LIVE UPDATES
Politike

PD publikon emrat e blerësve të votave në veri/ Alibeaj: SPAK e dinte që prej 16 prillit që Mark Frroku organizoi shitblerj

5 Maj 2021, 11:56 Nga DOSJA
PD publikon emrat e blerësve të votave në veri/ Alibeaj: SPAK e

TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar me emra ata që sipas tyre, kanë vjedhur dhe kanë manipuluar vota në zgjedhjet e 25 prillit. Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat nga selia blu bëri me dije se zgjedhjet e 25 prillit ishin finalizimi i qendrimit në mënyrë të paligjshme në pushtet i dyshes Rama-Doshi. Alibeaj tha se PD kishte kallëzuar në SPAK që prej 16 prillit masakrën elektorale që ishte duke u zhvilluar në Pukë. Konkretisht sipas PD, Benet Beci, Tom Doshi, Mark Frroku, Gjon Gjonaj dhe disa persona të tjerë kanë blerë vota me 100 euro në Pukë. Personi kyç sipas Alibeajt që ka organizuar shitblerjen e votës në terren ishte Mark Frroku që përmendet nga demokratët në disa episode, ku përmenden emra konkretë të personave të angazhuar nga Mark Frroku për blerjen e votave.


DEKLARATA E PLOTË:

Zgjedhjet e 25 Prillit nuk ishin të lira, të ndershme dhe demokratike. Në 25 prill ishte finalizimi i ekzekutimit të planit për të qendruar në pushtet përmes blerjes së votave nga aleanca Rama-Doshi. Partia Demokratike e ka denoncuar këtë plan në organet e drejtësisë përpara zgjedhjeve, por SPAK nuk bëri asgjë për ta ndaluar masakrën e blerjes së votave. Në 16 prill kemi kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion krimin elektoral të blerjes së votave në zonën e Pukës nga njerëzit e Edi Ramës dhe vetë Tom Doshi.

Benet Beci, kandidat i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Tom Doshi, kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe kandidat në këtë qark, Mark Frroku, ish deputet aleat i Ramës, me rekorde kriminale, Gjon Gjoinaj, Kryetar i Bashkisë Pukë dhe disa nëpunës të tjerë dhe persona privatë kanë vepruar si bashku si një grup i struktuar kriminal për blerjen e votës me 100 euro për person në zonën e Pukës. Ne kemi vënë në dijeni SPAK se në krye të skemës kriminale qendron Benet Beci, i cili ka angazhuar në zonën e Pukës Mark Frrokun dhe gjithë lidhjet e tij kriminale, të përdorura që nga zgjedhjet e vitit 2013.

SPAK nuk bëri asgjë, megjithëse ishte në dijeni se:

ü Në Gjergjan të Pukës, Mark Frroku ka organizuar familjen Luka për blerjen e votave,
ü Në Rrapë anëtarë të familjes Lasku,
ü Në Qerret administratorin e njësisë Martin Përdedaj,
ü Në Qelëz ka angazhuar për blerjen e votave Administratorin e Njësisë, Florin Kolaj, këshilltarin bashkiak Arben Guga dhe shoferin e kryetarit të Bashkisë Pukë, Sokol Frroku.
ü Në qytetin e Pukës, ka patur disa pika shpërndarje të parave për blerjen e votës, kryesisht lidhje familjare të Mark Frrokut apo punonjës në pronat e kryebashkiakut të Pukës, Gjon Gjoni.
ü Në Fierzë skema kriminale e blerjes së votave është drejtuar nga Benet Beci, në cilësinë e Drejtorit të KESH-it dhe nga Vasil Musliu, Drejtor i Hidrocentralit në Fierzë.
ü Në Fushë Arrëz, skema kriminale e blerjes së votave dhe e shpërndarjes së parave organizohet nga vetë Tom Doshi.

Për të gjitha këto informacione SPAK është vënë në dijeni dhe ka heshtur. Nëse do të kishte bërë detyrën, do të kishte zbuluar se pikërisht në këtë zonë, pak orë zgjedhjeve, policia ka kapur në flagrancë një furgon të Partisë Socialiste, që shpërndante para dhe është urdhëruar nga eprorët ta lirojë menjëherë. Të vërtetat e masakrës elektorale të 25 prillit nuk do të shkojnë dëm. Si përfaqësues të shumicës së shqiptarëve që duan një Shqipëri jo peng të krimit, ne kemi për detyrë të çojmë deri në fund betejën e përbashkët për rikthimin e demokracisë dhe rrëzimin e rregjimit Rama-Doshi-Rakipi.

(f.g;a.b/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj mark frroku tom doshi zgjedhjet 25 prill 2021 enkelejd alibeaj mark frroku tom doshi zgjedhjet 25 prill 2021


Sondazh

Poll
Politike 5 Maj 2021, 11:44

BIRN: Zgjedhjet në Lezhë, PD i merr mandatin LSI

Partia Demokratike mori 34 mijë vota në zgjedhjet e qarkut Lezhë më 25 prill, duke rrëmbyer katër mandate deputetësh, fitorja më e thellë e kësaj partie që nga ...

Politike 5 Maj 2021, 11:33

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar sot nenin 262 të Kodit Penaln për protestat në Republikën e Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar sot zyrt...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen