LIVE UPDATES
Politike

73-vjetorin i Kryengritjes së Postribës, Gazment Bardhi: I njëjti sistem është ngritur edhe sot në Shqipëri

9 Shtator 2019, 13:57 Nga DOSJA

SHKODËR- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, Kryetarja e Lëvizjes Demokratike të Gruas Shqiptare, Albana Vokshi, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, përfaqësues të familjeve, të cilët morën pjesë në Kryengritjen e Postribës, përfaqësues të shoqatave antikomuniste në Shqipëri dhe pushtetit lokal morën pjesë në përkujtimoren e 73 vjetorit të kryengritjes së Postribës.

Më 9 shtator 1946 malësorët dhe klerikët e Postribës kundërshtuan regjimin komunist të instaluar në Shqipëri. Kjo ishte kryengitja e parë antikomuniste në bllokun lindor i cili u ndoq nga pasoja më të tmerrshme të krimeve që diktatura kreu ndaj shqiptarëve përgjatë viteve të sundimit në vend, duke internuar, vrarë e burgosur intelektualë, gra, fëmijë e kundërshtarë të regjimit. Në emër të PD, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, tha se 73 vite më pas, kryengritja e Postribës na thërret për të luftuar për lirinë, për të mos pranuar sundimin.

FJALA E PLOTË

Fillimisht dua t’ju përcjell përshëndetjet e përzemërta të Kryetarit të Partisë Demokratike z. Basha, i cili për shkak se ndodhet në një aktivitet jashtë Shqipërisë e kishte të pamundur të ishte këtu sot me ju. Unë ndjehem i privilegjuar që përfaqësoj Partinë Demokratike në këtë aktivitet të organizuar në kuadër të kësaj dite përkujtimore, sepse 9 shtatori, për çdo malësor, për çdo shkodran, për çdo qytetar të vendit, por sidomos për ne demokratët,  është një moment i rëndësishëm për të përkujtuar atë që ndodhi këtu, kryengritjen e parë antikomuniste në Europë.

Politikisht, ne demokratët, mund ta themi me bindjen e plotë dhe me krenari, se jemi bijtë e asaj lëvizje që ndodhi 73 vite më parë. Ne demokratët e kemi vijuar, e kemi pasur në ADN-në tonë mesazhin, amanetin e atyre burrave që dhanë jetën për liri.Atë që nisën ata, e realizuan shqiptarët në vitet ‘90. Sot me nderim përkulemi përpara qindra intelektualëve, klerikëve dhe burrave trima të Postribës që frymëzuan dhe realizuan kryengritjen e parë antikomuniste në Europë. Që tronditi nga themelet regjimin gjakatar, që kishte vënë në shënjestër patriotët e Shqipërisë, që donin vendin të lirë, demokratik dhe të pavarur.

Vlerësim maksimal për ata burra që të parët e ndjenë, e kuptuan se çfarë e keqeje po i vinte vendit, dhe këtë e kuptuat herët, qysh në ditën e parë, dhe rezistuan e u sakrifikuan në vitin 1946. 73 vite më pas, kryengritja e Postribës mbetet aktuale; sepse na thërret për të qëndruar sërish, për të luftuar për lirinë, për të drejtat humane, përkushtimin për të mos pranuar sundimin. Sepse edhe sot, kemi në fuqi një regjim që po sfidon çdo ditë, të drejtat, liritë dhe vlerat tona europiane. Kemi në emër të çdo demokrati, nderimin më të thellë para çdo patrioti të kombit, para Postribës, para trimave të Postribës, që 73 vite më parë e paguan me gjakun e burrave të kësaj treve, përpjekjen për liri.

Kurajoja e Postribës, tregoi se komunizmi nuk ishte zgjedhja e këtij populli, por një sundim që u vendos me dhunë, që ishte gati të bënte gjithçka për pushtet. Ne s’mund të harrojmë dhe kemi shumë për të mësuar nga ajo kurajo e atyre që i bënë ballë terrorit dhe barbarive komuniste që e kishin vendosur në shënjestër Postribën e Shkodrën, duke vrarë e prerë, torturuar, burgosur e internuar.

Një lëvizje që u pa dhe u shënua edhe ndërkombëtarisht, duke i treguar gjithë botës se çfarë sistemi gjakatar po instalohej në Shqipëri. Ai vizion, ajo rezistencë janë një leksion i përhershëm, sepse liria nuk është e dhënë një herë e mirë dhe s’mund ta marrim të mirëqënë, sepse qytetarët rrezikohen gjithnjë nga qeveritë shtypëse.

Ai vizion dhe ajo kurajo na lypset edhe sot, pasi një prej të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, e drejta për të votuar dhe zgjedhur të lirë, është cënuar dhe është goditur thellë, këtu, në Shkodër dhe në mbarë vendin. Dhe kjo ndodh prej kësaj qeverie në mënyrë të përsëritur edhe sot, çdo ditë. Kam frikë se patriotët e kryengritjes së Postribës, do të na qortonin rëndë po të shihnin se sot sërish është në rrezik dhe luhet me këtë liri fondamentale, me vlerat kryesore të qytetërimit.

Ne kujtojmë, por respekti më i madh për atë lëvizje, për atë kryengritje do të ishte nëse angazhohemi të gjithë që regjime e sundime të tjera të mos instalohen më në vendin tonë. Të mos lejojmë më hordhi e brigada të krimit, që marrin pushtetin me çdo kusht e shtypin pastaj qytetarët e tyre. Ju e dini mirë, dhe unë ju siguroj në emër të Partisë Demokratike se ka nisur numërimi mbrapsht i kohës së bijve të etërve. Me burrat e gratë e Postribës, me të rinjtë e të rejat, me malsorët me shkodranët dhe me çdo qytetar kudo në vend do t’i japim fund këtij regjimi të korruptuar e kriminal, e do t’i hapim sërish Shqipërisë rrugën europiane.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 73 vjetori i kryengritjes së postribës gazment bardhi masakra e postribës 73 vjetori i kryengritjes së postribës gazment bardhi masakra e postribës


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet