LIVE UPDATES
Ekonomi

500 infermierë për 20 vende pune/ Shqipëria i ka, por ikin jashtë

16 Dhjetor 2020, 15:50 Nga DOSJA
500 infermierë për 20 vende pune/ Shqipëria i ka, por ikin

Pandemia ndër të tjera na tregoi se bota është në krizë për infermierë dhe në krizë përfshihet edhe vendi ynë. Në një intervistë për Gazetën “Si” Elson Jaçaj, President i Shoqatës së Infermierëve tregon se çdo vit dalin shumë infermierë sa mund të plotësohen të gjitha nevojat nëpër spitale, por punësojmë shumë pak dhe pjesa më e madhe ikin jashtë.

-Sa infermierë ka shqipëria sot në total, duke u bazuar në statistika?

Në gjithë Shqipërinë mund të jenë rreth 15 mijë infermierë të punësuar në spitale, qendra shëndetësore etj. Edhe pse kjo shifër mund të ketë ndryshuar nga viti në vit, për shkak të lëvizjeve të shumta ose largimeve që janë bërë.

-Duke marrë parasysh se jemi në një kohë pandemie, cilët duhet të jenë kualifikimet e një infermieri për të marrë pjesë në një spital Covid-19?

Duke qenë se jemi në kohë pandemie normalisht pothuajse në çdo sektor si atë spitalor, qendër shëndetësore, por dhe në sektorin privat duhej të bëhej një trajnim për infermierët. Fillimisht për mënyrën se si duhet të mbrohen vetë, se si duhet bërë veshja dhe zhveshja e pajisjeve mbrojtëse për to dhe se si duhet t’i shërbejnë një pacienti me Covid-19. Gjë që mund të jetë bërë pak ose aspak (pasi dhe disa trajnime që u bënë në fillimet e pandemisë vetë personat që do trajnonin stafin nuk ishin vetë të mirinformuar për këtë lloj shërbimi e disa trajnime u bën sa për show, që të dukej sesi po trajnohet stafi. Por realisht dita ditës që po marrin për punësim sidomos në spitalet Covid janë pa trajnimin e duhur, por po i marin për shkak të nevojës që kanë për staf.

-Për sa infermierë kanë nevojë spitalet tona dhe ata që përfundojnë studimet a i’u drejtohen spitaleve në vend?

Vendi ynë sigurisht që edhe para pandemisë për, shkak të largimeve të shumta si në rradhët e mjekëve, por sidomos infermierëve ka pasur nevojë për personel. Sot sigurisht që nevoja është me e madhe për staf dhe pse është punësuar një numër i madh këto kohë, sërisht prap ka nevoja jo vetëm në spitalet Covid, ku është vënë theksi më së shumti, por dhe në disa pavione të ndryshme dhe spitale të ndryshme. Edhe spitalet rajonale e ndjejnë mungesën e personelit pasi kudo fluksi i të sëmurëve është rritur.

Por të rinjtë kur mbarojnë, aplikojnë për një vend pune, edhe pse vendi ynë vazhdon të jetë vendi me pagën më të ulët në rajon për këtë kategori dhe ofron pak vende pune (dhe pse nevoja është me e madhe se ajo që mund të deklarohet). Sërisht problemi është punësimi përmes portalit infermier për Shqipërinë. Jo vetëm që hapet shumë rrallë, por në çdo konkurim ku mund të aplikojnë mbi 400-500 infermierë nuk ofrohen më shumë se 10-20 vende pune, pra sërisht mbeten shumë të papunë.

Shqiperia ka shumë universitete shtetërore dhe private, që kanë si degë shkencat mjekësore teknike (pra degën e infermierisë) dhe nxjerr çdo vit rreth 800-1000 infermierë. Prodhon shumë, por punëson pak ndaj dhe fokusi tashmë është tek punësimi jashtë vendit. Është e dhimbshme kur shikon që ne investojmë dhe përgatisim breza shumë të mirë dhe ja u çojmë vendeve të tjera dhe këtu mbeten ata profesionistë që kanë poste drejtuese si shefa, kryeinfermier, koordinator, administrator etj, ndërsa një pjesë e mirë detyrohen të punojnë në kushte të këqija dhe paga të ulta për shkak të moshës apo angazhimeve familjare që kanë duke mos e ngritur zërin për çfarë po ndodh. Një pjesë që mund të themi që është shumica dërrmuese tashmë janë në kurse të gjuhë për t’u larguar nga Shqipëria.

-Cila është preferenca e infermierëve duke parë shifrat. Preferojnë vendin apo të shkojnë jashtë?

U bënë disa vite që kushdo që zgjedh degen e infermierisë, që në fillim synimi i tyre është të ikin jashtë dhe deri diku, me të drejtë dhe një numër i papërfillshëm mund të jetë nga ata që dëshirojnë të qëndrojnë në Shqipëri.

Mënyra se si trajtohen që në universitet, mënyra sesi trajtohen gjatë kohës së praktikave mësimore ku nuk ka më një kujdes dhe dëshirë për t’i mbajtur dhe për t’i mësuar dhe përgatitur vetë kjo i bën që ata të mos kenë dëshirë të punojnë me të tillë kolegë apo në një ambjent, ku nuk do vlerësoheshin në asnjë lloj forme.

-Si duhet menaxhuar largimi i infermierve sepse vitet e fundit kemi parë një numër të shtuar të studentëve infermier që largohen?

Menaxhimi i infermiereve duhej bërë me kohë, pasi tashmë i’u është ushqyer dëshira për t’u larguar nga vendi. Nuk mund të ndalohet, por mund të ulet fluksi i largimeve.

-Duke ju rikthyer besimin që dhe Shqipëria di t’i vlerësojë këta profesionistë pasi nëse deri dje ishte arsye kryesore paga apo kushtet (gjë që s’kanë ndryshuar) sot, po ti pyesësh, të gjithë thonë se këtu nuk të vlerëson as shteti, as institucioni ku punon, as familjarët e, më e keqja, as kolegët nuk dinë ta vlerësojne dhe motivojnë njëri-tjetrin.
Pra si fillim duhet reduktuar pranimi në një numër kaq të madh infermierësh që në universitete.

-Çdo vit duhet bërë një llogaritje sa persona dalin në pension dhe sa mund të largohen, sa mund të jetë rritja e numrit të pacienteve dhe në bazë të kësaj mund të jetë më e lehtë të menaxhosh që në fillim sa mund të jenë kandidatët që do punësohen dhe sa mund të jetë numri i atyre që mbeten pa punë dhe do largohen jashtë. Duhet ti jepet një vëmendje më e madhe infermierëve, sidomos në zbatimin e kodit të punës. Duhet të stimulohen duke ju dhënë pagën e 13 ose një shpërblim në fundvit gjë që dhe kjo prej disa vitesh nuk bëhet më. Një rritje reale e pagës në sasi të konsiderushme në mënyrë që të jetë afër pagave normale të vendeve të tjera e jo me një pagë ku shpesh infermierët nuk mbyllin dot muajin me atë pagë që marrin. Nëse nuk do lejohen që kompani të ndryshme të promovohen nëpër universitetet private dhe shtetërore duke bërë marrëveshje të fshehta.

E në shkelje ato jua bëjnë kurset e gjuhës në ambjentet e universitetit, i përgatisin nga ana e gjuhës dhe ajo profesionale që në universitet, bëjnë dhe sikur kanë marrëveshje me disa spitale duke i dërguar me javë të ndryshme e grupe të ndryshme për praktika në spitale jashtë vendit ku nuk është asgjë tjetër, veçse përgatitje me ambjentet e spitaleve ku do i punësojnë pasi të kenë mbaruar universitetin dhe të kenë mësuar gjuhën.

-Të menaxhohen qendrat e kurseve, të cilat teorikisht funksionojnë si qendra kursesh, por në realitet janë kthyer në kompani të vogla punësimi dhe janë në shkelje të plotë të asaj për çfarë është qëllimi i tyre. Vetëm këtë muaj, në drejtim të Shoqatës së Infermierëve, kompani të ndryshme kanë kërkuar të bëjnë bashkëpunim për punësim të infermierëve jashtë. Disa spitale në Itali na kanë kërkuar që të mund të gjejmë infermierë që duan të punojnë në spitalet, jo vetëm ato që janë më të prekura nga Covid por në shumë qytete të ndryshme. Edhe vendet si Gjermania, Anglia, Zvicra dhe Austria në fokusin e tyre kanë infermierët Shqiptarë, Kosovarë, për t’i punësuar në vendet e tyre për shkak të nevojës që kanë. Kërkesa më e madhe është nga vendi ynë pasi përgatitja profesionale e infermierëve në Shqipëri është shumë e mirë.

Intervistoi Anxhela Celanji

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale infermeriert ne shqiperi infermeriert ne shqiperi

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën