All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

20 vjet dhunë sistematike nga bashkëshorti, nëna e 3 fëmijëve rrëqeth me rrëfimin

4 Maj 2022, 19:38 Nga DOSJA
20 vjet dhunë sistematike nga bashkëshorti, nëna e 3
All - Paragraf - 1

Një grua nga jugu i vendit, por që kërkon të mbetet anonime denoncon dhunën barbare dhe sistematike të të shoqit ndaj saj. Ajo tregon se ka tre muaj që ka ardhur në Tiranë bashkë me tre fëmijët e saj për t’i shpëtuar agresionit.

Këtu ka gjetur punë dhe ka sistemuar fëmijët në shkollë. Tani ka një avokate shteti falas dhe ajo po merret me urdhrin e mbrojtjes dhe me divorcin. Zonja thotë se u drejtua në “Stop”, pasi ka nevojë për psikolog e ndihmë financiare.

Denoncuesja: Unë jam një zonjë nga jugu i Shqipërisë. Kam 20 vjet që më dhunon burri. Kam 3 fëmijë minorenë. Kam ecur gjithmonë me shpresën se gjërat do të ndryshojnë, do të kalojnë, por dhuna nuk është ndalur në asnjë moment.

Gazetarja: Kush është arsyeja e dhunës?

Denoncuesja: Fanatizmi, xhelozia, alkooli, të gjitha bashkë. Sipas tij, një femër nuk duhet të dalë nga shtëpia, nuk duhet ta shikojë diellin, tamam si në skllavëri. Një femër kur bëhet nënë e harron veten dhe mendon për fëmijët dhe një femër pa mbështetje e ka shumë të vështirë që ta përballojë jetën vetëm. Jam larguar disa herë dhe asnjëherë nuk kam gjetur zgjidhje sepse në radhë të parë nuk kam pasur besim tek vetja ime.

Denoncuesja: Erdhi në drekë. Si zakonisht shtrova drekën, filloi të kapej kot: Pse fëmijët nuk janë në gjumë?! Kur të vi unë i dua në gjumë! Këto do i bësh ashtu si dua unë! Gjëra të tilla. I thashë shtrihu se nuk je mirë sepse ishte i alkoolizuar. Më shtyu dhe më goditi me grushta, me shkelma. Më qëlloi 2 herë më grushta. Atëherë u trembën fëmijët, u ngritën nga gjumi dhe e lanë të qetësohej derisa ta zinte gjumi. Të nesërmen kam ikur nga shtëpia. Jeni ju të parët që ju kam telefonuar për ndihmë.

Gazetarja: E keni bërë më përpara këtë gjë?

Denoncuesja: E kam bërë 3-4 herë dhe më përpara.

Gazetarja: Ku keni qëndruar?

Denoncuesja: Kam qenë tek miqtë e mi, më kanë mbajtur disa ditë, më kanë çuar prapë. Gabimi ishte i imi prapë.

Gazetarja: Pse?

Denoncuesja: E kam dhe urdhrin e fundit të mbrojtjes për 1 vit dhe unë e shkela për 3-4 muaj. Është gabimi im që besoja. Kam nevojë për gjithçka, nga radhë të parë nga ana psikologjike, shpirtërore, pastaj të tjerat. Jam këtu me qira, kam larë qiranë vetëm për 1 muaj. Kam filluar një punë të thjeshtë…

Gazetarja: Sa fiton?

Denoncuesja: 300 mijë lekë të vjetra.

Gazetarja: Sa e ke qiranë?

Denoncuesja: 170. Pjesa tjetër që mbetet drita, ujë dhe bëje llogarinë vetë me 3 fëmijë. Çfarë të them?! Ti e di shumë mirë se jeta këtu është e vështirë. Unë kam kuptuar se zvarrë do të hiqem këtu dhe të pamundurën do ta bëj të mundur vetëm që kthim mbrapsht nuk ka!

Në 20 vjet e ka denoncuar 3 herë bashkëshortin dhe ka marrë urdhër mbrojtjeje, por e ka thyer vetë duke u kthyer në shtëpi. Por këtë herë nuk duroi më e bëri ca para nga kushërinjtë dhe u zhvendos në Tiranë.

Gazetarja: Prej 20 vitesh je dhunuar sistematikisht, ke bërë ndonjë denoncim në polici?

Denoncuesja: Po, kam bërë denoncim 3 herë në polici për 20 vite. Tani është vetëm fillimi, kam avokate.

Gazetarja: Kjo është avokate pa pagesë për rastet e veçanta siç është dhe rasti i një gruaje të dhunuar.

Denoncuesja: Po. Me avokaten po mundohem që të marr urdhrin e mbrojtjes sa më shpejt dhe divorcin të ma bëjë ajo sa më shpejt. E dua sepse duhet ta kisha bërë kohë më përpara. Nuk e bëra më para sepse nga njëra anë nuk kisha dhe kohë, doja të ikja sa më shpejt nga ai vend, të largohesha sa më shumë dhe sot më duket se ai më ndjek. E kam hije kudo sepse bëra denoncimin për ta futur në burg. Dua që emrin tim ta vë në vend dhe ta filloj jetën nga e para sikur kam rilindur dhe nuk iki më nga ky vend. Nuk kthehem më mbrapsht në asnjë vend. Dua të më ndihmojë kush ka mundësi, me çfarë të ketë.

Marrë nga Tv Klan

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne familje dhune ne familje

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Maj 2022, 19:26

Dy tërmete në Kukës, nuk raportohet për dëme

KUKËS- Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme në Kukës. Mësohet se epiqendra e tërmetit është në fshatin Xhuxhë dhe magnituda është 3.4 e shkallës Rihter.Nga ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet