LIVE UPDATES
Ekonomi

Paratë nga emigrantët, më të lartat në një dekadë

12 Dhjetor 2020, 13:40 Nga DOSJA
Paratë nga emigrantët, më të lartat në një

Megjithë parashikimet e institucioneve financiare ndërkombëtare se kriza e shkaktuar nga COVID-19 do të detyronte emigrantët nga vështirësia të mos dërgonin para në shtëpi, në Shqipëri ka ndodhur e kundërta. Paratë që emigrantët kanë dërguar në familjet e tyre në Shqipëri janë më të lartat e një dekade. Remitancat kanë arritur nivelet e 2008-ës.

Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë, tregojnë se në periudhën Korrik-Shtator, remitancat ishin 197 milion euro, me rritje 40% krahasuar me një tremujor me parë dhe me 6% me të njëjtin tremujor të 2019-s.

Ekspertët e shpjegojnë këtë fenomen me solidaritetin dhe dhembsurinë që kanë emigrantët për familjet duke sakrifikuar edhe nga vetja. Në karantinën e pranverës, dërgesat e emigrantëve u ulën në nivele historike, për shkak edhe të mbylljes së kanaleve të dërgimit.

Remitancat përbëjnë fluksin më të madh hyrës në ekonominë shqiptare, duke lënë pas investimet e huaja direkte dhe eksportet. Ato kanë qenë fluksi financiar më i qëndrueshëm dhe më i sigurt në ekonominë
shqiptare, në vite.

Remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Numri i emigrantëve jashtë kufijëve të cilët transferojnë para në vendin e tyre familjeve janë rreth 1.19 milionë individë, ndër të cilët në Europë janë 90%. Emigrantët e përhershëm përbëjnë 80% të totalit (shifër kjo mbi mesataren rajonale ).

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, një në nëntë njerëz në të gjithë botën mbështeten te paratë që punëtorët emigrantë dërgojnë në shtëpi.

Në prill, Banka Botërore parashikoi që këto dërgesa do të bien me 20% këtë vit krahasuar me 2019. Kjo do të ishte sa katërfishi i rënies në përqindjes të 2009-ës, të shkaktuar nga kriza financiare globale. Por muajin e kaluar banka bëri një korrigjim. Remitancat në vendet me të ardhura më të ulëta dhe të mesme do të tkurren me vetëm 7% këtë vit.

Trendi I rritjes së dërgesave nga emigrantët në kohë pandemie, nuk u shfaq si fenomen vetëm në Shqipëri.

U vu re ngatë dhënat zyrtare se edhe emigrantët me origjinë nga Amerika Latine do të rrisnin dërgesat drejt familjeve të origjinës.

Vendet e Amerikës Latine që varen nga të ardhurat e emigrantëve ( është e barabartë me 21% të PBB-së së El Salvadorit, për shembull) raportojnë se flukset mujore të remitancave, jo vetëm që janë rikuperuar që nga prilli, por kanë qenë më të larta se një vit më parë. Paratë janë dërguar kryesisht nga emigrantët në Amerikë dhe Spanjë; ata në vendet e tjera dërguan relativisht më pak. Arsyet e rritjes janë të ndryshme. Të ardhurat e shumë emigrantëve u rritën nga ndihmat qeverityare të shteteve respektive ku jetojnë, si stimuj ndaj krizës që shkaktoi pandemia. Ndërsa dollari dhe euro u rritën, monedhat e Amerikës Latine u zhvlerëzuan.Situatat e këqija që po kalojnë familjarët në vendet e origjinës, mund të kenë inkurajuar emigrantët të dërgojnë më shumë para, teksa kursi i këmbimit ishte i leverdisshëm. Shërbimet dixhitale për të dërguar para janë një përfitim më tepër, të cilat janë më të lira dhe më të lehta për tu gjurmuar sesa transferimet tradicionale të parave.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë parate e emigranteve banka e shqipërisë parate e emigranteve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet