LIVE UPDATES
Ekonomi

HISTORIA/ Vetëm 12 vjeç e gjysmë, nëna tregon problemet e të birit: Si ndryshoi im bir nga pornografia në internet

14 Dhjetor 2020, 16:36 Nga DOSJA
HISTORIA/ Vetëm 12 vjeç e gjysmë, nëna tregon problemet e

Irdi është 12 vjeç e gjysmë. Rreth një vit më parë sjellja e tij filloi të ndryshojë dukshëm. Ai nuk ishte më djaloshi i dashur, i qeshur dhe miqësor me të gjithë. Papritur, Irdi u mbyll në vetvete, ishte thuajse gjithmonë me humor të keq dhe nuk i pëlqente më as të luante futboll me shokët, loja e tij e preferuar.

“Nuk dija si të veproja. Nuk e kuptoja pse dhe si gjithçka ndryshoi kaq shpejt te im bir”, rrëfen B., nëna e djaloshit, e cila pavarësisht se kërkon të mbetet anonime, dëshiron ta ndajë këtë histori, për të ndërgjegjësuar shumë prindër, të cilët mund të përballen me probleme të ngjashme me fëmijët e tyre.

“Irdi filloi të bëhet shumë i ashpër. Nuk ishte më djaloshi që njihja. Filloi të përdorë edhe fjalë të pista, të cilat i shkruante edhe në kapakët e fletoreve apo librave. Mendoja se mbase diçka e tillë ishte një lloj ndryshimi në prag të adoleshencës, por ai ende nuk kishte pësuar ndryshime rrënjësore për sa i përket anës fizike dhe madje, një shoqja ime, mjeke, më tha se nuk besonte si diçka e tillë në rastin konkret të lidhej me ndryshimin e hormoneve”.

Nga ana tjetër, Irdi kishte filluar të shpenzonte shumë kohë para kompjuterit.
“I kishim blerë një laptop, sepse menduam që do ta ndihmonte në lidhje me mësimet. E dija se shpesh shpenzonte më tepër kohë se sa duhej para ekranit të kompjuterit, por mendoja se thjesht luante. Nuk ma merrte mendja se ndryshimi i sjelljes së tij mund të lidhej me diçka si pornografia”, vijon nëna e Irdit.

B. e zbuloi rastësisht situatën ku ndodhej djali i saj, ndërsa një natë u fut në dhomën e tij dhe pavarësisht se ishte orar i vonë, Irdi, i cili kishte hapur kompjuterin mbi shtratin e tij, e mbylli menjëherë si në faj, sapo pa të ëmën.

“Ia mora laptopin nga dora dhe u largova për në kuzhinë. Kur hapa kompjuterin nuk iu besoja syve: Ai po shihte një video, ku një çift po kryenin marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin. Por çfarë ishte më keq, ishte se kjo nuk ishte hera e parë që bënte diçka të tillë. Nga historiku në kompjuter pashë se kishte shumë kohë që shihte të tilla video.”

B. vëren se më pas, ajo dhe bashkëshorti e ndërprenë internetin për njëfarë kohe dhe u përpoqën t’i shpjegonin situatën djali të tyre.

“Nuk ishte e thjeshtë, por mendoj ishte zgjedhja e duhur. Mendoj se çdo prind duhet të tregojë vëmendje dhe të ketë më tepër kujdes për atë se çfarë fëmijët e tyre shohin në faqet e internetit, pasi shumë thjesht mund të bëhen viktima”, përfundon ajo.

Rasti i Irdit është vetëm një ndër qindra rastet kur fëmijët përballen me pornografinë në internet. Sidomos gjatë muajve të fundit, në vend, por edhe në botë, për shkak të izolimit nga koronavirusi, është vërejtur një rritje numri të faqeve pornografike me fëmijë.

Gjatë muajit maj, Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri CRCA/ECPAT raportoi mbi 1300 faqe, grupe, video apo foto me përmbajtje pornografie me fëmijë, lehtësisht të aksesueshme nga çdo fëmijë dhe i ri në Shqipëri.

Në krahasim me vitin e kaluar ky numër faqesh është rritur 100 herë më tepër, ndërsa raportimet për to kishin ardhur nga vetë fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë që kërkojnë ndihmë për faqe të ndryshme në rrjetet sociale, faqe, të cilat kanë përmbajtje të papërshtatshme, kërcënime, nuditet, pornografi etj.

Ndërkohë, këtë të diel, Policia e Shtetit bëri me dije finalizimin e një operacioni, të quajtur “Zbulimi”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e pornografisë me të mitur në rrjetet sociale.

Si rezultat i operacionit të ndërmarrë nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas një hetimi dyvjeçar, është identifikuar dhe goditur një rast duke vënë në pranga një 37-vjeçar.

“Pas një hetimi dyvjeçar duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota në lidhje me informacionin e marrë nga partnerët ndërkombëtarë për veprën penale “Pornografia” në rrjet, me të mitur.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin: I. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pornografia” në rrjet, me të mitur.”,- bëhet me dije përmes një njoftimi

Ky shtetas kishte krijuar një profil në një rrjet social, me të dhëna të rreme, ndërsa gjatë komunikimit me shtetas të huaj, nëpërmjet këtij rrjeti social, ky shtetas ka konsumuar elemente të veprës penale. Në cilësinë e provës materiale, shtetasit iu sekuestrua një aparat celular, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprën penale “Pornografia” në rrjet, me të mitur.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit apelon për më shumë kontroll të prindërve ndaj fëmijëve gjatë përdorimit të rrjeteve sociale dhe për çdo rast të abuzimit në rrjetet sociale me fëmijët e tyre, qytetarët të denoncojnë pranë Njësisë C për Hetimin e Krimeve Kibernetike në adresën e postës elektronike ç@asp.gov.al.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale irdi irdi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet