LIVE UPDATES
Aktualitet

“41 biss”, dy ndërtesa me katër të burgosur/ Anila Hoxha analizon tentativën për arratisje tek “313”

9 Gusht 2021, 18:04 Nga DOSJA
“41 biss”, dy ndërtesa me katër të burgosur/ Anila

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka bërë një shkrim për tentativën e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit për t’u arratisur nga burgu “313”. Në një shënim të saj, gazetarja evidenton faktin se askush nuk i ka kontrolluar qelitë e të dënuarve, edhe pse rregulloja e parashikon qartë. Ndërkohë që gjithashtu vë theksin tek fakti që ende nuk dihet përse Çekaj mbahet në paraburgim.

“Megjithatë 2 të dënuar që nuk qëndronin në të njëjtën qeli, komunikuan dhe planifikuan një arratisje që u parandalua falë përkushtimit të një oficeri të policisë së burgjeve. Si u arrit kjo kur ‘Big Brother’ i burgjeve pretendon se vëzhgon dhe kërcënon me kartën e ‘41 biss’? Mos vallë “pusho se të mbylla në 41 biss” po kthehet në një paralajmërim fitimprurës dhe të paligjshëm natyrisht?,”-shkruan ajo ndër të tjera.

SHKRIMI I PLOTË:

Për momentin në ‘41 biss’ mbahen vetëm 4 persona. Ndonëse ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një ceremoni mediatike lajmëroi përpara mikrofonave se e pakta 270 të burgosur do të izoloheshin, si të cilësuar me lidhje të forta jashtë mureve. Nga 2019 kur u dha ky kumt për kriminelët dhe me gjithë investimin për dy godina brenda 313 dhe brenda burgut të Peqinit, asgjë nuk ndodhi veç kyçjes së 7 të parëve, që ndërkohe u vërtitën gjykatave me kërkesat për dalje nga superburgosja. Të tjerë, emra shumë interesantë të kriminalitetit, shfaqen herë këtu e herë atje, nëpër telefonata që porosisin, që nënkuptojnë dhe që urdhërojnë. Një vit dhe dy burgje të tilla model italian dhe kundër mafiozeve që ju ndërpriten valët, lidhjet, ndikimet mbajti vetëm një lloj “peshku” në këtë regjim Shullazin, Endri Qyqen, Arbjon Alikon dhe Genci Ballën. As për Ministrinë e Drejtësisë dhe as për institucionet e tjera përfshi SPAK, Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Shërbimin Informativ nuk ekzistojnë dhe nuk ka elementë të rrezikshëm të kësaj natyre. Qasja dy vjeçare e tregon këtë gjë! Pra në Shqipëri u hapën dy burgje ‘41 biss’ me kapacitet 80 persona të dy bashkë, vetëm që aty të mbylleshin katër persona. Por, aty ku qëndrojnë, vuajnë dënimin dhe pritet të rehabilitohen të dënuarit, statistikat thonë diçka tjetër. 44 persona rezultojnë të burgosur për krimin e organizatës kriminale, 24 të tjerë për këtë krim (që përfshihet në 41 biss) janë me statusin e të paraburgosurit; 724 janë të paraburgosur për histori droge dhe 599 të shpallur fajtorë për drogë; 176 të tjerë janë të dënuar të përjetshëm. Në këto të dhëna nuk llogariten të tjerë që kanë vrarë policë apo bëjnë pjesë në rrjetet e shfrytëzimit të prostitucionit. Shqipëria nuk ka ‘Toto Rina’ në burg, por ama ka të dënuar që orientojnë të dënuarit si të dëshmojnë, çfarë të thonë, si ta thonë, keë të vrasin, kur të vritet. Ata nuk gjurmohen, ata nuk llogariten, nuk vërehet kodi i tyre alla shqiptar, nga ai që hap dyert e qelive dhe presin duhan për mort dhe që urdhëron kush të lëvizet në sektorin x dhe përse duhet shmangur prania e një tjetri në këtë sektor. Kur Arbër Çekaj dhe Famtir Pjetri ngjitën litarët prej çarçafi në tarracë, askush nuk i kontrolloi. Ndonëse rregullat kërkojnë kontrollin fizik të tyre edhe kur shkojnë në ajrim edhe kur kthehen prej andej. Ndonëse Çekaj është i dënuar i formës së prerë dhe vijon të mbahet në paraburgim. Cili është shkaku, cila duhet të jetë arsyeja që duhet ta besojmë dhe mos të dyshojmë? Akuze të rëndë ka edhe Fatmir Pjetri, anëtar i një grupi kriminal të pagëzuar “Babagjyshët”. Për shkak të veprës që ata kanë kryer dhe që është fokus i ligjit për regjimin e ashpër ‘41 biss’, a nuk duhet të kishte institucione që duhet të kishin informacion paraprak dhe mos t’i lejonin të ajroheshin në tarracën e burgut, aty ku ngjiten të preferuarit e 313? Ligji i regjimit të ashpër thotë ´vendosja e regjimit të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë bazohet vetëm në ruajtjen e rendit dhe të sigurisë dhe/ose parandalimin e komunikimit me organizatën kriminale ku bëjnë pjesë apo me organizata të tjera, të referuara në pikën 1, të këtij neni, nëpërmjet marrjes së masave të brendshme dhe të jashtme të sigurisë së lartë, që lidhen, kryesisht, me nevojën për të parandaluar’. Megjithatë 2 të dënuar që nuk qëndronin në të njëjtën qeli, komunikuan dhe planifikuan një arratisje që u parandalua falë përkushtimit të një oficeri të policisë së burgjeve. Si u arrit kjo kur ‘Big Brother’ i burgjeve pretendon se vëzhgon dhe kërcënon me kartën e ‘41 biss’? Mos vallë “pusho se të mbylla në 41 biss” po kthehet në një paralajmërim fitimprurës dhe të paligjshëm natyrisht? Ky është test për Ministren e Drejtësisë që premtoi se do mbyllte 270 të burgosur të kalibrit të rrezikshëm në regjimin e ashpër, e megjithatë përpara fakteve që bëjnë zhurmë dy godina të ndërtuara qëllimisht janë bosh.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha arber cekaj fatmir pjetri tentativa per arratisje tek 313 anila hoxha arber cekaj fatmir pjetri tentativa per arratisje tek 313

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet