Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë– Të gjesh një vend parkimi në Tiranë është kthyer në një mision të pamundur. Edhe në rast se ke fat të hasësh në një hapësirë bosh, ajo të kushton shtrenjtë, 100 lekë për një orë. Një i punësuar duhet të paguajë 800 lekë, nëse e lë automjetin në rrugën pranë punës. Nëse ai e lë çdo ditë për 22 ditë pune të muajit, për gjithë vitin i duhet të shpenzojë rreth 210 mijë lekë, ose 1,700 euro, vetëm për të siguruar një vend parkimi.
Bashkia e Tiranës pret që të arkëtojë në vitin 2020 rreth 617 lekë nga tarifa e parkimit të automjeteve, me rritje prej 34% në krahasim me atë që pritet të arkëtojë për këtë vit, sipas shifrave të publikuara në projektin buxhetor afatmesëm 2020-2022.
Që prej vitit 2016, të ardhurat nga tarifat e parkimit janë rritur ndjeshëm, duke u kthyer në një nga burimet kryesore të mbledhjes së të ardhurave të Bashkisë. Për vitin 2020, parkimi pritet të jetë zëri i pestë që sjell më shumë të ardhura në buxhetin e bashkisë, pas taksës së ndikimit në infrastrukturë (29%), tatimit mbi pronën (18%), tarifa e pastrimit (15%), taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore (6%).
Tarifa e parkimit të automjeteve pritet të sigurojë 4% të totalit të të ardhurave të bashkisë, me rritje të ndjeshme në raport me periudhën 2014-2015, kur të ardhurat që mblidheshin nga parkimi i automjeteve ishin të papërfillshme.
Sipas relacionit të Bashkisë, Tarifa për parkimin e automjeteve në vend parkime publike përfaqëson pagesën e shërbimit që ofron Bashkia Tiranë për vendqëndrime të mjeteve kundrejt biletës, atyre të rezervuara dhe për taksitë e licensuara.
Me qëllim evidentimin dhe ndjekjen operacionale të parkimit, territori i Bashkisë Tiranë është detajuar në zona tarifore sipas tipologjive, me qëllim vendosjen dhe vjeljen e tarifës së shërbimit të parkimit publik me pagesë – mbështetur në karakteristikat funksionale të tyre. Krahasuar me vitet e kaluara, arkëtimi i tarifës së parkimit për vitin 2018 ka një rritje të ndjeshme kryesisht nga pagesat e parkimit (të ardhurat) me SMS, si rrjedhojë e riorganizimit të strukturave, mënyrës së arkëtimit dhe evidentimit në kohë të përdoruesve të parkimit në rrugët me pagesë por dhe në sheshet e miratuara për parkim. Në vitin 2019 arkëtimet janë në të njëjtin nivel si viti 2018.
Tirana Parking, është struktura e specializuar vetëm për mbledhjen e tarifës së parkimit sipas VKB Nr.48 datë 11.11.2016 “Për krijimin e Tirana Parking si institucion në varësi të Bashkisë Tiranë për administrimin e shërbimit të parkimit publik me pagesë”.
Bashkia thotë se në planet e saj të ardhshme është rritja e kapacitetit të parkimit në qytet dhe përdorimi efiçent i hapësirave ekzistuese.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Xhetan Koka ka rrëfyer në “Historia ime”, marrëdhënien e tij problematike me babain. Shkak për këtë është bërë mosndarja e drejtë e pasurisë. Xhetani pretendon ...
Sot Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion , SPAK ka marrë kallëzimin e parë për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale pas kallëzimit nga Ni...
TIRANË– Teksa tre shtete të Ballkanit, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia po shkojnë drejt krijimit të një Mini-Shengeni ballkanik, vendi ynë në fakt ka lidhj...
Shqipëri-Familjarët e Tiranës pritet të paguajnë në total 6.2 milionë euro si taksa për pronën në vitin 2020, sipas parashikimeve në projektbuxhetin e kryeqytet...
Shqipëri-Ndoshta s’janë të parët, por pritet që 20 pakistanezë të vijnë në Shqipëri dhe të jenë ndër të parët që do të punojnë në industrinë vendase të fasonit....
Në vitin 2014, kryeministri Edi Rama shpalli atë që e quajti Program Kombëtar për Rilindjen Urbane. Në fund të atij viti, buxheti i shtetit mbajti një shënim të...
TIRANË- Një pjesë e studentëve të Fakultetit të Ekonomisë kanë votuar këtë vit për pedagogun më të mirë gjatë vitit 2019. Në një sondazh në Instagram, mësu...
TIRANË- Studentët e Fakultetit të Ekonomisë, kanë votuar këtë vit për pedagogun më të mirë gjatë vitit 2019. Në një sondazh në Instagram, të inicuar nga “S...
Riskun më të madh për aeroportin e Vlorës do ta mbajë buxheti i shtetit përmes parave të taksapaguesve. Qeveria ka marrë përsipër t’i garantojë kompanisë konces...
GJERMANI– Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Gjermani, Stephan Mayer shpjegon për DW dallimet mes ligjit të ri për fuqinë punëtore...