LIVE UPDATES
Bota

A duhet të vaksinohen apo jo fëmijët? Plas debati në Gjermani

2 Gusht 2021, 13:26 Nga DOSJA
A duhet të vaksinohen apo jo fëmijët? Plas debati në

Disa politikanë të lartë të landeve në Gjermani kanë kërkuar kohët e fundit që të vaksinohen edhe fëmijët e moshës 12-17 vjeç, që është në kundërshtim me rekomandimin aktual të Komisionit të Përhershëm të Vaksinimit (Stiko). Kryebashkiaku i Berlinit, Michael Müller (SPD), thotë se “është e drejtë” nëse edhe fëmijëve të moshës 12 deri në 17 vjeç ju ofrohet vaksinimi kundër Coronës. Müller thotë se Komisioni Stiko ka refuzuar të rekomandojë vaksinimin për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë, por ka dhe ekspertë të tjerë që mendojnë ndryshe.

“Vaksinimi në vetvetenuk është aq i rrezikshëm sa disa kanë frikë.” Në këtë drejtim, ai mendon se është mirë “që ne po bëjmë një gamë kaq të gjerë ofertash”, tha kryetari i konferencës së kryeministrave, lidhur me planet e ministrave të Shëndetësisë të landeve, të cilët do të diskutojnë vaksinimet për fëmijë.

Kryetari i konferencës së ministrave të shëndetësisë, bavarezi Klaus Holetschek (CSU), nuk sheh asnjë kundërshtim në planifikimin e politikës me pozicionin e Stikos. Sipas tij, kjo hapë mundësinë e vaksinimeve pas këshillave me mjekët dhe vlerësimit individual të rrezikut. “Ne nuk po bëjmë asgjë tjetër,” tha Holetschek. Politikanët po përdorin derën që ka hapur Stiko. Politikani i CSU-së tha se vaksinimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm për askend, është vetëm një ofertë.

“Bild am Sonntag” njofton se ministri federal i Shëndetësisë Jens Spahn është i mendimit se duhet të zbatohet oferta e diskutueshme e vaksinimit për fëmijët dhe adoleshentët. Kështu thuhet në një dokument të përgatitur nga ministria për konsultimet e ministrave të landeve. Sipas gazetës, duhet krijuar mundësia që të gjithë fëmijët dhe adoleshentët nga mosha dymbëdhjetë vjeç të vaksinohen kundër virusit Corona në qendrat e vaksinimit dhe tek mjekët familjarë apo të sipërmarrjeve.

Shefi i Stiko-s Mertens mbronë pozicionet e ekspertëve

“Ne nuk mund të bëjmë një rekomandim për vaksinim të përgjithshëm përderisa nuk kemi të dhënat dhe sigurinë e nevojshme në këtë drejtim”, thotë kryetari i Komisionit të Përhershëm të Vaksinimit, Thomas Mertens. Ai pranon se kolegët e tij gjenden nën presion publik për të marrë një vendim sa më shpejt të jetë e mundur. Por kjo nuk ka ndikim. “Mund të ndodhë që ne të ndryshojmë rekomandimin tonë, por sigurisht jo për shkak të politikanëve dhe presioneve publike”, thotë Mertens.

Eksperti i shëndetësisë nga partia SPD Karl Lauterbach thotë se në studimet e fundit është nënvizuar se infektimet me variantin Deltajanë shumë më të shpejta dhe më të rrezikshme sesa vaksinimi i fëmijëve. Një prej qëllimeve kryesore të politikanëve është krijimi i imunitetit dhe tek fëmijët, në mënyrë që në shtator të mund të hapen shkollat dhe më pas fakultetet me prezencë fizike. Indicenca e infektimeve është rritur kohët e fundit në Gjermani në rreth 17,5 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjermani vaksinimi gjermani vaksinimi

Sondazh

Poll
Bota 2 Gusht 2021, 11:59

GREQI– Një zjarrfikës 34-vjeçar në Greqi u arrestua në kabinën pagesave të Beligostit, në autostradën Korint-Tripoli-Kalamata, sepse pasi i’u bë një kont...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën