Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
DIBËR– 108 vjetori i krijimit të policisë së shtetit është kremtuar ditën e sotme në qytetin e Dibrës nga oficerët e policisë.
Një numër i kufizuar efektivësh, ndodhur dhe në kushtet e pandemisë morën pjesë në një ceremoni të zhvilluar pranë ambjenteve të këtij komisariati.
Prefekti i Qarkut z. Nexhbedin Shehu, përshëndeti dhe uroi punonjësit e policisë në këtë përvjetor, si dhe në fjalën e tij u shpreh se“Lufta ndaj kriminalitetit, sigurimi i qetësisë publike, puna kundër kultivimit të bimëve narkotike, dhe në përgjithësi kontrolli i territorit, , kanë qenë sfidat e viteve të fundit të Policisë së Shtetit, dhe veçanërisht në qarkun tonë, kjo e suksesshme falë punës tuaj me përkushtim dhe sakrifica”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit me 13 Janar 2021, kremton 108 vjetorin e krijimit të saj!
Në kuadër të kësaj dite të shënuar për Policinë e Shtetit Shqiptar, në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër duke zbatuar masat anticovid, me një numër të kufizuar punonjësish, u zhvillua ceremonia për ngritjen e Flamurit Kombëtar, u mbajt fjala përshëndetëse nga Drejtori Vendor i Policisë dhe Prefekti i Qarkut. Prefekti i Qarkut z. Nexhbedin Shehu, përshëndeti dhe uroi punonjësit e policisë në këtë përvjetor, si dhe në fjalën e tij u shpreh se“Lufta ndaj kriminalitetit, sigurimi i qetësisë publike, puna kundër kultivimit të bimëve narkotike, dhe në përgjithësi kontrolli i territorit, , kanë qenë sfidat e viteve të fundit të Policisë së Shtetit, dhe veçanërisht në qarkun tonë, kjo e suksesshme falë punës tuaj me përkushtim dhe sakrifica”. Më poshtë fjala përshëndetëse e Drejtorit Vendor të Policisë Kryekomisar Artur Selimaj: I nderuar Prefekt i Qarkut, të nderuar kolegëJemi mbledhur sot në këtë ceremoni , pasi për ne punonjësit e policisë 13 janari është një ditë e shënuar feste , por njëherësh është një datë historike dhe eveniment i rëndësishëm për Policinë dhe Shtetin Shqiptar.
Policia shqiptare ka përshkruar një rrugë të gjatë, duke u përballur me sfida të mëdha, transformime rrënjësore si në aspektin strukturor e organizativ, ashtu dhe në atë legjislativ e konceptual, për të ardhur në ditët e sotme, si një strukturë e rëndësishme e shtetit, që aplikon filozofinë bashkëkohore të Policimit në Komunitet.108 vjetori i krijimit të saj, e gjen Policinë e Shtetit me një sërë arritjesh në drejtim të realizimit të detyrave institucionale, rritjes së besimit të publikut karshi saj, koordinimit dhe bashkëpunimit më të mirë me institucionet e tjera ligjzbatuese, organizim efikas dhe fleksibël, me një personel me integritet dhe të aftë për të kryer detyrat, me arritje e progres mbresëlënës në luftën kundër krimit, si dhe me një perspektivë të qartë për të ardhmen për të siguruar rend dhe qetësi për komunitetin.Pavarësisht kohës apo dimensioneve sociale, detyra dhe thelbi i saj mbetet i njëjtë ne jemi pararojë e mbrojtjes së ligjit. Është pikërisht ligji kryefjala e betimit të secilit prej nesh. Shkelësit e ligjit që nga vjedhësit, vrasësit, grupet kriminale, trafikantët etj, kanë qenë të shumtë përgjatë këtyre viteve dhe paralelisht edhe puna për evidentimin dhe kapjen e tyre ka qenë intensive.
Përkushtimi, vetëmohimi, pasioni dhe dëshira e punonjësve të policisë në breza, për këtë profesion sa të bukur aq edhe të vështirë, ka qenë dhe mbetet aseti ynë më i vyer, vlera jonë më e madhe. Dhe sot është një nga ato ditë të veçanta ku ne i vlerësojmë dhe i promovojmë këto kontribute, këtë përkushtim dhe pasion të veteranëve të policisë.
Gjatë rrugëtimit 108-vjeçar të Policisë Shqiptare, kemi obligimin moral e shpirtëror të përulemi në shenjë nderimi e respekti para varreve, lapidarëve apo memorialëve të punonjësve të Policisë të rënë në detyrë në emër të sakrificës sublime në përmbushje të misionit ligjor për të garantuar rendin e qetësinë publike në vend.Gjatë vitit që lamë pas, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, u angazhuan maksimalisht duke përmbushur me sukses detyrat në luftën anatikanabis, në parandalimin dhe uljen e numrit të vrasjeve, e numrit të aksidenteve rrugore, si dhe përballimin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.Një tjetër sfidë që punonjësit e Policisë po ia dalin me sukses është angazhimi dhe sakrifica që po bëjnë për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, duke përballuar mbingarkesën në punë, por mbi të gjitha stresin nga infektimi me covid i tyre dhe i familjarëve të tyre.Puna e policisë do të vazhdojë të jetë e pranishme dhe fisnike në komunitet, në luftë pa kompromis me shkelësit e ligjit dhe në krahun tjetër me një shërbim sa më cilësor për komunitetin.Humanizmi, drejtësia dhe solidariteti le të jenë binarët mbi të cilët do të mbështetet vazhdimësia e bashkëpunimit tonë me komunitetin.
Të nderuar kolegë, të pranishëm në këtë ceremoni festive , por edhe ata kolegë që janë në detyrë,të nderuar familjarë të dëshmorëve të Policisë, të nderuar veteranë të Policisë , më lejoni që në emër edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, t’ju uroj të gjithëve Gëzuar Festën, mbarësi në familjetet tuaja, dhe sa më shumë suksese për këtë vit që sapo kemi çelur.Më pas Drejtor Selimaj , në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka dorëzuar një certifikatë për vlerësime të dalluara në punë, për Shefin e Seksionit për Krimet ndaj Personit dhe Pasurisë Komisar Algent Shytia.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MILOT– Personi që u plagps me armë zjarri në Milot është identifikuar si Y.Ibrahimi. Mësohet se Ibrahimi ka marrë një plumb në këmbë.Ai është dërguar në s...
MILOT– Ylli Ibrahimi, 45 vjeç ka rënë pre e një atentati mesditën e sotme në qendër të qytetit të Milotit. Ai u plagos dhe ndodhet në spitalin e Traumës....
ELBASAN- 2 persona janë arrestuar në Elbasan për shkak të shpërndarjes së lëndëve narktike. Policia shkuan se personat me iniciale E.K 38 vjeç dhe F.K 30...
KURBIN– Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.Mësohet se dy të rinjtë, me inicialet A.F. 36 vjeç dhe F.M., 3...
TIRANË-Pas shirave na pret acari! Mbrëmjen e datës 13 janarit do të nisin reshjet e dëborës në vend. Kjo dukuri do të zgjasë për tre ditë dhe pritet që të ...
TIRANË– Tashmë që në shumicën e vendeve të botës ka nisur vaksinimi, pyetja që shtrohet është se kur do të mund të realizohet për të gjithë popullsin...
TIRANË– Mjekët, infermierët dhe epidemiologët do të marrin 78 dozat e para të vaksinës ‘Pfizer’ ditën e sotme. Vaksinimi i cili ka nisur prej tre ditësh në...
SHKODËR– Banorët e fshatrave Bardhaj dhe Bleran, të njësisë administrative të Bashkisë Shkodër, kanë dalë ditën e sotme në protestë për rrugën që po bëhet ...
TIRANË– Eksperti Arban Domi mendon ndryshe nga Silva Bino, kur vjen puna tek pyetja nëse dikush që e ka kaluar Covid duhet ta bëjë ose jo vaksinën.Në...
TIRANË– Policia e Tiranës ka nxjerrë njoftimin zyrtar për plagosjen e biznesmenit Sino Llanaj, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm. Sipas njoftimit m...