All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Qeveria shpenzoi mbi 360 milionë euro për Rilindjen Urbane

21 Dhjetor 2019, 16:21 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

Në vitin 2014, kryeministri Edi Rama shpalli atë që e quajti Program Kombëtar për Rilindjen Urbane. Në fund të atij viti, buxheti i shtetit mbajti një shënim të vogël: Fondi i Zhvillimit Rajonal, 12.5 miliardë lekë [100 milionë euro].

Sipas ligjit të buxhetit, kjo shumë i vihej në dispozicion një organi të quajtur Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve, i cili drejtohet nga kryeministri. Pesë vjet më vonë, shpenzimet totale të buxhetit të shtetit për këtë fond kanë arritur në rreth 360 milionë euro, ndërsa investime të tjera vijojnë.

Për të zbardhur historinë e këtij programi masiv që është bërë simbolikë e mazhorancës së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, BIRN grumbulloi të dhënat e disponueshme nga databazat publike si dhe dërgoi qindra kërkesa për të drejtë informimi në të gjitha institucionet përkatëse, për të kërkuar kontratat dhe dokumente të tjera të lidhura me projektet.

Në fund të kësaj procedure, një databazë u krijua në adresën rilindjaurbane.reporter.al, në të cilën gjenden të dhënat dhe dokumentet e mbi 573 projekteve, përfshirë kostot e çdo projekti, kontratat e punimeve apo mbikëqyrjes, aktet e kolaudimit, të plotësuara në shumicën dërrmuese të rasteve me fotografi të realizuara nga një rrjet i gazetarëve vendorë në të gjithë Shqipërinë.

Në databazë gjendet pjesa dërrmuese e projekteve të Rilindjes Urbane me përjashtim të një pjese të vogël, të dhënat e së cilave nuk u siguruan dot në kohë.

Drejtoresha e BIRN Albania, Kristina Voko tha se krijimi i databazës synon t’u mundësojë qytetarëve informimin mbi investimet publike.

“Ajo u mundëson qytetarëve që të informohen mbi investimet publike të kryera në zonat e tyre, kostot e këtyre punimeve dhe kompanitë zbatuese, në mënyrë që të jenë në gjendje të vlerësojnë siç duhet të mirat dhe problematikat që mund të kenë sjellë këto projekte,” tha Voko.

Databaza mund të ndihmojë gjithashtu edhe studiuesit, gazetarët apo studentët për të bërë analiza më të thelluara mbi të dhënat, të cilat janë publikuar sipas licencës Creative Commons Attribution 4.0, e cila lejon kopjimin, shpërndarjen dhe përpunimin e materialeve.

“Torta” e Rilindjes

Punime në sheshin Skënderbej | Foto nga : Gjergj Erebara

Mbi 330 kompani shqiptare rezultojnë se kanë fituar kontrata të prokurimit publik nga torta e madhe e Rilindjes Urbane. Nga këto, 19 kanë fituar kontrata me vlerë zero lekë, ndërsa 50 të tjera kanë fituar në total kontrata me vlerë më të ulët se sa 10 mijë euro.

Kompani që fitojnë prokurime publike me ofertë zero lekë ishte risia që zbuloi BIRN gjatë procesit të gjatë të grumbullimit të të dhënave. Bëhet fjalë për kompani mbikëqyrëse punimesh të cilat në mënyrë të pashpjeguar kanë vendosur të kryejnë punë pa pagesë.

Pjesa e luanit i përket 10 kompanive të mëdha, të cilat kanë fituar së bashku 122 milionë euro nga projektet e përfshira në databazë ose 33% të fondit total prej 360 milionë eurosh.

Nga të dhënat rezulton se përfituesit më të mëdhenj janë bashkitë Tiranë, Korçë, Fier dhe Durrës, të cilat kanë përfituar së bashku 30% të të gjitha fondeve të përshkruara në databazë. Në të kundërt, Shkodra është përfituesja numër 44 për nga madhësia duke përfituar vetëm 0.5% të fondit, krahasimisht në të njëjtat nivele me bashkitë e vogla si Poliçani, Çorovoda apo Prrenjasi. Po kështu, Bashkia Kamëz, e cila ka mbi 100 mijë banorë, rezulton se nuk ka përfituar asnjë fond nga programi.

Databaza ndihmon për të dalluar edhe fituesit më të mëdhenj të kontratave publike të këtij programi. Kompania është fituesja më e madhe me 28.6 milionë euro, pasuar nga Fusha me 22.3 milionë dhe Salillari me 22.3 milionë. Lista pasohet nga kompania “Vëllezërit Hysa” me 11.2 milionë dhe “Agbes Construcion” me 8.5 milionë.

Disa nga këto kompani janë të njohura për publikun jo vetëm për aktivitetin e tyre si kontraktorë të punëve publike.  Në shtator të këtij viti, P. B,  u arrestua nga policia si pjesë e një skeme të dyshuar mashtrimi me TVSH-në, ndërsa gjykata e la në arrest shtëpie.

Kompania Fusha njihet si kompania së cilës kryeministri i kërkoi propozim të pakërkuar ndërtimin e Teatrit Kombëtar, një projekt kontrovers që përfshin shkatërrimin e teatrit ekzistues, të cilin shumë e konsiderojnë si ndërtesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit, dhe dhënien e disa mijëra metrave katrorë tokë publike për ndërtimin e disa pallateve me sipërfaqe të përgjithshme prej 90 mijë metrash katrorë.

Administratorët e kompanisë Vëllezërit Hysa përfunduan në pranga në shkurt  2019 për rrugën Elbasan – Gjinar dhe u liruan më pas nga gjykata. Procesi ndaj tyre nuk ka përfunduar ende.

Impaktet e Rilindjes

Parku “Dëshmorët e Kombit” në qytetin e Beratit pas rikualifikimit. Foto: Eriola Azizolli.

Projekti i Rilindjes Urbane nuk është i pari i këtij lloji për qeveritë e Shqipërisë. Në vitin 2011, qeveria e atëhershme krijoi Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, në të cilin, njësoj si me këtë program, qeveria qendrore vendoste të financonte projekte të ndryshme, më së shumti rrugë vendore apo ujësjellësa, të cilat në shumë raste mbetën gjysmë të përfunduara.

Disa nga investimet e Rilindjes Urbane konsiderohen të rëndësishme dhe efikase, ndërsa shumë të tjera janë kritikuar për dëmtim të trashëgimisë kulturore e historike, për punë me cilësi të dobët apo për shkelje ligjore në fushën e prokurimeve publike.

Sipas Afrim Krasniqit, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, “mazhoranca e përdori Rilindjen Urbane për të krijuar me sukses avantazhe në zgjedhjet parlamentare 2017 dhe lokale 2019.”

Ndërsa Ornela Liperi, kryeredaktore e revistës ekonomike “Monitor” tha se programi, ndonëse në shumë raste ishte i vlefshëm për të rinovuar qytete apo qyteza të lëna pas dore prej dekadash, në shumë raste të tjera u krye në një farë modeli investimi për efekt vizual pa ndonjë përfitim praktik.

“Unë mendoj se është si të lyesh shtëpinë me bojë të shndritshme, ndërkohë që të pikon çatia,” komentoi Liperi.

“Pavarësisht se shumë qytete kishin të nevojshme investime për sistemim, nga pikëpamja e eficencës ekonomike, nuk ishte pozitive përqendrimi i projekteve vetëm në bojatisje e rregullime të jashtme,” tha ajo.

BIRN kreu një seri me reportazhe në prag të zgjedhjeve për pushtetin vendor të këtij viti për të pyetur qytetarët se çfarë mendonin për investimet e qeverisë në “rilindjen urbane”. Përgjigjet duket se varionin nga lavdërime për zhvillime shumë pozitive tek kritika për çuarje të parave dëm.

Në Korçë, bashkia që ka përfituar më shumë fonde nga të gjitha me përjashtim të Tiranës, qytetarët janë shprehur të kënaqur, ndonëse sugjerojnë se problemi kryesor i qytetit vijon të mbetet mungesa e vendeve të punës.

Përkundër kësaj, në Kukës ka ankesa se një projekt i ngjashëm ka shkaktuar më shumë telashe se sa ka sjellë të mira, ndërsa në Belsh, ku fondet e Rilindjes Urbane krijuan një shesh dhe objekte të tjera, Kontrolli i Lartë i Shtetit vërejti parregullsi në procesin e tenderimit.

Pavarësisht opinioneve të ndryshme, Krasniqi mendon se qeveria duket se ka qenë e suksesshme në pikëpamjen elektorale nga këto investime.

“Anketimet tregojnë se impakti elektoral është i ndjeshëm, sidomos në qytetet e vogla, ku ndryshimi i tyre shoqërohet me krijimin  e imazhit të ndryshimit, – një sinjal me rëndësi për votuesit e pavendosur dhe ata të rinj,” thotë Krasniqi.

Por përveç politikës së bindjes së votuesve përmes ekspozimit të syve të tyre ndaj projekteve rinovuese të punëve publike, Krasniqi vëren edhe përdorimin e kësaj skeme për krijimin e klientelës politike vendase.

“Një nga impaktet [e programit] lidhet me krijim klientele politike përmes kontratave të centralizuara me bizneset lokale, duke zgjeruar kështu bazën e mbështetjes me donatorë e infrastrukturë në zgjedhjet parlamentare e lokale,” tha Krasniqi.

Marrë nga Reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi edi rama gjergj erebara komiteti i zhvillimit të rajoneve programi kombetar per rilindjen urbane edi rama gjergj erebara komiteti i zhvillimit të rajoneve programi kombetar per rilindjen urbane

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë