Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishin sot në dy në aeroportin “Nënë Tereza” ku pritën Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi. Ky i fundit zbriti në Rinas, pasi Shqipëria ishte pika e radhës e ndalesës së tij, në kuadër të drejtimit të procesit të shpërndarjes së vaksinave në Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria do të përfitojë nga BE 145 mijë doza Pfizer deri në muajin gusht, ndërkohë që edhe vende të tjera do të kenë dozat e tyre. Sapo zbriti në Rinas, komisioneri mbajti një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit e mori fjalën i pari, i cili për herë të parë para një ndërkombëtari, i shtriu opozitës dorën për bashkëpunim. Por në axhendën e Varhelyi ishte edhe një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Varhelyi ishte me kryeministrin Rama, në momentin që kreu i PD-së u fut në Rinas….por, pak minuta më herët se të fillonte takimi me Komisionerin dhe kjo gjë la shkak për të aluduar se Basha kishte pasur një takim me kryeministrin Edi Rama.
Dyshimet nisën të shtoheshin në momentin që kryedemokrati dhe kryeministri dolën nga aeroporti vetëm me dy minuta diferencë nga njëri-tjetri. Ata dolën nga e njëjta derë për tu larguar me makinat respektive, por aludimet nisën të qarkullonin nëpër media. Fillimisht ‘Faxnews’ raportoi se dy liderët janë takuar me njëri-tjetrin në sallën VIP të Rinasit, në prani të komisionerit Oliver Varhelyi.
Më pas, gazetarja e AbcNews, Esiona Konomi raportoi të njëjtën gjë. vetë Partia Demokratike nxitoi të hidhte poshtë të gjitha lajmet e qarkulluara në rrjet. Sipas zyrës së shtypit të partisë blu, Basha dhe Varhelyi diskutuan për zgjedhjet dhe se kryedemokrati i ka renditur të dhënat për manipulimin zgjedhor komisionerit të BE.
Më pas Partia Demokratike, sqaroi në një reagim të dytë, se mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama nuk ka pasur një takim në në sallën VIP në Rinas. PD-ja shkruante se këto janë vetëm aludime dhe gënjeshtra për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre.
“Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre,”– sqaroi PD.
Nga ana e kryeministrit Edi Rama u pa vetëm një foto e publikuar nga takimi me komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Në Instagram, Rama ka publikuar foton disa minuta fill pasi Lulzim Basha zbardhi për mediat takimin me komisionerin.
“Me Komisionerin për Zgjerim, Oliver VARHELYI”,-shkruante Rama krahas fotos, duke mos e përmendur fare kryedemokratin.
Por, pse qarkulluan fjalët se mes dy liderëve pati një takim? Ajo që bëri që të lindin dyshime, ishte ora në të cilën mbërriti kryedemokrati Basha, shumë më herët se cc’ishte lënë takimin me Verhelyi dhe fakti që dalja e tij nga Rinasi dhe e kryeministrit Rama, kishin vetëm dy minuta diferencë…
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Partia Demokratike ka sqaruar aludimet se mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama ka pasur një takm në në sallën VIP në Rinas ku...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka postuar një foto me mbesën e Qemal Stafës, Narcis nga varrezat e Dëshmorëve. Kreu i shtetit ka pozuar me të, duke u shprehu...
TIRANË– Komisioni i Ligjeve vendosi të zhvillojë nesër në orën 11:00 mbledhjen e radhës në lidhje me kërkesën për shkarkimin e presidentit, me 13 vota pro,...
TIRANE- Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një shkresë Kuvendit të Shqipërisë pas pretendimeve të ngritura prej tij se telefoni personal i ishte hakuar më datë 2...
TIRANË– Shefja e misionit të ODIHR Ursula Gacek zhvilloi ditën e sotme një takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi. Takimi i tyre ka zgjatur rreth nj...
TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar me emra ata që sipas tyre, kanë vjedhur dhe kanë manipuluar vota në zgjedhjet e 25 prillit. Enkelejd Alibeaj në një...
Partia Demokratike mori 34 mijë vota në zgjedhjet e qarkut Lezhë më 25 prill, duke rrëmbyer katër mandate deputetësh, fitorja më e thellë e kësaj partie që nga ...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga takimi me komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Në Instagram, Rama ka publikuar foton disa minuta ...
TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme aty ku u dha vendimi në lidhje me karantinimin e qytetarëve që vijnë nga Greqia dhe Maqed...