tjetër, po herë tjetër, po nuk thashë se…, shiko, se po të ishte ashtu, s’vija!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Meqë ishe… (nuk kuptohet)

Qytetarja: Po rri tashi, po do më lësh tani të diskutojmë për punë, të flasim, apo si ajo, që duhet të vish, s’vi më në zyrë është e dyta herë, që vij në zyrë, ti më ngacmon. Unë nuk jam adoleshente.

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po do jesh e qetë më!

Qytetarja: Hë, ok! Mirupafshim!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Më jep një të puthur!

Qytetarja: Po jo, më puthe në faqe, mjafton. Ej aman, a do më lesh tani, a si e ke hallin? Edhe të hënën, se nesër…

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Sa e mirë qenke bërë, më dreq!

Qytetarja: Aman me duar, se e kam tmerr! A më le tashi të iki, se më dhe raki, më bëre tapë këtu më duket?

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Pije, pije!

Qytetarja: Jo, jo s’pi më! Jo jo, jo jo, s’du më! Jo, jo nuk du më! Po ik! Mirë ma jep, se e pi vetë! Ik, ik! Po leje, o burrë, se nuk pi atje! A do më lësh tashi, a si e ke hallin?!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Pi!

Qytetarja: Lëshoma!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Pi, pi!

Qytetarja: Ik o, se është e fortë, nuk e pi dot!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Nuk është e fortë më.

Qytetarja: Nuk e pi dot! Dëgjo! E para e punës, kam shkuar kam takuar njerëz poshtë e lart gjithë ditën me virus, pa virus, kështu që mbaj distancën! Po hë, mor burrë tashi, a të iki, a si e ke hallin? Po më le pra tashi! Folëm për punë, e kam seriozisht! Mos më mbaj me llafe kot! Po nuk më dhe vend pune…

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po ti rri afër të thashë, të fitosh!

Qytetarja: Po pra erdha, po erdha, o burrë, po unë s’vij dot kështu!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Në të puth këtu, s’është, se të putha këtu.

Qytetarja: Ahiii.., po leje mo tashi, të putha këtu, të putha atje, se nuk të lë unë të më puthësh ashtu po hapu! Ik tashi, se i kam puthjet e kushtueshme unë! Jo tani, të lutem tashi! Një sekondë! I kam të kushtueshme, thashë! Po bëj shaka me ty mo, po ik tashi! Do më lësh të iki? Seriozisht e kam!

Ai i tha se po të bëhet e dashura e tij, do të jetë drejtoreshë në administratën e ardhshme. Vajza i kërkon kohë, duke i kërkuar të hapë derën e zyrës, që të ikë.

Qytetarja: Po do lidhemi në telefon. A të iki tani?

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Të puth pak!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Më puth në faqe! Ore, po ik tashi, mos na bëj, o aman, o burrë i dheut! Mos më lodh më! Do me më puth në faqe, më puth! Tashi po më acaron, mo tani, po kam hall, o burrë, dua me ik tani!

Qytetarja: Po a e di, sa punë kam për të mbaru, sepse është puna këtu: si do m’i mbarosh ti?

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Si e dashura ime, sepse…

Qytetarja: Aaaaa…!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Sepse unë nuk bëhem me nerva asnjëherë, asnjëherë.

Qytetarja: Dëgjo, dëgjo, dëgjo! Jam dakord unë, problemi është, problemi është, se unë kam një mijë gjëra.

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po leji më, shiko një, që të jetë sa për një mijë!

Qytetarja: Mirë domethënë, po e mbajta…Dëgjo-dëgjo! Po e mbajta mirë kështu me ty, do marr vend drejtoreshë…

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Unë të thashë janë 70 drejtori. Unë do të seleksionoj, kush ka punuar. Po tani një të dashurën time, mos ta bëj drejtoreshë?!

Qytetarja: U bëra e dashura jote unë? Ok, e kuptova! E kuptova! Hajt faleminderit! Jo, jo! Për sot mjafton ky muhabet. Tashi më lë hapësirë për Zotin! Jam djersit, jam bërë si dreqi. Ok, do flasim në telefon! Dakord! Hajde tani!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Je shumë e mirë!

Qytetarja: Ah, ti rrofsh! Paçim! Flasim! Hajt ciao, ika ciao!

Më pas, “agjentja 007” e emisionit Stop i çoi një mesazh Hodajt duke i kërkuar që t’i gjejë punë në ekipin e kontrollorëve ajrorë. Një kërkesë që për Hodajn mund të realizohet.

“Pra me 5 vota harxhojmë 1.5 milionë Euro për ta bërë kontrollore”, tha Gentian Zenelaj, koment që shkaktoi të qeshura në studio.

“Ja ku na shpënë 30 vite demokraci. Dikush tjetër mund të thotë me të drejtë pse jo të tjerët. Dikush erdhi dhe bashkëpunoi dhe regjistruam. Bujrum. Deri të premten kemi kohë sa të doni për të regjistruar këtë doni ju, nuk kam kurrfarë tabuje për kurrkënd”, tha moderatori Saimir Kodra nga ana tjetër.

MARRË NGA TV KLAN

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike frd ilir hodaj frd ilir hodaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje