Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Djali iu vetëvar në komisariat, babai: Policë qen, ma morën për një derë, do ta sjell thanë
4 Maj 2022, 18:39Nga DOSJA
KAVAJË– Babai i 31-vjeçarit Ilvi Meta që u vetëvra në Komisariatin e Policisë së Kavajës, Agim Meta hedh akuza të forta ndaj efektivëve që kanë shoqëruar të birin. Në një prononcim për Top-Channel, Meta shprehet se ia kanë akuzuar djalin për vjedhjen e një dere alumini. Ai tregon sa lajmin e hidhur e ka marrë vesh pasi ka shkuar në shtëpi dhe ka gjetur të shoqen e vajzën duke qarë.
“Polici qensh, polici qensh janë, e morën paradite bënë kontroll në shtëpi, edhe thanë do ta sjell, s’ka gjë s’ka gjë edhe ikën. E akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk e di, unë isha në një lokal duke pirë kafe me një shok, vetëm kur më thanë Agim ik tek shpia se ka ndodh diçka. Kur shkova në shtëpi gjeta gruan,vajzën duke qarë. Nuk më kanë thënë asgjë, qoftë policia, kryeministri Edi Rama që mos e bëfshin pikën e hajrit. Nuk e di s’më ka ardhur asnjë informacion,”- tha babai.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar ndaj raportit të Reporterëve Pa Kufij në lidhje me lirinë e medias në Shqipëri. Gjatë një ...
KOSOVË– Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar për herë të parë pas lajmeve se është vënë sërish në pranga. Në disa postime në Instagram, Morina ka publ...
TIRANË– Këngëtarja Fjolla Morina ka përfunduar sërish në polici. Ajo është arrestuar në rrugën “Ahmet Krasniqi”. Mediat e Kosovës shkruajnë se kanë k...
TIRANË- Dy efektivët që kanë humbur jetën në krye të detyrës janë zhvarrosur ditën e sotme nga varrezat e Tufinës për tu varrosur të ‘Dëshmorët e Kom...
TIRANË- Në shtratin e lumit Mat është gjetur një granatëhedhëse. Mësohet se granatëhedhësja është pikasur në afërsi të Klosit nga banorë të zonës. Pritet q...