Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Projekti i nisur me mbështetjen e Bankës Botërore, i cili parashikon mirëmbajtjen në bazë të performancës, me kontrata 5-vjeçare të 1300 kilometrave rrugë, është vlerësuar me ecuri “të kënaqshme në mënyrë të moderuar”.
Në raportin e fundit të Bankës, e cila po mbështet këtë projekt me një financim 80 milionë dollarë, thuhet se pas amendimeve që ju bënë kontratave, punët civile kanë ecur mirë dhe shumica e punëve rehabilituese në vitet e para të kontratave janë kryer. Por teksa banka ka mbajtur fjalën e saj lidhur me financimin, duket se qeveria nuk ka përmbushur detyrimet për bashkëfinancimin e programit, ndaj ekipi i BB-së propozon zgjidhje.
“Ecuria e tanishme dhe ristrukturimi i marrëveshjes së kredisë japin besimin se projekti është në rrugë të mbarë për të arritur objektivat e projektit dhe treguesit e lidhur me disbursimin. Ekipi i Bankës vëren se financimi i papërshtatshëm i palës tjetër mund të adresohet përmes shpërndarjes së burimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, midis programeve dhe projekteve, në përputhje me progresin e tyre përkatës” thuhet në dokument.
I njëjti raport sqaron se do të bëhet një vlerësim mbi ndikimet e projektit që me shumë gjasa do të plotësohet në qershor 2021 dhe do të drejtohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe ekipi i specializuar i asistencës teknike.
Deri në rishikimin e fundit të projektit ishin disbursuar rreth 50 milionë euro apo 65% e fondit total. Projekti u bë efektiv më 25 shtator 2015 dhe mbyllet sipas datës së rishikuar, më 31 dhjetor 2021.
Mirëmbajtja e rrugëve, katër kontrata aktive
Kontratat e mirëmbajtjes në bazë të performancës janë një model që po mbështeten nga Banka Botërore. Në total përfshihet mirëmbajtja e 1334 kilometrave rrugë në gjithë vendin, përmes katër kontratave të lidhura me operatorët që kanë fituar garën gjatë procedurës së zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
E para, është kontrata A që përfshin Rajonin Verior Shkodër-Kukës, me gjatësi në kilometra 336 dhe me vlerë 21.2 milionë euro që është marrë nën menaxhim nga (JV) BIOLIAP A.T.E.V.E. & GECI LTD.
E dyta, është zona B që përfshin Rajonin Veri /Qendër/Lindje – Tiranë – Dibër me gjatësi 286 kilometra dhe me vlerë 19.6 milionë euro, e fituar edhe kjo nga (JV) BIOLIAP A.T.E.V.E. & GECI LTD.
E treta, zona C, përfshin rajonin Qendër/Jugor Lindje Fier-Elbasan – Korçë me gjatësi 419 kilometra, me vlerë 11.6 milionë euro dhe e lidhur me kompaninë Rawafed Al-torok Contracting Establishment.
E katërta zona D, rajoni jugor-Vlorë-Gjirokastër, me gjatësi 350 kilometra, me vlerë 13.7 milionë euro dhe operator fitues, Elicatechnical Commerce Societa & Salillari sh.p.k.
Marrë nga Monitor.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Bashkia e Tiranës parashikon në projektbuxhetin e vitit 2021 që të mbledhë 14 miliardë lekë (115 milionë euro) nga taksat dhe tarifat që do të paguajnë bizneset...
Numri i kontratave të sigurimit të jetës së debitorëve këtë vit është në rritje, duke dhënë sinjale të mëtejshme të zgjerimit të kreditimit afatgjatë të ekonomi...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur një kontroll ndaj të gjithë kontabilistëve dhe audituesve ligjorë të cilët kanë firmosur pasqyrat financiare të vit...
Më shumë se 8% e mësuesve në Shqipëri dhe 10% e mësuesve në Kosovë nuk përgatiten për orët mësimore në klasë.Të dyja shtetet kishin përqindjet më të larta të më...
2020-a ka qenë një vit që ka goditur jo vetëm buxhetin e qeverisë qendrore por edhe ato të qeverisjes lokale. Të dhënat e Raportit 9 mujor të përgatitur nga Pro...
Taksapaguesit shqiptarë do të duhet të paguajnë shumë më shtrenjtë projektet e reja rrugore, që janë përzgjedhur të jepen me koncesion, ndërkohë që vendi ka mun...
SHKODËR– Ndërron jetë Arben Hoti! Disa ditë më parë rasti i tij u denoncua në media, ku i riu pretendonte se mjekët dhe infermierët në spitalin e Shk...
Mjekja e familjes, Adriana Ilias, tha në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, se të gjithë pacientët me koronavirus kanë marrë shërbimin e ...
Qeveria do të rishikojë për herë të katërt me akt normativ buxhetin e këtij viti. Në një intervistë për televizionin Klan, ministrja e Financave dhe Ekonomisë A...
TIRANË– Mbyllja e pikave fizike të basteve sportive në të gjithë Shqipërinë në 2019-ën nuk ka çrrënjosur fenomenin, madje muajt e fundit është...