LIVE UPDATES
Aktualitet

Dy vjet nga 24 Marsi i Europa Nostra-s

24 Mars 2022, 13:20 Nga DOSJA
Dy vjet nga 24 Marsi i Europa Nostra-s

TIRANË– Sot bëhen dy vite nga raporti i Europa Nostras për shembjen e Teatrit Kombëtar. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kujtuar ngjarjen, të cilën e quajnë krim. Raporti i Europa Nostrës e renditi Teatrin të parin ndër 7 vendet e Trashëgimisë Kulturore Evropiane më të Rrezikuara për vitin 2020.

Ata thonë se krimi mbi Teatrin ende nuk është shpaguar, duke akuzuar qeverinë për shembjen. Ata pyesin se ku janë sot pseudoartistët, të ashtuquajturit aktorë të mëdhenj, që kauza e Teatrit u nxori bojën dhe tregoi se kush ishin ata në të vërtetë.

POSTIMI I ALEANCËS PËR MBROJTJEN E TEATRIT

Dy vjet nga 24 Marsi i Europa Nostra-s. Pak ditë më parë festuam modestisht, por me gëzim e nderim të veçantë, përvjetorët e 70 të lindjes së dy figurave shumë të spikatura të skenës dhe ekranit, e dy artistëve të mëdhenj shqiptarë: Mehdi Malka e Edmond Budina, në 20 e 21 mars. Nuk pati ndonjë ceremoni për asnjërin prej tyre nga instancat shtetërore, asnjë kujtesë nga ndonjë institucion apo shoqatë artistike, të cilat pothuajse të gjitha operojnë me fonde dhe lidhje të diktuara nga pushteti. Asnjë mirënjohje nga bashkëpunëtorët e dikurshëm, të cilët gojëkyçur ndaj çnderimit, që u bën pushteti përditë në punën e tyre, nuk gjejnë guximin t’i shohin drejt këta dy burra të shquar, ashtu siç po ndodh rëndom me artistët e tjerë, që vazhdojnë qëndresën për kauzën e rindërtimit të Teatrit aty dhe ashtu siç ishte. Ashtu si po ndodh edhe me të gjithë burrat e gratë qëndrestarë të fundit, të cilët çdo ditë tregojnë ndjeshmëri të lartë ndaj çdo lëvizjeje politiko – shoqërore kundër regjimit në fuqi, përmbysja e të cilit do t’i çelte udhën ringritjes së dy godinave të Teatrit Kombëtar. Si sot, dy vjet më parë, në sheshin e Teatrit, në mesin e terrorit të pandemisë, të cilin e bënte më të zi propaganda antihumane e pushtetit rilindas, shpallëm me gëzim të madh vendimin historik, që institucioni prestigjioz i kulturës evropiane Europa Nostra mori në lidhje me Teatrin Kombëtar të Shqipërisë. Europa Nostra e renditi të parin ndër 7 Vendet e Trashëgimisë Kulturore Evropiane më të Rrezikuara për vitin 2020. Godinat e Teatrit tonë të dashur e fituan këtë nder nga vlerat e rralla, që mbartnin në 80 vite histori: arkitektura futuriste, unike në ditët e sotme në Evropë; ngjarjet e mëdha politike, shoqërore e kulturore, që zunë vend brenda mureve të tyre; shfaqjet e veprave më në zë të dramaturgjisë botërore e asaj vendase; formimi dhe puna unikale e brezave të artistëve, që kanë ushqyer me art të vërtetë dhe ndikim të veçantë një popull të tërë për shumë dekada. Këtyre vlerave iu shtua vlera tjetër e paçmuar: qëndresa e artistëve dhe qytetarëve në mbrojtje të godinave, e pandodhur më parë gjatë 30 viteve histori post-moniste, impakti që pati në jetën e vendit në të gjitha dimensionet e sidomos për rolin e saj në demaskimin e fytyrës së vërtetë të qeverisë së Rilindjes. Renditja në listën e lartpërmendur do të thoshte, se organizata e merrte drejtpërdrejt nën mbrojtjen e saj Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, duke u angazhuar në lobim për të bërë të mundur ristrukturimin e dy ndërtesave, i cili do të ishte me kosto shumë herë më të vogël se shuma 46 milionë dollarë, e akorduar për teatrin e ri të propaganduar nga qeveria, para të zhvatura nga Buxheti i Shtetit 2022, që sot mund të hidheshin për t’u lehtësuar mundimet shqiptarëve të thjeshtë.

Por hienat rilindase dhe gjithë vasalët e tyre, të pajisur veç të tjerash me urrejtje të madhe ndaj vlerave të vërteta mbarëkombëtare dhe me pandjeshmëri të tejskajshme ndaj gjithçkaje që emeton kulturë, qytetërim dhe humanizëm, në mëngjesin e errët të 17 majit jo vetëm injoruan organizatën e njohur të kulturës evropiane, por dhunuan 9 nene të Kushtetutës së Shqipërisë me barbari, duke nisur shembjen e ndërtesave, ndërkohë që njerëzit ishin brenda. Krimi mbi Teatrin ende nuk është shpaguar, sepse paguhet e majmet SPAK-u, që kriminelëve të mos u hyjë gjëmb në këmbë. Ku janë sot pseudoartistët, të ashtuquajturit aktorë të mëdhenj, që kauza e Teatrit u nxori bojën e tregoi sa të shtirur e të zbërdhylët janë në shpirt e formim? Ku janë ata, që flasin aq bukur në skenë për ideale e vlera? Ku janë ata, që rezultuan një gënjeshtër e madhe dhe faktuan, ca me vrerin, që vollën kundër dy ndërtesave historike, ca me servilizmin, përuljen apo memecërinë ndaj pushtetit, se sa pak e meritojnë nderimin, që shqiptarët u kanë blatuar dekada me radhë? Ku janë ata, që nëpër rrjete sociale i bëjnë ‘like’ dhe i thurin elozhe veprimit të drejtoreshës së Teatrit Shtetëror të Moskës, e cila dha dorëheqjen, sepse nuk pranonte më të paguhej nga qeveria e saj, duke u shprehur: “Nuk mund të punosh për një vrasës dhe të paguhesh prej tij.” Pse nuk i kërkojnë llogari qeverisë, që e mbështetën sikur janë pa gjak? Pse nuk i thonë: “Ku e ke teatrin e ri, që na e mburre aq fort? I ke hequr Shqipërisë dhe artit kombëtar tri salla, që ishin në funksion të plotë, deri ditën që u shembën, se në i braktisën vasalët e tu, nuk i braktisën qëndrestarët, që vazhdonin jepnin shfaqje aty, me Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit.” Po Pehlivanit të Bashkisë, pse nuk shkojnë t’ia tundin dhëmbë e dhëmballë, t’i thonë: “Ku je ti, mor bukëshkalë, që do hapje gropën e teatrit të ri për punë ditësh?!” Por këtyre pseudoartistëve, që vazhdojnë marrin medaljet ‘Nderi i Kombit’, të cilave, kështu siç jepen, u ka rënë vlera fare dhe nder është t’i refuzosh, në të vërtetë nuk ua ndien fare për teatrin e vërtetë dhe kulturën, po fare-fare. Ata janë vetëm zanatçinj, që kërkojnë thjesht të mos humbasin komoditetet e jetës. Nuk kanë faj. Qeniet njerëzore janë të brishta. Që turpi i mbuloftë!

Të dashur miq. Ju drejtohemi juve, që na keni mbështetur dhe na mbështesni sipas mundësive tuaja. Janë mbushur 4 vite nga fillimi i betejës sonë. Ndërkohë të gjithë ndodhemi në kushte politike dhe shoqërore, të cilat kërkojnë zemra të forta dhe mendje të kthjellëta. Shqipëria sa vjen e bie më thellë në gropën e ndyrë, të hapur nga qeverisja grabitqare e Rilindjes. Kemi nevojë që të gjithë bashkë të bëjmë një barrikadë të fortë kundër këtij makthi. Ju bëjmë thirrje të mbajmë njëri-tjetrin. Le të na shërbejë e kaluara jonë e dhimbshme dhe e tashmja e vuajtur për reflektim dhe reagim mbarëqytetar. Të ndryshojmë gjendjen mjerane të vendit, të sjellim një ndryshim të madh politiko-shoqëror, duke ndryshuar së pari mendësinë tonë: duke arsyetuar dhe vepruar jo si të nënshtruar nga e keqja, por si fitimtarë. Ky ndryshim do të ishte një ndihmë shumë e madhe për fitoren e kauzës së Teatrit, e cila ka mbetur në dyert e SPAK-ut, që ka treguar, se nuk ka vullnet të veprojë. Por ne vazhdojmë të qëndrojmë, se jemi me të drejtën. E drejta, edhe pse po vonon shumë të shpallet nga abuzuesit, nuk po i lejon hienat ta hapin gropën në truallin e rrënojave të Teatrit. Nuk janë aq të fortë, sa ç’bërtasin çdo ditë se janë. Teatri do të ringrihet aty ku ishte dhe siç ishte! RROFTË TEATRI!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shembja e teatri kombetar shembja e teatrit shembja e teatri kombetar shembja e teatrit

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë