LIVE UPDATES
Bota

Zyrtari kryesor zgjedhor i Xhorxhias: Presidenti Trump e ka gabim

5 Janar 2021, 06:33 Nga DOSJA
Zyrtari kryesor zgjedhor i Xhorxhias: Presidenti Trump e ka gabim

Presidenti amerikan Donald Trump “thjesht e ka gabim” kur flet për parregullsitë zgjedhore në Xhorxhia, tha të hënën zyrtari më i lartë zgjedhor i këtij shteti, i cili të shtunën refuzoi kërkesën e zotit Trump që ai t’i gjente vota të mjaftueshme për ta kthyer në fitore humbjen prej 11,000 votash në Xhorxhia ndaj Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Sekretari i Shtetit i Xhorxhias Brad Raffensperger, që është zyrtari i zgjedhjeve në këtë shtet, tha për programin “Good Morning America” në kanalin ABC News se gjatë telefonatës prej një ore që ai dhe zoti Trump patën të shtunën, u bë e qartë se Presidenti vazhdon të besojë në teoritë e pabaza për mashtrim në zgjedhje dhe që, sipas tij, bënë që të 16 votat elektorale të Xhorxhias t’i kalonin rivalit Biden.

“Ai foli shumicën e kohës. Ne dëgjuam shumicën e kohës,” tha zoti Raffensperger. “Të dhënat që ka ai janë thjesht gabim. Ai ka të dhëna të gabuara.”

“Gjatë dy muajve të fundit, ne vazhdojmë të bëjmë luftë me thashethemet”, tha zoti Raffensperger. “Kjo ishte mjaft e qartë shumë herët, kur ne hodhëm poshtë si të pavërtetë secilën prej atyre teorive që kanë qarkulluar. Por Presidenti Trump vazhdon t’i besojë atyre. Ne mendojmë se e vërteta ka rëndësi.”

Më vonë të hënën, një nga ndihmësit e zotit Raffensperger, Gabriel Sterling, u tha gazetarëve se “nuk ka asnjë fije” të vërtete lidhur me pretendimet e zotit Trump se ishte ndërhyrë në aparatet e votimit në Xhorxhia. Ai tha se kishte “zero prova” për pretendimet e presidentit për mashtrim.

Sterling tha se nuk kishte se çfarë votash të gjendeshin në atë shtet sepse të gjitha votat ishin numëruar. Të hënën, zoti Trump, i cili ka refuzuar të pranojë humbjen ndaj Presidentit të zgjedhur Biden, e vazhdoi në Twitter sulmin e tij për rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se në mbrëmje, ai do të zbulonte “numrat e vërtetë”, kur të shkonte në Xhorxhia për të bërë fushatë për dy senatorë republikanë që përballen të martën në balotazh me dy sfidues demokratë.

“Si mund të çertifikosh zgjedhjet, kur numrat që çertifikohen janë të GABUAR dhe kjo mund të verifikohet”, tha Trump në një koment që Twitter-i e etiketoi si “të debatueshëm”.

Në telefonatën me sekretarin e shtetit të Xhorxhias, Presidenti Donald Trump paraqiti një sërë kalkulimesh të paqarta dhe pretendimesh të rreme, duke kërkuar përmbysjen e humbjes së tij në zgjedhje.

Lutja e tij drejtuar zotit Raffensperger për të “gjetur” vota shtesë për të është dënuar nga një numër personalitetesh politike, kur regjistrimi i plotë i bisedës u publikua të dielën pasdite nga gazeta Washington Post.

Zëvendës Guvernatori i Xhorxhias, Geoff Duncan, i tha televizionit CNN: “Mund t’ju them me 100 për qind siguri se (biseda) ishte e papërshtatshme dhe sigurisht që nuk e ndihmoi situatën. Ajo ishte e bazuar në keqinformime. Ishte e bazuar në të gjitha llojet e teorive që janë hedhur poshtë dhe përgënjeshtruar gjatë 10 javëve të fundit.”

Senatorja republikane Marsha Blackburn e shtetit Tenesi, një mbështetëse e vendosur e zotit Trump, tha në programin “Fox & Friends” të televizionit Fox News se lutja e Presidentit Trump për më shumë vota për të përmbysur rezultatin në Xhorxhia nuk ishte “e dobishme”.

Senatori Demokrat Dick Durbin i shtetit Ilinoi, kritik i zotit Trump, tha në një deklaratë se “përpjekja e turpshme e presidentit për t’i bërë presion një zyrtari të zgjedhur që ai të ndryshojë dhe keqinterpretojë qëllimisht totalin e votave të konfirmuara ligjërisht në shtetin e tij, godet në zemër të demokracisë sonë dhe nuk meriton asgjë më pak sesa një hetim penal”.

Michael Bromwich, ish-inspektor i përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë, tha në Twitter: “Nëse nuk ka ndonjë pjesë të regjistrimit audio ku të mohohet disi qëllimi kriminal”, kur i kërkohet zotit Raffensperger që t’i gjejë më shumë vota, atëherë “mbrojtja e tij më e mirë do të ishte të deklarohet se ishte i çmendur”.

Kërkesa e Presidentit Trump për zotin Raffensperger vjen në prag të votimit të planifikuar të mërkurën në Kongres për të konfirmuar fitoren e zotit Biden 306 me 232 në Kolegjin Zgjedhor, që e bën atë presidentin e 46-të të vendit, kur ai dhe Zëvendës Presidentja e zgjedhur Kamala Harris të inaugurohen më 20 janar.

Në prag të çertifikimit nga Kongresi të rezultatit të zgjedhjeve, më shumë se 100 ligjvënës republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 12 senatorë thanë se po planifikojnë të kontestojnë fitoret me rezultat të ngushtë të zotit Biden në shtetet fushë-betejë.

Por demokratët, të cilët kontrollojnë Dhomën, janë të sigurt se do ta çerfifikojnë fitoren e Presidentit të zgjedhur Biden, ndërsa pakica demokrate në Senat, së bashku me udhëheqësit kryesorë republikanë të Senatit, të cilët e kanë pranuar fitoren e zotit Biden dhe kundërshtojnë sfidën e kolegëve të tyre republikanë, gjithashtu pritet ta çertifikojnë rezultatin e zgjedhjeve në favor të zotit Biden.

Edhe nëse Presidenti Trump do ta përmbyste rezultatin në Xhorxhia, zoti Biden përsëri do të kishte më shumë vota elektorale se sa pragu prej 270, i nevojshëm për të fituar presidencën. vojshëm për të fituar presidencën.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brad raffensperger shba xhorxhia brad raffensperger shba xhorxhia

Sondazh

Poll
Bota 4 Janar 2021, 21:41

Arabia Saudite do rihap kufijtë me Katarin

ARABIA SAUDITE– Do të rihapen kufijtë tokësorë dhe detarë midis Arabisë Saudite me Katarin, në hapat e parë drejt përfundimit të një krize diplomatike që ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen