LIVE UPDATES
Aktualitet

Zyrtari i lartë i SHBA thirrje prokurorëve: Trafikantët e kanë vendin në burg, ne ju mbështesim!

30 Tetor 2019, 15:16 Nga DOSJA
Zyrtari i lartë i SHBA thirrje prokurorëve: Trafikantët e

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar Konferenca Rajonale kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. I ngarkuari me punë i SHBA-së, Dan Koski gjatë fjalës së tij u bëri thirrje prokurorëve të hetojnë, ndjekin penalisht dhe dënojnë shumë trafikantë. Ai gjithashtu theksoi se SHBA do të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër trafikantëve.

Fjala e plotë e Dan Koski:

Mirëmëngjes Ministër Lleshaj, Ministre Manastirliu, Zëvendës Ministre Voda, kolegë, zonja dhe zotërinj. Jam i nderuar t’iu flas të gjithëve ju të përkushtuar ndaj një kauze të madhe – dhënies fund të trafikimit të qenieve njerëzore.

Nuk ka nevojë të thuhet që trafikantët janë të zgjuar. Ata përshtaten. Përpiqen të qëndrojnë një hap përpara drejtësisë. Por, edhe pse ne nuk mund t’i shohim gjithmonë, në të vërtetë dimë shumë rreth tyre. Ne dimë se si punojnë. Dimë se ku punojnë. Dhe, në shumë raste, dimë se cilët janë.

Një gjë që e dimë me siguri është se trafikantët janë të burgosurit e veprimeve të tyre. Krimet që ata kanë kryer i kanë prangosur me pasoja të cilave nuk mund t’iu shpëtojnë. Siç thoshte abolicionisti, intelektuali dhe ish-skllavi Frederick Douglass: “Askush nuk mund të vendosë një zinxhir rreth kyçit të këmbës së bashkëkombësit të tij pa gjetur si përfundim skajin tjetër të lidhur rreth qafës së tij”.

Zinxhiri për të cilin foli Frederick Douglass po zgjatet dhe bëhet më i fortë çdo ditë në Shqipëri. Hallkë pas hallke, secili nga ju këtu sot po i shton atij zinxhiri.

Prokurorët e rretheve formojnë një hallkë. Ligji në dispozicion të tyre për të ndjekur penalisht trafikantët është një tjetër. Duke përdorur ligjin ekzistues prokurorët mund t’i nxjerrin jashtë shoqërisë shqiptare trafikantët dhe t’i futin në burg, aty ku e kanë vendin. Prokurorë, ju bëj thirrje që të hetoni, të ndiqni penalisht dhe të dënoni më shumë trafikantë. Ne do t’ju mbështesim gjatë rrugës.

Koordinatorëve të viktimave, punonjësve socialë dhe punonjësve të strehëzave që i bëjnë viktimat sërish të plota – secili prej jush është një hallkë tjetër në zinxhir. Trafikantët shkaktojnë dëme për viktimat e tyre dhe për shoqërinë shqiptare, por ju shërbeni për t’i shëruar ato plagë. Ju ofroj lëvdatat e Shteteve të Bashkuara për Qeverinë e Shqipërisë për financimin dhe punësimin e koordinatorëve të viktimave në zyrat e prokurorisë. Këto janë para dhe përpjekje të shpenzuara mirë.

Për të ndihmuar në krijimin e hallkës tjetër në zinxhirin tonë, I bëj thirrje qeverisë të ndihmojë që strehëzat e trafikimit të lulëzojnë. Vitin e kaluar, qeveria bëri gjënë e duhur dhe financoi strehëzat për viktimat e trafikimit. Këtë vit, i bëj thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë hapin tjetër logjik duke krijuar një mekanizëm financimi që ndan fonde dhe burime të përshtatshme për strehëzat mbi një bazë të qëndrueshme dhe të rregullt. Nevoja për strehëza të financuara mirë nuk mbaron me përfundimin e vitit kalendarik.

Oficerët e policisë, shoqëria civile dhe ekipet që menaxhojnë njësitë e lëvizshme të identifikimit gjithashtu krijojnë një hallkë të zinxhirit. Në vitin 2018, qeveria dhe OJQ-të identifikuan më shumë fëmijë viktima sesa në 2017. Kjo është një hallkë. Njësitë e lëvizshme të viktimave identifikuan pothuajse dy herë më shumë viktima të mundshme në vitin 2018 sesa në vitin 2017. Kjo është një hallkë tjetër. I bëj thirrje qeverisë shqiptare ta shfrytëzojë këtë vrull duke siguruar pjesëmarrjen e vazhdueshme të ligjzbatuesve në këto njësi të efektshme.

Fonderia në të cilën farkëtojmë hallkat e zinxhirit është reforma në drejtësi e Shqipërisë. Edhe pse veting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve qëndron në zemër të saj, reforma në drejtësi është më shumë se kaq. Ajo parashikon një shoqëri që mbron anëtarët e saj më të cënueshëm dhe ndëshkon ata që i viktimizojnë. Shfrytëzojeni vrullin e reformës në drejtësi, për të nxitur dhe frymëzuar veprimet tuaja për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Kjo është një forcë e pandalshme. Përdoreni energjinë e saj.

Drejtuesit në nivelet më të larta të qeverisë së Shteteve të Bashkuara kanë treguar një angazhim për reformën në drejtësi dhe për të luftuar trafikimin, duke marrë forcë nga tradita amerikane e çlirimit të njerëzimit, e njëjta traditë e nderuar nga Frederick Douglass. Siç ka thënë kohët e fundit Sekretari i Shtetit Pompeo, “trafikantët duhet ta dinë që ne nuk do të tolerojmë veprimet e tyre të neveritshme dhe kriminale”. Së bashku, ne duhet të jemi të vendosur. Dhe së bashku duhet të vazhdojmë të ndërtojmë zinxhirin që lidh trafikantët me ndjekjet penale dhe dënimet, që mbështet viktimat me strehëza dhe përkrahje dhe ngre lart të gjithë Shqipërinë me premtimin e të nesërmeve më të ndritshme.

Ju përgëzoj të gjithëve për përpjekjet tuaja të shkëlqyera dhe shpreh zotimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për qëllimet tona të përbashkëta.

Faleminderit!

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dan koski konferenca rajonale kundër trafikimit të qenieve njerëzore shba dan koski konferenca rajonale kundër trafikimit të qenieve njerëzore shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet