LIVE UPDATES
Bota

1700 vjet jetë hebreje në Gjermani

6 Janar 2021, 10:05 Nga DOSJA
1700 vjet jetë hebreje në Gjermani

Dorëzimi i një dekreti perandorak nuk ishte gjë e lehtë në shekullin IV. Një video në faqen e internetit të shoqatës 321-2021: 1700 vjet jetë hebreje në Gjermani – tregon se si bëhej dërgimi i dekreteve në Perandorinë Romake të asaj kohe.

Asokohe nga Këlni, që mbante emrin Colonia Claudia Ara Agrippinensium dhe ishte kryeqyteti i provincës së Gjermanisë së Ulët, Perandori Konstandin mori një kërkesë nga këshilli i qytetit , i cili donte të riparonte një urë të rrënuar. Këlnit i mungonin paratë dhe një hebre me emrin Isaac donte të ndihmonte, por për këtë ai duhej të bëhej anëtar në këshillin e qytetit, dhe prandaj banorët e Këlnit i shkruan Perandorit Konstandin.

Perandori nuk e dinte atë moment ndoshta, se çfarë dokumenti të vlefshëm historik krijoi me këtë dekret. Sepse ai është burimi më i hershëm i jetës hebreje në Europë në veri të Alpeve. Aty mund të lexohet: “Përmes ligjit të vlefshëm në të gjithë perandorinë u lejojmë të gjithë këshillave të qytetit, që hebrenjtë të pranohen në këshill.” Ky dekret, që iu kthye Këlnit, provon kështu qartë që hebrenjtë jetonin atë kohë në Këln.

Dëshmia e parë e jetës hebreje në veri të Alpeve

Qysh në vitet 1950, arkeologët zbuluan thesaret e para të komunitetit hebre nën sheshin e bashkisë së Këlnit. Në atë kohë ata hasën në mbetjet e një sinagoge nga shekulli i 11-të dhe të një mikvahuni, banjoje për ritualet e grave. Por kur sheshi i bashkisë u shndërrua në parking gjatë rindërtimit të Këlnit të shkatërruar pas luftës, gjetjet u zhdukën përsëri nën tokë për dekada.

Vetëm në vitin 2007 arkeologët nisën përsëri gërmimet. Dhe bënë një zbulim shekullor: lagjen mesjetare hebraike të Këlnit. Po nëse disa nga rrugicat, muret, bodrumet dhe shkallët ekzistonin që në vitin 321 ende nuk dihet.

Deri në vitin 2024 në vendin e gërmimeve arkeologjike do të ndërtohet një muze. Po ashtu Këlni ka bërë kërkesë për t’u përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Por gjetje të jetës hebreje nga fillimi i Mesjetës janë zbuluar edhe në qytete të tjera. Në Augsburg, arkeologët hasën në një llambë vaji të shekujve 4. 5., mbi të është stamposur një menora, një shandan hebre. Hebrenj kishte edhe në Trier, siç dëshmohet nga një dekret i Perandorit Valentinian I (364-375), i cili ndalonte strehimin e ushtarëve në sinagoga.

Vit aksioni kundër racizmit dhe antisemitizmit

Viti 2021, 1700-vjetori i dekretit të Perandorit Konstandin, është shpallur vit aksioni për bashkëjetesën e feve. Dekreti i Konstandinit i vitit 321 është burimi më i vjetër dhe për këtë arsye një provë e rëndësishme se ekzistonte “një bashkëjetesë e feve të ndryshme”, thotë Andrei Kovacs, drejtori menaxhues i shoqatës “321-2021: 1700 vjet jetë hebreje në Gjermani” dhe bashkëorganizator i vitit përkujtimor.

Gjatë këtij viti do të organizohen ekspozita, takime, festivale këngësh e vallesh e plot aktivitete të tjera.

Përndjekja dhe diskriminimi i hebrejve do të jenë po ashtu pjesë e aktiviteteve, sidoqoftë, në vitin e përvjetorit, fokusi do të përqendrohet tek e bukura dhe bashkëjetesa e feve.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjeramni gjeramni

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët