LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-PD e mbyllur, Bardhi: Bëjmë rregullime,Berisha thirrje për dhunë krah trafikantit

6 Janar 2022, 15:10 Nga DOSJA
VD-PD e mbyllur, Bardhi: Bëjmë rregullime,Berisha thirrje për

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka cilësuar protestën e thirrur më datë 8 janar nga ish-kryeministri Sali Berisha si një skenar për dhunë e për përplasje mes demokratëve. Në një deklaratë për mediat, pas herës së dytë që grupi i mbështetësve të Berishës vjen në selinë blu dhe gjen dyert e mbyllura, Bardhi tha se në degën qendrore të Partisë Demokratike nuk është bërë asnjë modifikim. Ai shtoi se dyert janë mbyllur pasi po lyhet godina e po bëhen rregullime të vogla me adezivë, duke shtuar se e gjithë kjo situatë po përdoret nga ish-kryeministri Sali Berisha për të përplasur demokratët.

Numri dy i Partisë Demokratike deklaroi gjithashtu se ish-kryeministri Berisha shoqërohet nga trafikantë droge duke përmendur edhe emrin e Myftar Lumneshit. Sipas Bardhit, Lumneshi është një nga trafikantët e drogës që shoqëron Berishën pjesë e grupit kriminal B9 që operon në Britaninë e Madhe.


Përsa u përket akuzave të mbështetësve të Berishës si Aldo Bumçi, Ivi Kaso të cilët gjetën dyert e mbyllura, Bardhi tha se në fakt ata në tetë vite nuk kanë shkuar kurrë në selinë blu e se të gjithë deklaratat e tyre vijnë pasi kanë ‘hallin personal të Berishës’.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike njeh dhe respekton vetëm vullnetin e demokratëve, anëtarëve të partisë, Kryesisë, Këshillit Kombëtar dhe Kuvendit Kombëtar. Kjo është arsyeja pse më 18 Dhjetor vendosëm në shumicë dërrmuese të zgjedhim të ardhmen, dhe jo të bunkerizojmë partinë për interesin e vetëm një njeriu, të shpallur si të padëshiruar për korrupsion domethënës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vullnetit të shumicës dërrmuese të demokratëve, vullnetit të shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë, Sali Berisha po përpiqet t’i mbivendoset, t’i imponohet me dhunë dhe me një retorikë përçarëse.
Për fat të keq ushqimi i përditshëm që Sali Berisha i ofron opinionit publik dhe demokratëve janë skenat teatrale, inskenimet, sajesa, aktet dhe veprime që synojnë të dëmtojnë interesin elektoral dhe politik të Partisë Demokratike, mashtrime të përditshme, që sa më shumë kalon koha, aq më absurde bëhen.
Shpikja çdo ditë e një kauze të rreme, që kulmon me absurdin e thirrjes së një proteste kombëtare kundër Partisë Demokratike, në oborrin e Partisë Demokratike, për shkak se po lyhen muret e godinës, po vendosen adeziv, dhe po rregullon ambientet e punës, është keqpërdorimi më i madh që një demokrat mund t’i bëjë një demokrati. Dhe padyshim është e qartë që kjo lëvizje, kjo protestë e thirrur ka vetëm një qëllim, të bunkerizojnë Partinë Demokratike, njëlloj siç është bunkerizuar personalisht Sali Berisha dhe familja e tij. Që prej 9 shtatorit nga goja e Sali Berishës keni dëgjuat gjithfarë gënjeshtrash, akuzash dhe manipulimesh. Kjo me qëllimin e vetëm për ta shndërruar Partinë Demokratike në mburojë dhe në shërbim të hallit të tij personal. Çdo demokrat e shqiptarë e ka pare se si firmat e delegateve, fillimisht u mbyllën në kasafortë. U tha publikisht, në mënyrë të përsëritur se firmat do të hapen në 11 dhjetor, në një proces transparent të verifikimit të çdo firme dhe çdo delegati. Në një proces që do të merrte orë të tëra në 11 Dhjetor. Dhe atë ditë, në fakt, në vend të transparencës u mbyllën dyert jo vetëm për këdo që donte të verifikonte dhe shikonte kush ishin ata që morën pjesë në mitingun e 11 dhjetorit, por u nxorën jashtë në mënyrë të paprecedentë edhe përfaqësuesit e medias. Më pas secili prej jush gjatë gjithë këtyre ditëve ka dëgjuar nga goja e Sali Berishës dhe cilitdo që ka vendosur interesin e Sali Berishës mbi interesin e demokratëve dhe interesin e Partisë Demokratike se u realizua, një i ashtuquajtur referendum, ku morën pjesë 44 mijë e ca anëtarë të partisë. Në fakt, institucionet e PD kanë zgjedhur që në nisje të kësaj farse dhe mashtrimi të madh publik, për të kamufluar interesin dhe hallin e madh me hallet e vërteta që kanë demokratët që të mos merren me çështje që diskreditojnë në sytë e opinionit publik dhe të çdo shqiptari emrin dhe logon e PD. Kjo ka qenë arsyeja përse nuk jemi marrë kurrë me një proces ilegjitim të realizuar gjatë gjithë kësaj kohe nga Sali Berisha. Mirëpo duke qenë se faktet kanë filluar të dalin falë medias. Dua të falënderoj televizionin Abc Neës e më pas mediat e tjera për transparencën që i ofrojnë opinionit publik tek dega ku Sali Berisha përdori si triumfin e tij lagjen e Lulzim Bashës. Sot çdo shqiptar, çdo demokrat ka parë se si nga 117 anëtarë të PD, nga rreth 190 individë që kanë hyrë brenda ambientit ku bëhej votimi, rezultati u shpall se kishin marrë pjesë në atë votim më shumë se 760 anëtarë të PD. E vërteta është se vetëm në atë degë, ku secili prej jush por edhe opinioni publik ka mundësinë të shikojë falë këtij televizioni por edhe mediave të tjera që nuk e kanë censuruar këtë lajm, 12 orë filmime nga momenti i hapjes së derës e deri në momentin kur është mbyllur procesi i votimit sesi nga 1300 anëtarë që ka gjithsej Dega 8, që është në mes të Tiranës, kanë marrë pjesë jo më shumë se 117 anëtarë, pra më pak se 10% e anëtarëve, pjesë përbërëse të kësaj dege të partisë. Sigurisht që faktet tona, provat tona janë që ky proces është realizuar në këtë formë në të gjitha degët e partisë. Mirëpo ne kemi vendosur të heshtim në funksion të mbrojtjes së të interesit të PD dhe interesit të demokratëve. Mirëpo shqiptarët dhe demokratët e kanë të qarët se kur një manipulim i tillë me 5-fishim apo 6-fishim të numrit të pjesëmarrjes në të ashtuquajturën referendum, ku Sali Berisha vetë harton listat e anëtarëve, vetë verifikon anëtarët, vetë jep fletat e votimit, vetë i futë në kuti dhe vetë i numëron. Kur ky proces është deformuar në këtë formë në mes të Tiranës, imagjinoni çfarë ka ndodhur në çdo cep të Republikës së Shqipërisë! Aktet e zbuluara vetëm sot në një nga degët e partisë, e bëjnë edhe më të qartë faktin e njohur tashmë botërisht se shumica dërrmuese e demokratëve kanë zgjedhur të ardhmen. Demokratët e kanë kuptuar se Sali Berisha u mundua të manipulonte thjesht dhe vetëm vetëm për hallin e tij personal. Në fakt e vërteta është që në 31 vite angazhim politik Sali Berisha ka provuar më shumë se një herë se nuk vendos asgjë mbi interesin e tij personal. Faktet e manipulimit qesharak edhe të asaj farse që u quajt referendum, tregoi braktisjen dhe dëshpërimin që shtynë Sali Berishën drejt thirrjes për dhunë dhe përplasje mes demokratësh, si mënyra ideale, më e mirë për ti dhënë frymëmarrje qeverisë më të korruptuar në Europë, qeverisë së Edi Ramës.

Pyetje: Kemi një lajm të ABC NEWS 10 min…

Gazment Bardhi: Keni një link ku është video e plotë në wetransfer, e publikuar nga ABC NEW. A mund ta hapim live të lutem, për t’ju treguar se ku ndodhet linku se thatë është 10 minuta, është plotë 12 orë. Dhe do të duhet falenderuar ky televizion dhe çdo televizion tjetër që i shërbën të vërtetës. Nuk i manipulon demokratët për hallet personale të Sali Berishës, familjarëve të tij dhe subjekteve private që përfitojnë nga financimet e familjarëve të Sali Berishës.

Pyetje: Kjo video e cila ju thoni se është 12 orë ju e keni monitoruar? E keni numëruar që janë vetëm 117 anëtarë në 12 orë video?

Gazment Bardhi: Jo vetëm këtë, por çdo degë e PD-së ka paraqitur pranë sekretariatit të partisë prova të plota të manipulimit të 71 degëve të partisë. Ajo që unë mund të konfirmoj është kjo, ka degë partie ku numri i anëtarëve pjesmarrës në votim është më i lartë se sa vetë numri i anëtarëve të partisë në atë degë. Mirëpo ne kemi zgjedhur të heshtim sepse interesi ynë është interesi i demokratëve dhe i PD. Ne nuk mund ta paraqesim këtë seli, PD-në si një parti karagjoze ku një individ për shkak të hallit të tij kërkon të shndërrojë të gjithë partinë në një parti të diskretituar në sytë e opinionit publik. Ne jemi parti që konkurojmë për të qeverisur Shqipërinë dhe do të duhet të jemi modeli i së ardhmes dhe ndryshimit për çdo qytetar shqiptar.

Pyetje: Ju flisni për transparencë. Ditën e djeshme nuk jemi lejuar që të futemi brenda sepse ka punime, sot mund të futemi të bëjmë transparencë për publikun?

E kam ezauruar edhe një herë çështjen e hyrje-daljeve. Për mua se ku hyn dhe ku del Gaz Bardhi, Jorida Tabaku apo Lulzim Basha nga dera e parë apo dera anësore e selisë qëndrore të PD ka zero rëndësi për opinionin publik.

Ajo që unë pres me shumë dëshirë që secila media e cila i shërben të vërtetës dhe transparencës, është të trokasë në zyrën e z. Berisha dhe ti kërkojë t’i realizojë premtimet e tij publike. Së pari për transparencë të plotë të delegatëve të kuvendit që e quajti, që në fakt ishte mitingu i 11 dhjetorit. Ju premtoi transparencë, lexim të çdo emri, një proces verifikimi në sy të mediave dhe ju nxori përjashta. Së dyti, ju premtoi që shpenzimet dhe faturat e mitingut luksoz të 11 dhjetorit do të ishin publik për opinionin publik, madje do të informonte qytetarët shqiptarë dhe demokrat se kush ishin financuesit e mitingut luksoz të 1 dhjetorit. Pas publikimit do të shikoni që është top lista e oligarkëve që marrin nga mëngjesi në darkë, paratë e shqiptarëve, me firmë të Edi Ramës.

Pyetje: Pse dyert e PD janë të mbyllura për deputetët dhe për ju janë të hapura?

Gazment Bardhi: Nuk janë të mbyllura dyert për asnjë deputet.

Pyetje: Zoti Noka, zoti Spaho.

Gazment Bardhi: E kam thënë edhe dje dhe e kam sqaruar, cilido që dëshiron për arsye pune, për arsye pune, të përdor ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike është i lutur të kontaktojë administratën për të pasur mundësi për hapjen dhe për tu futur në selinë qendrore të Partisë Demokratike. Mirë po, besoj, ju jeni dëshmitarë, që as Aldo Bumçi, as Ivi Kaso, as Gent Strazimiri s’kanë ardhur ndonjëherë në selinë e PD-së në këto 8 vite për të bërë mbledhje me degët e partisë. Sepse degët e partisë kanë selitë e tyre dhe çdo mbledhje që bën çdo degë e partisë bëhet në selitë e degëve. Ajo është e qartë, është një shoë, tërësisht një shoë, për të mbajtur të fokusuar gjithë vëmendjen tek halli personal i Sali Berishës. Halli personal i Sali Berishës është pushteti në Partinë Demokratike, që pushtetin në Partinë Demokratike ta përdorë si mburojë për hallet dhe problemet e tij dhe të familjarëve të tij. Kuvendi i 18 dhjetorit dhe shumica dërmuese e demokratëve kanë vendosur që kjo godinë dhe Partia Demokratike i shërben interesit vetëm të demokratëve dhe të asnjë personi të shpallur non-grata.

Pyetje: Zoti Bardhi, ju i kërkuat Sali Berishës që të bëjë transparencë emrat e delegatëve të 11 dhjetorit, por nga ana juaj janë publikuar vetëm emrat e delegatëve që morën pjesë në 18 dhjetor. Pse nuk i publikoni funksionet e tyre?

Gazment Bardhi: Së pari, e kam thënë dhe përsëritur dhe nuk duhet të biem në përsëritje të një propagande mashtruese. Çdo delegat dhe anëtar i Kuvendit Kombëtar funksionin e tij në mbledhjen e kuvendit e ka anëtar i Kuvendit Kombëtar. Nëse unë të them ty Gazment Bardhi kryetar i seksionit numër 189, besoj as ti as opinioni publik nuk ka rëndësi se ku unë e ushtroj funksionin në degën përkatëse, ka rëndësi nëse unë jam apo jo delegat i Kuvendit Kombëtar.
Prandaj caktohen si delegatë mbi bazën e funksionit. Në momentin që unë publikoj që në mbledhje ka qenë Gazment Bardhi secili prej anëtarëve të degës  të partisë përkatëse e di edhe funksionin që ka. Unë bëj transparencë të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar që ka marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit. Sigurisht që kjo transparencë ndodh për herë të parë mirëpo bëhet në të njëjtën formë që ne e kemi publikuar apo përdorur listat e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar në çdo Kuvend Kombëtar që kemi realizuar. Unë mund t’ju vendos në dispozicion si është votuar dhe ku kanë firmosur, në çfarë lloj listash kanë firmosur anëtarët e Kuvendit në Kuvendit pararendës, e kështu me radhë në çdo Kuvend të Partisë Demokratike. Janë t të njëjtat, është i njëjti format liste sepse prodhohen nga një sistem elektronik që funksionon prej më shumë se 2 vitesh në Partinë Demokratike. E rëndësishme është që ne nuk e kemi bunkerizuar anëtarët e Kuvendit Kombëtar, nuk i kemi mbyllur në kasafortë , i kemi bërë publike për çdo anëtar të partisë apo demokrat  apo qytetar shqiptar që ka interes të dijë se  kush janë anëtarët që kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Pyetje: Ju keni deklaruar se persona me rekorde kriminale, të dënuar në Britaninë e Madhe janë parë brenda selisë. A mund të na thoni emrin ju lutem?

Gazment Bardhi: Po, shoqëruesi i Sali Berishës, Myftar Lumneshi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Berisha në lagjen e Bashës, Bardhi: 12 orë filmime tregojnë manipulimin, ishin 10%

Bardhi flet me emra: Myftar Lumneshi, trafikanti i drogës që shoqëron Sali Berishën

Bardhi: Strazimiri e Bumçi s’kanë ardhur 8 vite në selinë e PD-së për mbledhje dege

Bardhi: Po heshtim sepse nuk duam ta kthejmë PD në parti karagjoze

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gazment bardhi perplasje ne partine demokratike gazment bardhi perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion