All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

1 vit pas tërmetit tragjik/ VOA: Qeveria në fokus rindërtimin, opozita flet për proces abuziv…

26 Nëntor 2020, 18:25 Nga DOSJA
1 vit pas tërmetit tragjik/ VOA: Qeveria në fokus rindërtimin,
All - Paragraf - 1

SHQIPËRI- Shqipëria kujtoi sot një vjetorin e tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur, ndërsa la pas mijëra godina, pallate dhe banesa private banimi, të dëmtuara. Ndërsa qeveria shprehet e entuziaste me ecurinë e rindërtimit, opozita flet për një proces abuziv dhe më tepër propagandistik sipas saj

Tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar ishte nga ato ngjarje që tronditën thellë vendin, jo vetëm për numrin e lartë të viktimave dhe të të plagosurve, por dhe pasojat e rënda që la, me mijëra njerëz të mbetur pa një strehë, dhe shenjat e rrënimit në disa qytete të vendit.

Sot parlamenti mbajti një minutë heshtje në nder të viktimave. Kryetari Gramoz Ruci, tha se inkurajon qeverinë “për realizimin e objektivave të rindërtimit edhe në kushtet e kostove që imponoi pandemia. Fuqia, shpresa dhe besimi janë më të mëdha se goditja e tërmetit e ankthi prej pandemisë. Solidariteti e dashuria njerëzore prodhojnë rezultate më të mira se ndarja e konfliktet”.

Kryeministri Edi Rama ndodhej sot në Emiratet e Bashkuara ku u firmos marrëveshja me Fondin Abhu Dabit me një vlerë prej 75 milion dollarë për ndërtimin e 2 mijë apartamenteve të reja.

Rindërtimi ishte ndër të tjera pjesë edhe e një videomesazhi që Kryeministri shpërndau në mengjes përmes rrjeteve sociale. “Njerëzit kanë filluar të kthehen në shtëpi. Gjithnjë e më shumë hyjnë në shtëpitë e tyre të reja, javë pas jave e muaj pas muaji. Fëmijët dhe mësuesit sapo kanë nisur të kthehen në shkolla fantastike që as nuk krahasohen me ato që humbën atë natë. Sapo kanë nisur dhe pallatet e para, lagje të reja që do të jenë po aq fantastike sa dhe shkollat e reja“, u shpreh zoti Rama.

Por pikërisht për rindërtimin, mbi qeverinë bien dhe akuzat kryesore të opozitës, e cila në mënyrë të përsëritur, por dhe sot, flet për një proces abuziv dhe korruptiv. Pas vizitës në një nga familjet e viktimave të tërmetit në Thumanë, kryetari demokrat Lulzim Basha tha se “një vit më pas kemi shumë fjalë dhe pak punë, kemi premtime të pambajtura dhe kemi mijëra familje që gjenden në një situatë shumë të vështirë pas tërmetit, pa banesa të sigurta, me një gjendje ekonomike të rrënuar”.

Kritik ndaj qeverisë u shfaq dhe presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij ndërsa kujtoi se ka ende shumë banorë që jetojnë në kushte të vështira” Është e rëndësishme që të shtojmë të gjithë përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, sa më pak propagandë, sa më shumë punë, sa më shumë transparencë dhe njëkohësisht ndëshkim për të gjithë ata që mbajnë përgjegjësinë për cilësinë e dobët të pronave dhe banesave që u shkatëruan një vit më parë”

Procesi i rindërtimit ka nisur me fondet e qeverise, nderkohë që pjesë pjesë edhe donatorët, të cilët ofruan afro 1 miliard euro mbështetje në konferencën e muajit shkurt, kanë nisur të lëvrojnë fondet e premtuara.

Marrë nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet termeti i 26 nentori termeti i 26 nentori

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Nëntor 2020, 18:01

GREQI– Një 30-vjeçar shqiptar i dënuar për tentativë vrasjeje ka mbetur i plagosur rëndë dhe me fraktura në pjesën e fytyrës. Ngjarja ka ndodhur në...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet