Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
VD-‘Jam krenar për Tahirin’/Rama s’përmbahet, “viktima” e radhës bëhet Çupi: Rrëzove Saliun
23 Shkurt 2022, 13:33Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në komisionin Hetimor për Inceneratorët se është krenar për punën që ka bërë Saimir Tahiri. Ai tha se Tahiri ka bërë punë të mirë si dhe çdo ministër që ka punuar me të. Po ashtu, ai sulmoi dhe deputeten e PD-së, Dhurata Çupin, së cilës i tha se ka hedhur poshtë Berishën.
PJESË NGA MARRJA NË PYETJE:
Helidon Bushati: Kanë dy javë që janë mësuar me mesazhe…Janë mësuar o burrë…
Edi Rama: Ju pak kohë keni që po merrni frymë kaq lirisht. Po ky moj ky…
Helidon Bushati: Ta thashë që në fillim kur erdhe.
Edi Rama: Për punën e krenarisë e them hapur jam shumë krenar për punën që kam bërë me Saimir Tahirin dhe që ai ka bërë me mua. Për çfarë një ministër bën jashtë punës dhe detyrave që ka me mua. Është përgjigjësi individuale.
Dhurata Çupi: Të gjithë po i hedh?
Rama: Cilin po hedh? Po ti hodhe gjitha atë kreshnik, ti hodhe Sali Berishën që të ngriti. I kënaqur jam që e hodhe, se unë e kam hedhur kur isha i vogël kur ju nuk e kuptonit çfarë ishte. Të shohim sa do të të mbajë Luli.
TIRANË– Qëndrimi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët për disa orë duket se e ka lodhur kryeministrin Edi Rama. Në një moment, ai ngatërroi mbiemr...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për bashkëpunimin e tij me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ku tha se gjatë kohës që ishte ministër kanë folur...
TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri do të padisë deputeten e Partisë Demokratike Oriola Pampuri për shpifje. Ish-m...
TIRANë – Kryeministri Edi Rama u përgjigj lidhur me pyetjene e kryetares së komisionit hetimor parlamentar të inceneratorëve nëse para të shtetit shqiptar...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u përgjigj pyetjeve të bëra nga kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve për procedurat e fituesve të kompanive...
DIBËR – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha realizoi një foto me simpatizantët demokratë të Dibrës pasi prezantoi kandidatin Luan Haka për zg...
DURRËS – Presidenti i Republikës Ilir Meta u ndal sot në qytetin e Durrësit për të nderuar ish-futbollistin Vladimir Ajazi, i cili u nda nga jeta vit...