LIVE UPDATES
Aktualitet

88-vjeçarja i lë shtëpinë në këmbim të përkujdesjes, kujdestarja i merr banesën

2 Qershor 2021, 20:46 Nga DOSJA
88-vjeçarja i lë shtëpinë në këmbim të

KORÇË- Një 88-vjeçare nga fshati Mborje i Korçës është ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan për një vendim të padrejtë gjyqësor.

Zonja Nasta Tore kishte nënshkruar një marrëveshje noteriale me një banore të fshatit Mborje, ku palët binin dakord se gruaja do t’i shërbente dhe pas vdekjes, 88-vjeçare do t’i linte shtëpinë në pronësi në këmbim të kujdesit të treguar.

Por e motra e Nastës, Donika, tregon se kur banorja Kozeta Kala u fut në shtëpi si kujdestare bashkë me fëmijët e saj, nuk e trajtuan mirë 88-vjeçaren, duke e lënë pa kujdes e pa ushqim, derisa e moshuara u detyrua të largohej nga shtëpia. Ajo donte që të zgjidhte kontratën për mospërmbushje të kushteve siç ishte rënë dakord, por kujdestarja nuk pranoi.

Në këto kushte iu drejtua gjykatës me gjyqtare Ariola Kristo për të zgjidhur kontratën. Gjyqtarja jo vetëm që e rrëzoi kërkesë-padinë duke i dhënë të drejtë kujdestares Kozeta Kala, por nuk ka zbardhur as vendimin prej më shumë se një muaji, kur duhet ta bënte brenda 20 ditësh.

“Unë jam Donika, jam motra e Nastës. Ne si plakë që e kishim 88 vjeç, vendosëm që t’i vendosnim një njeri për shërbim. Vendosëm Kozeta Kalon, një grua që jetonte në Mborje, edhe do t’i përgjigje motrës për ushqim, strehim edhe veshmbathje. Edhe shkuam te noteri. Te noteri bëmë një kontratë. Në këmbim ajo do merrte shtëpinë e motrës tonë. Pasi u bë kjo kontratë pastaj, Kozeta hyri në shtëpi të motrës tonë, ajo filloi të mos kujdesej më as për ushqim, as për veshmbathje, edhe për strehim. E torturonte shumë. Nga torturat që i bënte që e linte pa ngrënë, edhe për veshmbathje, nuk ju përgjigj, edhe motra iku. Pasi iku motra nga shtëpia, Kozeta nuk pranoi që të prishej kontrata që kishin lidhur të dyja. Ju drejtuam gjykatës me gjyqtare Ariola Kristo, zhvilluam goxha seanca, edhe në përfundim gjyqtarja Ariola Kristo na thotë që shtëpia nuk i takon Nasta Tores, ia dha Kozetës. Gjyqi ka mbaruar në 22 Prill, vendimin na thanë pas 20 ditëve do vij ta kërkoj Nasta Tore. Kjo shkonte, gjer më sot vendimi nuk është zbardhur. Po bëjmë 1 muaj e 4 ditë. Zonja është kthyer në shtëpinë e saj, pas 1 muaji policia nxorri atë gruan që do t’i shërbente dhe u kthye motra ime. Kërkojmë që të na zgjidhet ajo kontrata dhe të na zbardhet vendimi i gjyqit që s’po na i japin”, thotë motra e 88-vjeçares Nasta Tore.

Motra e 88-vjeçares ka shkuar në Gjykatën e Korçës për të pyetur lidhur me vendimin e gjykatës që nuk është zbardhur ende. Sekretarja e gjykatës i thotë se duhet të paraqiten herë pas herë nga fshati Mborje në Korçë!

Sekretarja: Hajdeni herë pas here, që ta shikoni dhe ta firmosni, por ai vendim është rrëzuar dhe plaka ka të drejtë të bëjë ankim.

Denoncuesja: Gjyqi ka mbaruar në 22 Prill.

Sekretarja: Po, të drejtë ke! Unë vajta i thashë gjyqtares, “Kam padi shumë, s’kam qenë në punë, do ta bëj. Do ta sqarosh palën kshu, -tha. E drejta e ankimimit nuk i ka ikur. I ikën në momentin, që do verë vendimi në shtëpi. Unë kam shkuar përditë tek gjyqtarja për këtë arsye.

Gazetarja e emisionit Stop, Viola Lito shkoi në ambientet e Gjykatës së Korçës dhe kërkoi takim me gjyqtaren e çështjes për ta pyetur përse nuk ka zbardhur vendimin e arsyetuar, sikurse e përcakton legjislacioni. Por, Kancelarja e Gjykatës së Korçës i tha gazetares së Stop se gjyqtarja Ariola Kristo nuk pranon që të takojë gazetarë dhe qytetarë.

Gazetarja: Dua të komunikoj unë me të!

Kancelarja: Kush jeni ju?

Gazetarja: Viola Lito, gazetare e emisionit Stop, në Tv Klan.

Kancelarja: Gjyqtarja e çështjes Ariola Kristo, nuk ka takim me asnjë. Kaq! Shkurt!

Gazetarja: Po mirë mua që nuk më pret, po qytetarët pse nuk i pret?

Kancelarja: Nuk e ka zyrë pritje gjyqtarja.

Gazetarja: Qytetares, së cilës nuk i ka zbardhur vendimin!

Kancelarja: Ka të drejtën e saj ajo!

Gazetarja: Ka të drejtën të zbardhi vendimin brenda 20 ditësh, pastaj ka të drejtën e saj të mos t’i presi.

Kancelarja: Sigurisht ajo nuk e ka..

Gazetarja: Nuk e ka sallë pritje? Po si gjyqtare duhet ta zbardhi vendimin?

Kancelarja:Po e ka të drejtën e saj.

Gazetarja: Po pse s’ia ka zbardh pra? Nuk e paska për detyrë atë. Këtë e ka për detyrë ta bëjë?

Kancelarja: Nuk pres asnjë me zonjë,-tha. As popull, as gazetarë, asnjë. Është e drejtë e saj.

TV Klan

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kozeta kala nasta tore kozeta kala nasta tore

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Qershor 2021, 20:43

TIRANË– Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka komentuar arrestimit e bujshëm të Emiljano Shullazit dhe të grupit të tij. Teksa ishte e ftuar ...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion