E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Numri i kontratave të sigurimit të jetës së debitorëve këtë vit është në rritje, duke dhënë sinjale të mëtejshme të zgjerimit të kreditimit afatgjatë të ekonomisë.
Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se për 10-mujorin e këtij viti, numri i kontratave të sigurimit të jetës së huamarrësve arriti në mbi 49,500, në rritje me rreth 1.9% krahasuar me një vit më parë. Sigurimi i jetës së debitorit është gjithnjë e më shumë themeli ku mbahet tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri.
Nga 100 polica sigurimi jete të shitura gjatë këtij viti, 69 i takojnë pikërisht këtij produkti. Ky fakt dëshmon më së miri varësinë e fortë që ka tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri nga ky produkt, e cila është bërë edhe më e lartë në kushtet kur produktet e tjera janë ndikuar edhe më shumë nga kriza. Në 10 muaj, shqiptarët kanë paguar 614 milionë lekë, ose pothuajse 5 milionë euro për të siguruar kreditë që kanë në banka.
Sigurimi i jetës së debitorit është një produkt praktikisht i detyrueshëm, si kusht i bankave apo institucioneve të tjera të huadhënies për garantimin e kredive bankare afatgjata. Kontrata e sigurimit rinovohet çdo vit, deri në shlyerjen e plotë të detyrimit ndaj institucionit të huadhënies.
Rritja e numrit të kontratave nënkupton një rritje paralele të kontratave të kredisë bankare të këtij lloji. Ky sigurim është tipik sidomos në kredinë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët, megjithëse banka të veçanta mund të kërkojnë një sigurim të tillë edhe për kreditë konsumatore, kur ato prekin vlera të konsiderueshme.
Rritja e kontratave të sigurimit të jetës është një tregues tjetër se kreditimi këtë vit, sidomos në segmentin retail, po ecën më mirë se parashikimet e zymta që u krijuan pas prekjes së vendit nga pandemia. Megjithëse në volume, këtë vit kredia e re paraqitet në rënie krahasuar me vitin 2019, rënia është përcaktuar sidomos nga mbyllja e ekonomisë në tremujorin e dytë.
Pas rihapjes, kreditimi i individëve i është kthyer shifrave të ngjashme me kohën para krizës. Madje, për periudhën korrik-tetor, vlera mesatare mujore e kredisë së re për individët është madje 9% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shtysa kryesore ngelet kredia për blerjen e banesave, por një tendencë të ngjashme pozitive po shfaq edhe kredia konsumatore, që e ka kaluar shpejt goditjen që pësoi nga mbyllja e ekonomisë. Në tremujorin e tretë të vitit, kredia e re konsumatore u rrit me gati 50%.
Marrë nga Monitor.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur një kontroll ndaj të gjithë kontabilistëve dhe audituesve ligjorë të cilët kanë firmosur pasqyrat financiare të vit...
Më shumë se 8% e mësuesve në Shqipëri dhe 10% e mësuesve në Kosovë nuk përgatiten për orët mësimore në klasë.Të dyja shtetet kishin përqindjet më të larta të më...
2020-a ka qenë një vit që ka goditur jo vetëm buxhetin e qeverisë qendrore por edhe ato të qeverisjes lokale. Të dhënat e Raportit 9 mujor të përgatitur nga Pro...
Taksapaguesit shqiptarë do të duhet të paguajnë shumë më shtrenjtë projektet e reja rrugore, që janë përzgjedhur të jepen me koncesion, ndërkohë që vendi ka mun...
SHKODËR– Ndërron jetë Arben Hoti! Disa ditë më parë rasti i tij u denoncua në media, ku i riu pretendonte se mjekët dhe infermierët në spitalin e Shk...
Mjekja e familjes, Adriana Ilias, tha në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, se të gjithë pacientët me koronavirus kanë marrë shërbimin e ...
Qeveria do të rishikojë për herë të katërt me akt normativ buxhetin e këtij viti. Në një intervistë për televizionin Klan, ministrja e Financave dhe Ekonomisë A...
TIRANË– Mbyllja e pikave fizike të basteve sportive në të gjithë Shqipërinë në 2019-ën nuk ka çrrënjosur fenomenin, madje muajt e fundit është...
Pas vlerësimit në “B1” dhe me perspektivë “TË QENDRUESHME” në Tetor 2020, Moody’s ka kryer rishikimin periodik për Shqipërinë, njoftoi Ministria e Financav...
Një vit më parë, në ditët midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, babai i gruas sime vdiq. Kishin kaluar muaj që ishte diagnostikuar me kancer. Në kohën kur e viz...