LIVE UPDATES
Aktualitet

ACAR në Shqipëri / Ngrijnë tubat e ujit në Dibër, qindra banorë të izoluar në Kukës

24 Janar 2022, 06:32 Nga DOSJA
ACAR në Shqipëri / Ngrijnë tubat e ujit në Dibër,

SHQIPËRI – Moti i keq, shoqëruar me ngrica dhe temperatura që arrijnë deri në -17 gradë celcius, ka mbërthyer Shqipërinë prej disa ditësh, ndërsa gjendja raportohet të rëndohet edhe në dy ditët e ardhshme, ku termometri pritet të kapë vlerën e -23 gradë në disa zona malore.

Temperaturat e ulëta, të cilat kanë kapur vlerën e -17 gradë celcius kanë shkaktuar probleme të mëdha në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës, banorët e të cilëve janë pa ujë të pijshëm, për shkak të ngrirjes së tubacioneve. Në disa zona të qarkut raportohen gjithashtu edhe probleme me energjinë elektrike, ndërsa në zonat e thella malore disa rrugë janë të bllokuara dhe ka prezencë të madhe të akullit, duke përbërë një rrezik të shtuar për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë izoluar qindra banorë në fisa fshatra të Kukësit. Të bllokuara janë fshatrat Zapot, Nimçë, Xhaferraj, Turraj, Borje, Pakisht, Lajme dhe Gdheshtë. Mësohet  se trashësia e dëborës në këto zona i kalon 60 cm, ndërsa problem mbetet furnizimi me energji elektrike, për shkak të dëmtimit të rrjetit që furnizon këto fshatra nga temperaturat e ulëta dhe ngricat. Banorët e këtyre zonave shprehen se ato ndodhen të bllokuar që prej ditës së premte, ndërsa deri më tani askush nuk ka ndërhyrë.

I gjithë Qarku i Korçës po përballet prej disa ditësh me temperatura tepër të ulëta, disa gradë nën zero, të cilat kanë sjellë probleme në shumë akse rrugore, ku ka pasur prani ngricash. Megjithatë, sipas Policisë, pjesa më e madhe e akseve rrugore janë të kalueshme, ndërsa ka bërë një apel për dretjuesit e mjeteve që të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë. Sipas të dhënave të deritanishme, mësohet se, për shkak të borës dhe të ngricave vijojnë që të jenë të izoluar fshatrat Panarit, zona e Mokrës dhe Lekas, ndërkohë, ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa fshatra të Kolonjes, Vithkuq dje në fshatra te Pogradecit, Devollit dhe Maliqit. Në orët e para të mëngjesit është bërë kriposja e rrugëve me material të përzierë kripë dhe granil, për mos krijimin e gjurmëve të akullit në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave. Kontraktorët janë në gatishmëri për proceset e punës për mirëmbajtjen dimërore gjatë ditës së sotme. Vazhdon puna për hapjen e rrugës së Panaritit nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik ndau ditën e djeshme disa këshilla të vlefshme për të përballuar sadopak mirë të ftohtin polar. Në këshillat e tyre, përmendet se duhet të përdorim veshje që janë të ngrohta, pulovra të trasha, xhupa që janë rezistentë ndaj erës dhe shiut.

Dita e sotme shënon nisjen e javës me temperaturat më të ulëta në territorin shqiptar. Nga temperatura të ulëta dhe ngrica do të karakterizohet moti në vendin tonë ditën e sotme. Sipas MeteoAlb bregdeti dhe zonat e ulëta vijojnë me kthjellime dhe ngrica, por vranësira më të shpeshta dhe temperatura ekstremisht të ulëta do kenë zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Ky stabilitet i kushteve atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin duke sjellë ndonjë reshje të izoluar dëbore. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por ulen ndjeshëm edhe në mesditë me të paktën 3 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C deri në 7°C. Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë.

 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dëborë e dendur në qarkun e Dibrës, bllokohen disa fshatra, mungesë uji

Shqipëria në acar, -23 gradë Celcius në Vermosh, moti shkakton probleme

I ftohti polar në Shqipëri, aksi Librazhd-Peshkopi me zinxhirë

Korça e Pogradeci pushtohen nga akulli e ngricat, disa fshatra të izoluar e pa drita

Temperaturat -17 në Dibër / Ngrinë tubacionet, pa ujë Peshkopia dhe Bulqiza

Kukës, reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta izolojnë qindra banorë

Nga sot nis ACARI!Këshillat, si të mbroheni nga i ftohti: Përdorni veshje të ngrohta

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi stuhia elpis ne shqiperi moti i keq ne shqiperi stuhia elpis ne shqiperi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri