LIVE UPDATES
Politike

6 marsi/ Basha prezanton Luan Hakën: Mos bini pre e marifeteve, ‘haka’ do shkojë tek i zoti

23 Shkurt 2022, 10:45 Nga DOSJA
6 marsi/ Basha prezanton Luan Hakën: Mos bini pre e marifeteve,

DIBËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot në Dibër kandidatin e PD për zgjedhjet e pjesshme lokale, Luan Haka. Në fjalën e tij, Basha tha se Haka ishte kandidati më i mirë që mund të zgjidhte për Dibrën dhe do kujdesej për ta bërë qytetin një vend më të mirë. Basha theksoi se dibranët nuk duhet të kenë më kryebashkiakë të modelit të korruptuar si kryeministri Edi Rama. Sipas tij, dibranët nuk duhet të bien pre e sajesave dhe matifeteve të mazhorancës socialiste. 

“Është mahnitese të jem ketu, në qytetin e bukur të Dibres. Atmosfera është e kaq e mrekullueshme. Plot me shpresë dhe etje per ndryshim në qytet. Luan Haka është kandidati më i mirë për Dibren. Ai është pjesë e Dibres. Jam krenar që është kandidat i Partisë Demokratike. Ai do kujdeset për Dibren, per dibranet. Luani do ta bëjë Dibren nje vend më të mirë për të gjithe pavaresisht se është i djathtë apo i majtë, per ti shërbyer njerëzve dhe familjeve Dibra DO VOTOJË PARTINË DEMOKRATIKE, sepse dibranët nuk bien pre e sajesave dhe marifeteve të reja. LUAN HAKA ËSHTË KANDIDATI I PD për kryetarin e ri të bashkisë. Ka vetëm një rrugë për dibranët që mos të kenë për kryebashkiak modelin e Edi Ramës, të inceneratorëve, modelin e korrupsionit të Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë: Vota për Luan Hakën,”-u shpreh ndër të tjera Basha.

Ndërkohë që ndër të tjera, Basha gjithashtu u ndal edhe te afera e inceneratorëve. Ai bëri me dije se përditë po dalin të vërtetat e kësaj afere të konsideruar si më e rënda në historinë e Shqipërisë. Basha tha se mazhoranca socialiste po drejton si bandë qeverinë. Në fund, Basha e mbylli fjalën e tij duke çmuar kandidatin e PD Luan Hakën dhe se shpreson që në 6 mars të fillojë ndryshimi.

“Vëllezër dhe motra e vërteta shpesh vonon ashtu si drejtësia, por nuk vonon. Ditë për ditë të vërtetat po dalin në pah. Drita që shkëlqen sot pak skuta të errëta le. Kudo anembanë kësaj bashkie ku ka njerëz që duan jetë normale për fëmijët, ku ka fëmijë, në emër të së cilit foli edhe Lindi që është një 18-vjeçar me shpresa e dashuri për këtë tokë, për familjen e tij. Korrupsioni po mbyt njerëzit. Shpresa foli për atë që ndjejnë gratë, nënat dhe gjyshet dibrane. Një bashkim i vullneteve të Dibrës nuk ka si ta lë në baltë Dibrën sot. Ndaj jam i bindur se në këtë dritë të së vërtetës që përcëllon e djeg gënjeshtrat dhe mashtrimet nuk do e ketë të lehtë as shkatërrimtari i ëndrrave të të rinjve dibranë, i varfërisë, i atij që para 8 vitesh erdhi në pushtet me premtime të jashtëzakonshme dhe sot është në qeveri si kreu i qeverisë më hajdute. Siç po dëshmojnë inceneratorët, që është një nga aferat korruptive që po u merren shqiptarëve. Janë hequr nga tryezat, për të pasuruar një grusht njerëzish. Ishte PD, ju, demokratët, qëndresa jonë, kauzat tona që bënë të mundur daljen e së vërtetës dhe së shpejti drejtësia do të veprojë. Shqiptarët nuk e kanë hak këtë varfëri dhe mjerim. Vjen prej një bande në krye të qeverisë. Ata meritojnë diçka tjetër, askush prej nesh nuk vjen me iluzione, por shpresë dhe ndryshim. Gjithkush mund ta ketë shpresën për të ndërtuar një të ardhme për fëmijët e tyre, duke e arsimuar si ato që kishim dhe do të kishim edhe në Peshkopi. Mençuria dibrane ndonëse është derdhur dhe frymëzon në të gjithë Shqipërinë nuk e harron djepin e vet. Këtu do e kenë institucionin për brezat e rinj. Politika nuk është e keqe, të keqe e bëjnë njerëzit, ata që i kanë hyrë në hak shqiptarëve. Të mirët e bëjnë njerëzit, ata që do të bëjnë që Haka ti shkoj të zotit, e ky është Luan Haka. Ai do kthej besimin në familjet dhe vatrat dibrane. Dua ta mbyll me takimin e fundit që pata, me të rinjtë dibranë, i cili më tha se ishte kthyer për të parë familjen. Ai më tha se ka shpresë e besim që gjërat do të ndryshojnë. Duken fjalë të thjeshta, por nuk janë të tilla. Sot jam këtu për t’u zotuar para jush, dibranëve të mençur, të zotë e patriot, që nuk e keni lëshuar Dibrën, se ndryshimi është dhe mbetet misioni 1 i PD dhe i imi. Ndaj në krah të Luan Hakës dhe me gjithë shqiptarët le ta bëjmë ndryshimin të mundur duke nisur me votën dibrane më 6 mars, për Luan Hakën”, tha Basha.

Në fund, Basha realizoi një selfie me demokratët e Dibrës duke bërë thirrje në Facebook që dibranët të votëbesojnë Luan Hakën si kryebashkiakun e ri të Dibrës.

SHIKO DHE KËTË:

FT/ Basha selfie me demokratët e Dibrës: Votoni Luan Hakën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne diber lulzim basha lulzim basha ne diber

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë