LIVE UPDATES
Bota

10 ditë LUFTË! Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës shënon 227 viktima, në pak minuta hidhen 122 bomba në Gaza. Netanyahu

19 Maj 2021, 05:52 Nga DOSJA
10 ditë LUFTË! Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës shënon

GAZA– 227 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit (grupit që lufton për lirinë e Palestinës), në rripin e Gazës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në Gaza janë mbi 227 të vrarë, mes tyre 64 fëmijë dhe 38 gra. Izraeli raporton për 12 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Mbi 1,500 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.

Ushtria izraelite vazhdon me bombardimet, duke hedhur 122 bomba në Gaza gjatë një periudhe 25 minutëshe mbrëmjen e djeshme. Mediat bëjnë të ditur se një palestinez u vra në sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës. Yusef Abu Hussein ishte një gazetar në stacionin radio, al-Aqsa Voice.

Save the Children paralajmëron për një krizë të trefishtë për fëmijët në Gaza. Vetë bombat, sistemi energjetik dhe infrastruktura që po shkatërrohen, dhe fëmijët e plagosur dhe të sëmurë nuk lejohen të largohen nga Gaza për mjekim. Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se ata po bëjnë një plan gati për rindërtimin e shkollave pas vendosjes së armëpushimit.

Prapa skenave, udhëheqësit botërorë dhe organizatat e tjera ndërkombëtare po punojnë për të provuar dhe ndërmjetësuar një armëpushim. Ndërsa luftimet vazhdojnë, dhe Izraeli dhe Hamasi vazhdojnë të bëjnë goditje. Kishte raporte dje se një armëpushim shpejt mund të hynte në fuqi, një ditë pasi SHBA-ja shprehu mbështetjen për një për herë të parë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe mbreti i Jordanisë, Abdullah II ranë dakord në një telefonatë për të mbështetur iniciativat për “një armëpushim të shpejtë” midis Izraelit dhe Palestinës, tha të martën një zëdhënës i qeverisë.

Le Maire, Ministri francez i Financave bëri një reagim ditën e sotme ku tha se ka nevojë për armëpushim dhe se diplomacia nuk mund të bllokohet në këtë konflikt të gjatë.

Presidenti Joe Biden në një telefonatë ditën e sotme me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai priste një de-përshkallëzim të rëndësishëm sot në rrugën e një armëpushimi. Kjo është biseda e tyre e katërt që në fillim të luftës gjatë së clilës Biden diskutoi konfliktin e vazhdueshëm në Gaza dhe ambicien e Izraelit për të degraduar Hamasin. Ndërkohë që Netanyahu e ka injoruar thirrjen e Biden për armëpushim duke deklaruar se do të vazhdojnë para me misionin e tyre.

Një grup i vogël njerëzish në SH.B.A. të udhëhequr nga përfaqësuesja Alexandria Ocasio-Cortez e cila është poitikane dhe aktiviste e SHBA po kundërshtojnë një shitje municionesh 735 milion dollarë amerikanë në Izrael të miratuar nga administrata e Biden.

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassam, i ka dhënë një përgjigje thirrjes së de-përshkallëzimit të Biden. Ai tha se ata që kërkuan të rivendosnin qetësinë duhet të detyrojnë Izraelin t’i japë fund agresionit të tij në Jeruzalem dhe bombardimeve të tij në Gaza.

Si nisi lufta? Përplasjet që po mbajnë botën pezull që prej të hënës…

1.Tri raketa u hodhën nga Libani drejt Izraelit Verior dhe sipas IDF, (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit), asnjë grup nuk mori përgjegjësinë.

2. Ushtria izraelite goditi në Gaza disa ndërtesa që sipas qeverisë përdoreshin nga militantët dhe inteligjenca.

3.Kundërpërgjigjia erdhi nga Hamas, që qëlloi me raketa Izraelin nga rripi i Gazës. Pas këtij momenti dhuna shpërtheu mes grupeve palestineze dhe izraelite brenda Izraelit.

4.Udhëtimet ndërkombëtare janë mbyllur, përfshirë edhe aeroportin kryesor atë në Tel-Aviv.

5.Janë 227 të vrarë në Gaza që sipas Izraelit ishin militantë.

Por si e sheh bota këtë përplasje?

Aleati kryesor i Izraelit, SHBA gjithashtu ka kërkuar armëpushim edhe pse ka njohur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Psaki tha se këshilltari i sigurisë kombëtare ka biseduar me homologun e tij në Izrael disa herë gjatë orëve të fundit. Ajo gjithashtu u shpreh se SHBA ka patur dialog të rregullt shumë herë në ditë me zyrtarë nga Egjipti dhe Katari, duke qenë tepër të angazhuar. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se ajo është “shumë e shqetësuar” për përshkallëzimin e dhunës në Izrael dhe Gaza.

Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar armëpushim. Gjithashtu në Izrael ka shkuar një delegacion nga Egjipti për të kërkuar armëpushimm, gjë që u refuzua menjëherë. Nga ana tjetër, Hamas ka kërkuar një armëpushim reciprok në këmbim të pushimit të sulmeve nga ana e Izraelit në xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem. Por Izraeli nuk tërhiqet. Qeveria deklaron se Izraeli nuk po kërkon një armëpushim dhe as ka interes për një gjë të tillë. Po ashtu, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje të ndalohen sulmet me çdo kusht ndaj mediave dhe ndaj civilëve. Italia, Egjipti, Franca dhe Pakistani kanë kërkuar që të ndalen luftimet dhe çështja të zgjidhet nëpërmjet dialogut.

Por cila ishte shkëndija e parë e luftës?

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste. Konflikti mes dy vendeve është i vjetër dhe daton për më shumë se 7 dekada. Izraeli ka aneksuar Jeruzalemin Lindor në 1980 dhe e quan kryeqytetin e tij, por shumica e botës nuk e ka pranuar,ndërsa Palestinezët kërkojnë pronat e tyre në më shumë se gjysmën e Jeruzalemit lindor.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta