LIVE UPDATES
Politike

29 vjetori i RD-së, Basha: Gazeta e parë që solli fjalën e lirë, sot është përballë një qeverie të dështuar

5 Janar 2020, 20:05 Nga DOSJA
29 vjetori i RD-së, Basha: Gazeta e parë që solli fjalën e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përkujtuar sot 29-vjetorin e themelimit të gazetaës “Rilindja Demokratike”. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Basha shkruan se “RD”-ja është gazeta e parë që i hpi rrugën fjalës së lirë. Ndërsa sot, sipas kryeopozitarit, fjala e lirë ndodhet përballë një qeverie të dështuar.

Më tej, Basha shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kontribuan në themelimin e kësaj gazete që erdhi pas 50 viteve diktature.

Me 5 janar 1991 doli numri i parë i gazetës Rilindja Demokratike, e para gazetë opozitare me diktaturën komuniste, pas afro 50 vitesh censure dhe shtypi të kontrolluar nga partia-shtet.  “RD” ishte vepër e intelektualëve shqiptarë, e studentëve, e të gjithë atyre qindra e mijëra vullneteve që iu bashkuan që në fillim Partisë Demokratike, si alternativa e themeluar për t’i kthyer Shqipërisë fjalën e lirë, votën e lirë dhe aspiratën për rikthim në gjirin e familjes europiane. Natyrisht, RD-ja ishte më shumë sesa një gazetë, ajo ishte realizim i një misioni, rikthim në vlerat se e vërteta duhet thënë e se lajmësi është i paprekshëm. Bashkuar me vlerën botërore dhe të pakohë se Në Fillim Ishte Fjala, dalja e RD-së ishte njëkohësisht përmbushje misioni, por edhe nisja e një faqeje të re në historinë e shtypit shqiptar, historia e shtypit të lirë në Shqipërinë e pas-Diktaturës. RD-ja lindi në shtrëngesë, ashtu si Partia Demokratike. Stafi themelues i saj ka mirënjohjen e përjetshme të çdo shqiptari të lirë dhe padyshim të çdo demokrati, por edhe të çdo luftëtari për shtypin e median e lirë, sepse ata patën guximin e duhur të përballeshin me të gjitha pengesat që nxirrte pafund Sigurimi i Shtetit Komunist, dhe prej atij guximi lindi edhe RD-ja, si një gazetë misionare.  Tek Rilindja Demokratike u thye së pari tabuja e censurës dhe e autocensurës, nisën së pari të publikoheshin të vërtetat e fshehura për Historinë e Shqipërisë, për Historinë e Letërsisë, për Gjuhësinë Historike, për Albanologjinë e për Etnografinë shqiptare, u fol hapur e pa drojë për çështjen ende të pazgjidhur shqiptare, për shqiptarët në trojet e tyre në Ballkan si dhe për aspiratën e tyre për bashkim kombëtar nën suazën e Bashkimit Europian dhe NATO-s. Kauzat e mëdha kanë nevojë për tribunat e duhura dhe për lirinë që ofrojnë këto tribuna. Asnjë kauzë nuk mund t’ja dalë nëse media zbaton censurën dhe autocensurën. Dhe pikërisht, këto kauza të mëdha që gjetën lirinë e tyre në faqet e numrat e parë të Rilindjes Demokratike janë shembulli më i mirë i kontributit që jep fjala e lirë dhe media në zhvillimin e një shoqërie. Mirënjohje e pashuar të gjithë atyre që me kurajo dhe vendosmëri e sollën RD-në në jetë në kushtet e vështira të dhunës, kërcënimeve dhe terrorit shtetëror. Në këtë përvjetor, dua të falenderoj dhe përgëzoj të gjithë gazetarët dhe drejtuesit, kryeredaktorët, gazetarët dhe punonjësit e RD-së në vite, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në aktivitetin e saj dhe për Shqipërinë. Por 2020 ka ardhur me një leksion të rëndësishëm, jo vetëm për median, jo veç për shtypin, por edhe për politikën, edhe për vetë sistemin e demokracisë. 30 vjet pas Lëvizjes Studentore që shembi diktaturën komuniste në Shqipëri dhe lëvizjeve të tjera të ngjashme që shembën Perden e Hekurt që ndante dy anët dhe dy botët e kontinetit, shembuj të hidhur na rrëfejnë si fitoret e lirisë së fjalës, e lirisë së votës nuk janë të sigurta. Ato nuk janë të përjetshme dhe për t’i ruajtur, duhen përpjekje dhe beteja të përditshme. Thuajse 30 vjet pas daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”, fjala e lirë dhe liria e medias në Shqipëri është më e rrezikuar se kurrë. Kundër lirisë së shtypit nuk është më vetëm presioni informal i një qeverie të degraduar nga korrupsioni dhe lidhjet kriminale. Nuk është më vetëm presioni i organizatave kriminale në rrugë, nuk është më vetëm autocensura që vjen për shkak të kësaj klime. Kundër lirisë së shtypit në Shqipëri tani është vënë në lëvizje një mekanizëm i tërë ligjor, po përgatitet të ngrihet një strukturë e tërë censure që kontrollon e vepron sipas urdhrave të qeverisë. Kundër lirisë së shtypit në Shqipëri sot nuk ka më veç armiq të padukshëm, por të hapur, publikë, të cilët kontrollojnë institucione, kanë uzurpuar parlamentin dhe prodhojnë ligje anti-shtyp. Kundër lirisë së medias sot është rreshtuar një qeveri e dështuar, armike e interesit publik, shërbëtore e një grushti oligarkësh, prodhim i manipulimit kriminal të zgjedhjeve. Stafi aktual i Rilindjes Demokratike, si dhe gazetarët që angazhohen mes shumë vështirësive në shtypin e shkruar, atë televiziv si dhe në portalet e ndryshme informative, e kanë të qartë rrezikun që vjen me formën e ligjeve anti fjalë e lirë.  Mes gjithë kësaj panorame të zymtë ,spikat një lajm i mirë, lajmi se të gjithë gazetarët, të RD-së dhe shumicës së mediave, janë të bashkuar në një front dhe po bëjnë çmos, me të gjitha mundësitë që kanë, të ndalin revanshin autokratik kundër fjalës së lirë. Ky bashkim vullnetesh tashmë ka edhe miq ndërkombëtarë, prandaj edhe ëndrrat e armiqve të dukshëm e të padukshëm të fjalës së lirë janë të parealizueshme. Sigurisht, në këtë betejë, pesha kryesore u takon njerëzve të medias dhe intelektualëve të fjalës, opozitës dhe të gjithë atyre që kanë akses në jetën publike. Ashtu si në janarin e 1991-it, beteja për fjalën e lirë është shndërruar sot në kauzë kryesore të të gjithë atyre që nuk duan që Shqipërinë ta lënë në kthetrat e pesimizmit, në kthetrat e atyre që mendojnë se në mosbesim e në dëshpërim, Shqipëria sundohet më lehtë. Edhe sot, beteja për fjalën e lirë është një mision, dhe stafi aktual i Rilindjes Demokratike, ashtu si edhe shumica dërrmuese e komunitetit të gazetarëve, intelektualëve, profesorëve dhe akademikëve të Shqipërisë, është në anën e duhur të historisë. Duke uruar për 29-vjetorin e daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”, uroj njëkohësisht të gjithë komunitetin e gazetarëve për përkushimin e tyre dhe shpreh bindjen dhe besimin se media në vend do të jetë frymëzim për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe europiane si ajo që përshkroi Rilindja Demokratike që në ditët e para të saj,”- shkruan Basha në statusin e tij.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha rilindja demokratike lulzim basha rilindja demokratike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet