Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tiranë-
Koha kur njerëzit në Shqipëri fillonin punë pas shkollës së mesme apo të lartë dhe dilnin në pension në po atë punë, ka përfunduar!
Pyetja që më bëjnë shpesh është: – Sa duhet të qëndroj në një punë? Mos ka ardhur koha të shoh për diçka tjetër?
Në shumicën e rasteve, iu përgjigjem varet, sepse vërtet varet nga shumë faktorë, të cilët ndryshojnë nga lloji i punës dhe individualiteti i çdo personi. Sa herë më bëhet kjo pyetje, e filloj bisedën duke iu bërë vetëm një pyetje: – Sa i/e kënaqur je në punën që bën tani? Këtu qëndron zanafilla.
Qëndrimi në një punë të caktuar lidhet drejtpërdrejt me tre faktorë kryesorë:
Sa i kënaqur je në punën aktuale?
Kjo pyetje mund të marrë shumë përgjigje, por unë po i grupoj në 5 variante kryesore; 1. shumë i pakënaqur, 2. i pakënaqur, 3. neutral, 4. i kënaqur dhe 5. shumë i kënaqur. Nëse jeni shumë të pakënaqur dhe të pakënaqur, atëherë çfarë prisni? A ka më keq se të jesh keq? Bëni çdo gjë që të gjeni një punë tjetër. Nëse jeni neutral dhe në pritje që dikush t’ju propozojë diçka, të cilën ju ta mendoni e më pas të merrni vendimin për një punë tjetër, atëherë mendoj se pritja juaj është e kotë. Një gjë e tillë mund të ndodhë shumë, shumë rrallë, ndërkohë që ju jetoni në një trishtim të vazhdueshëm. Mendoj që është koha të merrni një vendim, ose të qëndroni dhe të kënaqeni me atë që keni, ose të lëvizni, të rrezikoni dhe të përpiqeni të arrini atë që doni.
Çfarë natyre je?
Natyrisht që natyra juaj ndikon plotësisht vendimet që do të merrni. Në vlerësimet Extended DISC, ne në EPPC i ndihmojmë kompanitë dhe punonjësit; Kompanitë arrijnë të rekrutojnë dhe zhvillojnë punonjësit e duhur, ndërsa punonjësit që të njohin më mirë veten dhe të identifikojnë aspektet që duhet të përmirësojnë. Vlerësimi përcakton saktë tipologjinë e individit, nëse ai/ajo është i orientuar nga njerëzit apo nga detyra. Analiza e profilit personal të individit lidhet drejtpërdrejt me vendimet që ai/ajo merr për të ndryshuar apo jo punë. Sa më të hedhur, të paduruar, shprehës, etj., të jemi, aq më shpesh ndërrojmë punë dhe sa më qetë, të duruar dhe analitik të jemi, aq më pak mendojmë për të ndërruar punë.
Mundësitë që ofron tregu
Tregu i punës është plotësisht i lidhur me ecurinë e ekonomisë së vendit. Nuk mund të ketë shpërthim të tregut të punës, nëse ekonomia nuk lulëzon ose rritet ndjeshëm. Të kërkojmë punën e ëndrrave në një ekonomi të dobët, me Prodhim të Brendshëm Bruto ndër të fundit në Europë, është thuajse e pamundur. Prandaj në Shqipëri, ata që kanë punë të mira nuk lëvizin për shumë e shumë vite, sepse pavarësisht kënaqësisë së tyre në punë, apo natyrës së tyre, tregu nuk iu ofron më mirë.
Të tjera
A janë vetëm tre faktorët më lart që përcaktojnë qëndrimin ose jo në një punë? Jo! Ata janë faktorë kryesorë, por ka edhe të tjerë, si:
-Mosha;
-Mjedisi i punës;
-Lloji i punës që bën;
-Ambicia;
-Gjendja familjare;
-Gjinia;
-Vendbanimi;
-Profesioni specifik;
-Etj.
Pra qëndrimi ynë në një punë varet nga shumë faktorë që kur ndërthuren me njëri-tjetrin, e bëjnë edhe më të ndërlikuar vendimin për ndryshim. Gjithsesi, bazuar në “Sondazhin e kënaqësisë në punë” që ne realizuam në fund të vitit 2017, rezultoi se qarkullimi më i madh është te:
-Të rinjtë deri në moshën 29 vjeç;
-Personat me paga të ulëta;
-Meshkujt në krahasim me femrat;
-Personat me punë të pakualifikuara;
Profesionistët e mesëm që nuk paguhen shumë dhe mund të gjejnë më mirë (p.sh.: infermiere, elektricist, teknik ndërtimi, montues pllakash apo guri, etj.)
A është i mirë ndryshimi i punës, apo jo? – Përsëri varet. Shpeshherë është i mirë ose shumë i mirë dhe shpeshherë nuk është i mirë. Duket si një përgjigje diplomatike, por kjo është e vërteta. Në EPPC i këshillojmë kandidatët që nëse lëvizin, atëherë duhet që lëvizja të jetë progresive, pra në rritje në pozicion, ose në një kompani më të madhe e me reputacion më të mirë se ajo ekzistuese. Lëvizja progresive është thelbësore për një karrierë të shëndetshme. Një pikë tjetër shumë e rëndësishme është dhe paga. Ne rekomandojmë që lëvizja nga një punë në një tjetër duhet të vijë me rritje page prej të paktën +30% (duke hamendësuar se kushtet e tjera janë të njëjta).
Kohëzgjatja e qëndrimit në një punë të caktuar lidhet edhe me llojin e punës që bëjmë. Sa më i ulët kualifikimi që kërkon puna, pra kur flitet për një punë që mund të bëhet nga kushdo, me pak ditë trajnim, aq më i shkurtër është qëndrimi në një punë të tillë dhe e anasjella. Punët e pakualifikuara kanë një qëndrim mesatar 1-2 vjet, punët mesatarisht të kualifikuara kanë një qëndrim nga 2-6 vjet dhe punët e kualifikuara kanë qëndrime të gjata 6-15 vjet, por edhe më shumë. Natyrisht që sa më lart, lidhen drejtpërdrejt me shpjegimet e sipërpërmendura.
Së fundi, këshilla ime do të ishte që secili të marrë atë vendim që i hap më shumë dyer nesër dhe të mos tërhiqet nga faktorë të izoluar, siç mund të jetë edhe paga më e lartë, por që lidhet me një vend pune që nuk të krijon asnjë mundësi më shumë në të ardhmen.
E rëndësishme është që të jeni të qartë për mundësitë që ekzistojnë dhe për atë që kërkoni, sepse kush kërkon gjen, edhe në Shqipëri!
Burimi: Monitor
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Këto janë titujt kryesor në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ...
Të shumtë janë të rinjtë shqiptarë që kanë emigruar për punë në shtetin gjerman. Shumë prej tyre kanë ikur me viza pune. Një pjesë e madhe ikin me pasaporta për...
FIER- Një 36-vjeçar është arrestuar gjatë operacionit “Precizioni” pasi akuzohet për trafikim lëndëve narkotike. I arrestuari është shtetasi shqiptar me ...
Drejtori i Bordit të Kullimit, Ndue Preka ka bërë që grupi i administratës “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural” në Lezhë të shpërbehet për pak minuta.Shkaku ishte një...
TIRANË- Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka publikuar ditën e sotme listën e re të Bordeve të Administrimit dhe përfaqësuesit e rinj të MASR në Ins...
TIRANË- Policia e Tiranës ka refuzuar lejen e Partisë Demokratike për të protestuar nesër para Kryeministrisë. Mësohet se kërkesa për leje nga PD është ref...
ITALI– Gazetari i Meridionews, Dario de Luca, i cili publikoi lajmin se ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri nuk ishte në hetim, në një intervistë për Dosja.a...
TIRANË- Tre persona janë arrestuar pasi akuzohen për tregëtim drogërash të forta në zona të ndryshme të kryeqytetit. Pas hetimit të bërë me metoda speciale...
GJIROKASTËR- Këshilli bashkiak i Gjirokastrës ka zhvilluar një takim ditën e sotme me përfaqësuesit e firmës zbatuese të projektit, për restaurimin e kalld...
SARANDË– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur mbi Shkallë, ku si pasojë ka humbur jetën një e mitur.Drejtuesi i makinës tip “...