LIVE UPDATES
Aktualitet

553 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Aurel Plasari ndan fragmentin nga libri i tij: Arbëria ishte tanimë vetëm një trup m

17 Janar 2021, 16:48 Nga DOSJA
553 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Aurel Plasari ndan fragmentin

TIRANË– Shkrimtari dhe porfesori Aurel Plasari ka ndarë sot në kuadër të 553-vjetorit të vdekjes së Heroit Tonë Kombëtar, Skënderbeu, një fragment nga libri i tij me titullin ‘Skënderbeu, një histori politike’. Në fragmnetin e ndarë flitet pikërisht për vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, 17 Janarin e vitit 1468.

Siç edhe përshkruhet nga Fallmerayeri në libër, pas kësaj vdekjeje, Arbëria ishte tanimë vetëm një trup mbetur pa shpirt e frymë. Kjo pasi, me vdekjen e Gjergj Kastriotit shteti më i madh i krishterë i Ballkanit, sikurse e kanë quajtur, ishte shpërbërë.

Fragment nga libri i Aurel Plasarit

VDEKJA, 17 JANAR 1468

Dhe gjithçkaja u rrënua”: e ka dhënë në mënyrë tejmase koncize Giovanni Muzaka situatën e Arbërisë mbas vdekjes së Skënderbeut. “Ishte një tokë e shkretuar për tmerr, – e përshkuan Jirečeku situatën mbasskënderbegiane të Arbërisë. – Vetëm midis Galipoje e Adrianopoje gjendeshin aq shumë qytete të shkretuara sa në krahinën e Shkodrës nuk kishte mbetur seli kishtare më këmbë, para së gjithash selitë peshkopale të Sardës, të Drishtit, të Baleçit, të Shatit etj., që ndodhen edhe sot të rrënuara qysh prej shek. XV”. “Ai ishte i vetmi Moisi – ka shënuar në Kujtimet e veta kalorësi Sagredo – që mund ta nxirrte nga skllavëria e Egjiptit dhe nga shtypja e Faraonit të Kostandinopojës Popullin Besnik…”. “Arbëria kishte vdekur tok me të”, thotë Lamartine-i në Historinë e vet kur përmend vdekjen e Skënderbeut. “Arbëria ishte tanimë vetëm një trup mbetur pa shpirt e frymë”, e ka përshkruar Fallmerayeri situatën mbasskënderbegiane.

Zotërve njëherësh aleatë dhe rivalë të tij – Thopia, Arianitë, Spanë, Zaharia, Dukagjinë, Muzakë, Skura e të tjerë – do t’u duhej të zgjidhnin njërën nga disa rrugët. Një pjesë shpejtuan të hidhnin në dorë ngastrat e Arbërisë që kishin qenë dikur “të tyret” dhe pranuan kompromisin duke u vënë në shërbim të pushtuesit dhe duke mohuar besimin e tyre dhe të të parëve të tyre, më shqip: duke tradhtuar Jesu Krishtin – tradhti e tradhtive – me vdekjen e të cilit kishin qenë pagëzuar brez mbas brezi. Një pjesë tjetër – më të vegjël se më të mëdhenjtë – parapëlqyen të tërhiqeshin në male për t’i ikur sundimit të pushtuesve me shpresën që do të mundnin ta vijonin qëndresën duke mos tradhtuar as kujtimin e “prijësit” dhe të luftërave të tij, as besimin e të parëve. Pjesa tjetër, pa pranuar të poshtëroheshin në vendin e tyre, zgjodhën ta braktisnin atdheun, të iknin e të endeshin në brigje të huaja, qoftë edhe duke u deklasuar e duke lypur: “Mërgim mjerimi dhe mynxyre” e cilësoi Muzaka që e provoi vetë.

Me vdekjen e Gjergj Kastriotit “shteti më i madh i krishterë i Ballkanit”, sikurse e kanë quajtur Šufflay, Jirečeku etj., ishte shpërbërë. Arbëria dhe arbërit e Gjergj Kastriotit e kishin humbur pavarësinë e fituar dhe të mbrojtur me njëçerek shekulli qëndresë dhe luftëra. Vetjakësim heroik i trimërisë dhe inteligjencës së një populli në epikrizën historike të tij, – ndoshta edhe i “patriotizmit të egër” dhe “gjenisë aventuroze”, si mendonte një Lamartine, – Skënderbe të dytë nuk kishte.

Por të thuash thjesht që “Skënderbe të dytë nuk kishte” për të shpjeguar humbjen e Arbërisë do të thotë të përmendësh një shkak metafizik dhe vetëm kaq. Rrethanat historiko-politike të qëndresës dhe të luftërave të tij dëftojnë që ai të kishte komanduar e qeverisur në mënyrë të tillë që, mbas vdekjes së tij, të mos kishte më “zëvendësues” dhe shteti i tij të mos qëndronte më në këmbë. Janë situata të kuptueshme për epoka si e tija: kurrfarë qortimi nuk mund t’ia bëjnë historianët. Kur e pyetën heroin e Machiavellit, Castruçio Castranin në hjekë e sipër, se si do të donte ta varrosnin, ai u përgjigj: “Me fytyrën përmbys, sepse e di që, me vdekjen time, ky vend do të vejë dëm”.

Peshkop Segoni ka treguar se vdekja e tij u pat qarë jo vetëm nga viset përreth, si dhe nga vetë turqit, por “nga gjithë princërit e Europës”.

Nga: Skënderbeu – një histori politike, Tiranë 2010 © fb a.p.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 535 vjetori i vdekjes se skenderbeut gjergj kastriot skenderbeu 535 vjetori i vdekjes se skenderbeut gjergj kastriot skenderbeu

Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Janar 2021, 15:31

TIRANË– Ajo është një vajzë e imët, me flokët e lyera bjond dhe e qetë. Takimi me të është gati “rastësor”, megjithatë ajo vendos të flasë, por me ku...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet