All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

19 Shtator 2021, 14:00 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

TIRANË– Shtatori pritej të kishte arrestime nga organet e reja të drejtësisë, por kur kanë kaluar më shumë se 20 ditë, ende nuk ka asnjë “shkëndijë”. Megjithatë duket se diçka po “zien”… Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim prej disa ditës ka vizituar krerët, prokurorët e gjyqtarët e organeve të reja duke përcjellë mesazhe të forta për goditjen e korrupsionit pa “mburojë”. E gjitha nisi ditën kur Kim takoi kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja. Detajet për takimet i ka ndarë vetë ambasadorja Kim, e cila i kërkoi Krajës që SPAK të hetojë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar pavarësisht sa i pasur, i fuqishëm apo cilës parti mund të jetë një individ.

Takova sot shefin e SPAK për të nënvizuar edhe një herë pritshmërinë që SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pavarësisht sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të BKH, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë. Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata krim). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e € 70+ milion që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi”, shkruan Kim.

Nuk kaloi shumë kohë, vetëm 5 ditë dhe ambasadorja shkoi sërish në godinën “Poli i Drejtësisë”, kësaj herë për të takuar shefen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajna, por për takimin me këtë të fundit nuk dha asnjë detaj lidhur me çfarë kishin diskutuar. Por nuk mbaroi këtu! Pasi u takua me krerët e institucioneve, ambasadorja Kim zhvilloi një takim edhe me 15 prokurorët e SPAK, duke mos e kursyer as këtu një “këshillë” për të luftuar korrupsionin. Ambasadorja amerikane u ka bërë thirrje prokurorëve që të hetojnë të gjithë ‘ata përgjegjës që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit’.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua me 15 prokurorët e SPAK për t’iu shprehur vlerësimin për punën e palodhur në ekip dhe ndjekjet penale të shumta të suksesshme. Është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet atyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Klasa e BKH me 28 hetues të përkushtuar dhe të trajnuar mirë do të sigurojë ndërtimin e çështjeve të forta nga SPAK. Së bashku, ata do u japin përparësi dhe fokus çështjeve më të rëndësishme dhe do modelojnë pavarësi dhe përgjegjshmëri. Së bashku, ata do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”, tha Ambasada.

Me të mbaruar me organet hetuese, Kim nisi “turin” me gjyqtarët duke zbarkuar në zyrat e Gjykatës Kushtetuese, e cila ndodhet para vendimeve të rëndësishme në javët që do të vijnë. Njëra është për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe tjetra për kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Por vetëm disa ditë para se të jepet vendimi, Kim u shkoi në zyrë duke theksuar se Gjykata duhet të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi në përputhje me betimin e tyre në detyrë.

“Teksa Gjykata Kushtetuese kthehet në seancë, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Kritike për Kushtetuesen që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse kështu që Gjykata Kushtetuese do të ketë anëtarësim të plotë,”-bëri me dije ambasadorja Kim nga takimi.

Por për të dhënë vendime të drejta duhet që të gjithë ata që marrin vendime të jenë të “filtruar” në të gjitha hallkat, ndaj Kim nuk “përtoi” të shihte nga afër edhe ambientet e punës së gjyqtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Gjatë takimit me komisionerët e KPK-së, Kim tha se Vettingu me integritet e pavarësi, është themeli i reformës në drejtësi, teksa shton se kush thelbësor për futjen e vendit në BE është pikërisht një drejtësi profesionale. Ndërsa me gjyqtarët e KPA-së, ajo u shpreh se ata kanë përgjegjësinë më të vështirë, dhënien e gjykimit përfundimtar dhe se pavarësisht presionit kanë vazhduar me zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi.

Por në të gjitha takimet që ambasadorja ka bërë brenda 10 ditëshit të fundit, një mesazh përsëritet kudo: Askush nuk është mbi ligjin! Në çdo takim që zhvillon pas dyerve të mbyllura duket se Yuri Kim kërkon hetim, prangosje, ndëshkim, drejtësi. Megjithatë ende nuk po duket asnjë rezultat. Kush do të jenë “peshqit e mëdhenj” që do të hetohen? Për kë “bien këmbanat”? Shtatori po ikën, por ende nuk ka asnjë shenjë ‘jete’ nga drejtësia e re. Për kë do të jetë radha vallë, “kokat” e botës së errët të krimit, apo ndonjë personazh të politikës?

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike drejtesia shqiptare spak takimet e yuri kim yuri kim drejtesia shqiptare spak takimet e yuri kim yuri kim

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 18 Shtator 2021, 12:50

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë dhe një herë vendimet e qeverisë së re. Ai thotë se fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid deri në m...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet