LIVE UPDATES
Bota

A e doni Putinin? Pyetja për rusët që po largohen

28 Mars 2022, 20:04 Nga DOSJA
A e doni Putinin? Pyetja për rusët që po largohen

RUSI- Dhjetëra-mijëra rusë janë larguar nga vendi që kur Moska pushtoi Ukrainën një muaj më parë. Shumë nga ata që e kanë bërë këtë, kanë raportuar marrje të pakëndshme në pyetje – dhe të paligjshme – teksa kalonin përmes kontrollit të pasaportave në Rusi.

“Kur u largova nga Rusia, nuk isha i sigurt se po bëja gjënë e duhur”, tha 28-vjeçari Artyom Saprykin, një specialist i teknologjisë së informacionit (IT) nga Ufa, kryeqytet i rajonit të Bashkortostanit të Rusisë. “Tani, jam i sigurt”, shtoi ai.

Më 15 mars, Saprykin u largua nga Rusia e presidentit Vladimir Putin për në Armeni, një nga dhjetëra-mijëra rusët që kanë lënë atdheun e tyre që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska më 24 shkurt.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.
Për shembull, Qeveria e Gjeorgjisë ka thënë se më shumë se 30,000 rusë kanë mbërritur atje që kur filloi lufta; Turqia raportoi se më shumë se 14,000 rusë u zhvendosën atje në tri javët e para pas fillimit të luftimeve.

“Arsyeja kryesore”, i tha ai Radios Evropa e Lirë, “ishte të kuptuarit se Rusia nuk ka të ardhme. Unë e kuptova këtë shumë kohë më parë, por megjithatë vazhdova ta shtyja marrjen e vendimit. Por, me fillimin e luftës, unë e kuptova që situata në vend ishte shumë më e keqe nga sa mendoja”.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, shumë rusë që emigruan raportuan përvoja të pakëndshme derisa kalonin kontrollin e pasaportave për t’u larguar nga vendi.

Në një kanal të veçantë në aplikacionin Telegram të quajtur Kontrolli i Pasaportave nga Federata Ruse 2022, dhjetëra udhëtarë raportojnë se iu nënshtruan marrjes së gjatë në pyetje.

Shumë prej tyre duhej të zhbllokonin telefonat dhe kompjuterët e tyre dhe të shikonin derisa operativët e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) lexonin mesazhet e tyre personale.

“Unë e dija nga miqtë se çfarë më priste kur u largova”, tha Saprykin.

“Ata tashmë përjetuan një tronditje të plotë.”

Saprykin tha se ishte përgatitur paraprakisht – duke blerë një biletë kthimi, duke koduar disa të dhëna, duke fshirë sa më shumë që të ishte e mundur.

“Me pak fjalë, u sigurova që ata të mos mund të pyesin asgjë”, tha ai.

“Si shaka, e lashë aplikacionin për [platformën ruse të mediave sociale] Odnoklassniki në telefon dhe e mbusha me udhëzime për të bërë turshi lakër dhe për të bërë riparime në shtëpi”, tha ai.

Sapo rojet kufitare mësuan se Saprykin ishte një specialist teknologjisë së informacionit (IT), ai u tërhoq nga rreshti për t’u marrë në pyetje.

“A e doni Putinin, apo jo?”
Pasi telefoni i tij u kontrollua, ai tha se agjenti e pyeti për mendimin e tij për luftën në Ukrainë.

Pyetja e fundit e agjentit, megjithatë, e kapi Saprykin të pakujdesshëm.

“Ai vampir shikon në sytë e mi me një vështrim qenushi dhe thotë: ‘Por ju e doni Putinin, apo jo?’ ”, kujton Saprykin.

“Pyetjet e tjera i kisha përgatitur, por këtë nuk e prisja. Unë thashë: “Unë nuk e dua askënd. As nënën time apo gjyshen time… Unë jam një mizantrop. Kjo është mënyra se si kam lindur dhe nuk mund të bëj asgjë për këtë. Dhe, nuk kishte më pyetje”, thotë ai.

Saprykin më pas u urdhërua ta zbrazte çantën e tij në tryezë. Agjenti mblodhi gjithçka dhe doli nga dhoma. Për 40 minutat e ardhshëm, skenarët më të frikshëm kaluan në mendjen e tij, thotë Saprykin. Por në fund e lanë të kalonte.

Marrje në pyetje dhe kontrolle të tilla janë të paligjshme sipas ligjit rus, tha avokatja e të drejtave të njeriut, Alyona Savelyova, nga Organizata Joqeveritare “Rusia prapa hekurave”.

“Duke mos pasur asnjë autoritet për të marrë në pyetje njerëz ose për të kryer kontrolle personale – përfshirë telefonat – agjentët i quajnë ato ‘biseda’,”shpjegoi Savelyova.

“Sikur nuk ka ndodhur asnjë kërkim, por vullnetarisht ua tregove telefonin. Ata nuk shkruajnë asnjë raport, sikur nuk ka pasur marrje në pyetje. Të kanë pyetur vetëm për politikën, çfarë mendon për konfliktin, me fqinjët tanë, sigurisht e gjithë kjo është e paligjshme”, thotë ajo.

Avokati Ivan Pavlov, i cili drejton Organizatën Joqeveritare “Departamenti i Parë”, shtoi se agjentët kufitarë, gjithashtu, u bëjnë presion udhëtarëve me “një mjet jozyrtar shantazhi”.

“Ata mund t’ju mbajnë në kontrollin e pasaportave për aq kohë sa të humbisni fluturimin tuaj”, tha ai.

“Rusët këto ditë kanë probleme reale me biletat dhe me paratë. Nëse një person rrezikon të humbasë një biletë që i kushtoi 50,000 rubla [500 dollarë], sigurisht që ai do t’u tregojë çdo gjë që ata kërkojnë të shohin”, thotë Pavlov.

Dyzet e shtatë vjeçja, Yulia, e cila kërkoi të identifikohej vetëm me emrin e saj, u largua nga Rusia për në Turqi nga aeroporti Domodedovo i Moskës më 12 mars me burrin dhe vajzën e saj në moshë shkollore.

Burri i saj u nda në radhët për kontrollin e pasaportave dhe nuk arriti të dilte në anën tjetër, tha Yulia për Radion Evropa e Lirë.

Më vonë, ajo mësoi se burri i saj u tërhoq nga linja kur i tha agjentit se punonte në një bankë.

“Ai u fut në një dhomë të veçantë,” tha Yulia.

“Ishin dy burra me rroba civile atje. Gjëja e parë që ata bënë ishte të merrnin telefonin e tij dhe filluan ta kontrollonin”, tha ajo.

‘Si një përjetësi’

Ashtu si Saprykin, Yulia dhe bashkëshorti i saj ishin paralajmëruar për kontrollet dhe kishin fshirë gjithçka që mund të konsiderohej e dyshimtë – veçanërisht bisedat me motrën e Julias, e cila jeton në qytetin ukrainas të sulmuar nga rusët, Çernihiv.

“Ne thamë mjaft gjëra emocionale aty [në bisedë] që do të mund të na largonin përgjithmonë,” tha Yulia.

Pyetja e parë që iu bë burrit të Yulias, ajo tha se ishte pse ai i kishte fshirë të gjitha bisedat e tij: “Çfarë po përpiqeshit të fshihni?”, citon ajo të kenë thënë zyrtarët rusë.

Agjentët e morën në pyetje për rreth një orë.

Aktivisti Dmitry Skurikhin protestoi i vetëm (që lejohet sipas ligjeve në Rusi) me një pano kundër luftës me Ukrainën në Shën Petersburg më 24 shkurt. Në tabelën e tij shkruhet: Ndalo, bastard fashist, kthehu. Mbishkrimi prapa thotë: Paqe Ukrainës, Liri Rusisë.

“Mendoj se e vetmja gjë që na shpëtoi ishte se kishim blerë bileta vajtje-ardhje”, tha Yulia.

“Kur doli me pasaportën e tij, duart i dridheshin”, kujton Julia.

“Fytyra e tij ishte e bardhë si një fletë letre. Kisha frikë se ai do të pësonte një goditje në tru… Vetëm pasi e rifitoi kontrollin mbi veten, ai mundi të më tregonte se çfarë ndodhi. Ajo orë e marrjes në pyetje iu duk si një përjetësi”, thotë ajo.

Ajo shtoi se kur familja e saj u largua nga Rusia, ata nuk kishin ndërmend të emigronin përgjithmonë, por thjesht “të ndryshonin rrethanat e tyre përpara se unë të çmendesha”.

“Por, kështu na priti atdheu im”, tha ajo. “Faleminderit shumë… Ne kishim synuar të largoheshim për të pushuar, por tani, të jem i sinqertë, as nuk e di nëse ia vlen të kthehem. Ata nuk kanë shpallur gjendje ushtarake dhe kështu i trajtojnë njerëzit. Dhe, çfarë do të ndodhë nëse ata e imponojnë atë? A do t’i mbështesin njerëzit për muri për dyshimin më të vogël?”, pyet ajo.

Ruslan, i cili kërkoi që të mos përdorej mbiemri i tij, u largua nga Moska për në Turqi më 5 mars. Ai i tha Radios Evropa e Lirë se gruaja e tij është ukrainase dhe të afërmit e saj jetojnë në Ukrainë.

“Pra, si mund të ndihesha për këtë luftë?”, tha ai.

Kur ai po kalonte kontrollin e pasaportave, agjenti rus kërkoi të shihte biletat e tyre të kthimit.

Sapo ai pranoi se nuk kishin, ai dhe gruaja e tij u tërhoqën nga rreshti dhe u dërguan në një dhomë për t’u marrë në pyetje.

“Ishin dy burra me kostume në dhomë”, tha ai. “Ata nuk u prezantuan”, tregon Ruslan.

Pas disa pyetjeve, ata kërkuan të shihnin telefonin e Ruslanit.

“Ata e shikuan atë për rreth 10 minuta”, tha ai.

“Ata lexojnë gjithçka – SMS, historitë e shfletuesit, abonimet, madje edhe historinë e ‘pëlqimeve’ të mia. Ishin kontrolle shumë të hollësishme. Unë kisha një mesazh të palexuar nga nëna ime dhe ata e lexuan atë gjithashtu”, tha Ruslan.

Agjentët e pyetën se cilës organizatë i përkiste, nëse kishte dhuruar ndonjë para apo kishte transferuar ndonjë mjet në Ukrainë. Ata pyetën për qëndrimin e tij ndaj “ngjarjeve politike” dhe se si i dallon lajmet e rreme nga e vërteta.

“Jam munduar të përgjigjem shkurt dhe saktë pa hyrë në detaje”, tha ai. “E dija se ishte një provokim dhe ata po përpiqeshin të më tronditnin, të më bënin të humbisja vetëkontrollin”, tregon Ruslan.

Gruaja e tij u pyet gjerësisht për familjen e saj në Ukrainë dhe kontaktet e saj me ta.

“Pyetja e fundit ishte qesharake”, tha Ruslan. “A janë shkelur të drejtat tuaja në Rusi për shkak të kombësisë suaj?”. Gruaja ime u përgjigj: “Gruaja në radhë para meje me pasaportë ruse u lejua të kalojë pa asnjë pyetje, por unë jam ulur këtu me ju për gjysmë ore. Ju më thoni nëse të drejtat e mia janë shkelur”.

Pas 20 minutash të tjera, çifti u lejua të kalonte në zonën e pritjes.

“Kishte shumë familje atje me qen dhe mace në karrocë”, tha Ruslan. “Ishte menjëherë e qartë se këta njerëz nuk po fluturonin në pushime për një javë”, tha ai.

“Unë mendoj se djemtë që na morën në pyetje e kuptuan gjithashtu këtë”, shtoi ai.

“Por, ata nuk kishin fuqi për të na ndaluar. Nuk e kanë marrë ende porosinë”, u shpreh ai.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota artyom saprykin lufta ukraine-rusi artyom saprykin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën