“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Gjakmarrja në Lezhë,pajtuesi i gjaqeve: Vrasësi i Përvathit bëri 4-5 vite burg
24 Janar 2022, 18:15Nga DOSJA
LEZHË – Lidhur me vrasjen e sotme të Lekë Lekgjonajt në fshatin Manat të Lezhës, u shpreh dhe pajtuesi i gjaqeve Pjetër Gjoka. Ai shprehet se e gjithë historia ka nisur si pasojë e mungesës së drejtësisë pasi autori i vrasjes së babait të Florian Përvathi, Gjon Përvathi kreu vetëm 4-5 vite burg dhe u largua më pas nga Shqipëria. Më tej, Gjoka shprehet se është bërë gjithçka për të mos ndezur gjakrat mes familjeve Përvathi dhe Lekgjonaj.
“Autori që vrau babain e 17-vjeçarit Florian Vathi bëri vetëm 4-5 vite burg e iku nga Shqipëria. Shkak drejtësia e munguar. Nuk kishin ndonjë shqetësim, askush nuk e ka pritur se mund të ndodhë kjo vrasje. Por sa kemi mundur me njerëzit e afërt të kësaj familje jemi përpjekur të ulim gjakrat”, deklaroi Pjetër Gjoka.
Gjon Përvathi ( i ati i 17-vjeçarit, Florian Përvathit) u ekzekutua nga Ndue Lekgjonaj në vitin 2009, me motivin se i kishte bllokuar rrugën. Pasi kreu vrasjen, Lekgjonaj u vetëdorzua në Polici, duke pranuar edher plagosjen e dy personave të tjerë po në të njëjtën ngjarje. Lekgjonaj, teksa tentonte që të largohej nga skena e krimit, kishte aksidentuar edhe djalin e madh të viktimës e të afërmin e tyre, por fatmirësisht kësaj here pa i kushtuar jetën. Megjithatë drama në jetën e 4-vjeçarit (asokohe) nuk përfundoi këtu. Në gjendje të rënduar psikologjike, nëna e 17-vjeçarit, Martine Përvathi vendosi që të ndërmerrte një akt të rëndë duke i thënë fund jetës, po të njëjtën ditë me vrasjen e të shoqit, pasi mendoi se edhe i biri kishte ndërruar jetë. Duke lënë kështu jetimë 4 fëmijë.
Goditjet njëra pas tjetrës duket se shënjuan fort jetën e të miturit, duke e bërë që të rritej me frymën e gjakmarrjes ndaj “hasmit” edhe pse ai ende edhe pas 13 vitesh ndodhet ende pas hekurave të burgut duke vuajtur dënimin për vrasjen e bërë. Por duket se drejtësia nuk e ka plotësuar të miturin, që ende pa u “maturuar” vendosi që të mbyllet edhe ai pas një kafazi. E gjitha për shkak të një zakoni që vijon të hapë plagë edhe në shekullin e 21-të.
DURRËS – Këto janë pamjet nga banesa e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka në Durrës, ku u vendos një sasi tritoli.Në vendin...
TIRANË – Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi sot zgjatjen me 3 muaj të mandatit të 6 prokurorëve në 5 qytete të ndryshme të vendit. Në mbledhjen e...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me tritolin që shpërhteu këtë mbrëmje në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futboll...
TIRANË– Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reguar se kamerat e sigurisë që rrethojnë banesën e tij kanë filmuar personin që i ka...
DURRËS – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka deklaroi se nëse shpërthimi i sotëm me tritol në banesën e tij ishte sinjal parala...
DURRËS – Presidenti i FSHF-së Armand Duka lexoi mesazhin kërcënues ndaj tij si dhe tregoi emrin e personit që i dërgoi këtë tekst. Në lidhje direkte ...
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se propozimi për të ndërtuar kulla në Partinë Demokratike ka shkuar në Bashki. I ftuar në emisionin ‘...
DURRËS– Një shpërthim me tritol ka shpërthyer banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodh...
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka quajtur filma raportimet për tritol në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka mbrëm...