LIVE UPDATES
Bota

Administrata Trump ngre padi për të vonuar botimin e librit të zotit Bolton

17 Qershor 2020, 17:49 Nga DOSJA
Administrata Trump ngre padi për të vonuar botimin e librit të

SHBA– Administrata Trump paditi të martën ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton me qëllimin për të vonuar botimin e një libri për të cilin Shtëpia e Bardhë thotë se përmban informacione të klasifikuara. Libri pritet ta përshkruajë nën një dritë jo pozitive vendimmarrjen në politikën e jashtme të Presidentit Trump.

Proçedimi gjyqësor në gjykatën federale të Uashingtonit vjen pas paralajmërish të Presidentit Donald Trump se zoti Bolton mund të përballet me një “çështje penale” nëse nuk i ndal planet për botimin e librit, i cili është planifikuar të publikohet javën e ardhshme. Padia është përplasja më e fundit në një marrëdhënie problematike mes zotit Trump dhe zotit Bolton, i cili u shkarkua papritur nga Shtëpia e Bardhë shtatorin e kaluar pas mosmarrëveshjesh të përsëritura për çështje të sigurisë kombëtare.

Tashmë do të jetë gjykata që duhet të vendosë nëse zoti Bolton ka anashkaluar proçedurat e duhura lidhur me publikimin e librit, diçka që avokati dhe botuesit e librit e kanë mohuar me forcë.

Shtëpia botuese “Simon & Schuster” e quajti padinë “asgjë më shumë se një seri përpjekjesh për një kohë të gjatë të administratës për të hequr dorë nga botimi i një libri që presidenti nuk e sheh të përshtatshëm“. Në një deklaratë të martën në mbrëmje thuhej se zoti Bolton kishte punuar me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë për të adresuar shqetësimet e tyre dhe se “mbështet plotësisht të drejtën e tij bazuar në Amendamentin e Parë të Kushtetutës” për të treguar historinë e tij.

Në mënyrë të ngjashme, avokati i zotit Bolton, Chuck Cooper, ka thënë se ai ka punuar për disa muaj me specialistë të informacioneve të klasifikuara për të shmangur lëshimin e informacioneve sekrete. Ai akuzoi Shtëpinë e Bardhë se po gjen një pretekst për të censuruar zotin Bolton.

Në padinë e tij Departamenti i Drejtësisë pretendon se ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare nuk ka kryer një proçedurë të rishikimit përpara publikimit, për të siguruar që dorëshkrimi nuk përmban materiale sekrete. Padia kërkon që një gjykatë federale të urdhërojë zotin Boltonin “të udhëzojë ose të kërkojë” që botuesi i tij të vonojë botimin e librit për t’i dhënë mundësi përfundimit të një proçesi rishikimi nga këndvështrimi i sigurisë kombëtare si dhe të verë në dispozicion kopje të librit që do të jenë të pranueshme për qeveria.

Departamenti i Drejtësisë gjithashtu po kërkon të parandalojë që zoti Bolton të sigurojë përfitime nga libri, veçanërisht nëse ai “refuzon të përfundojë proçesin e rishikimit të librit përpara publikimit si dhe të marrë autorizimin e kërkuar paraprak me shkrim përpara se të vazhdojë me publikimin e tij”.

Në padinë e tij, Departamenti i Drejtësisë argumenton se puna e zotit Bolton nënkuptonte se ai “ishte rregullisht në kontakt me informacione më të ndjeshme të klasifikuara të qeverisë amerikane”. Zyrtarët thonë që dorëshkrimi i zotit Bolton përbëhet nga më shumë se 500 faqe dhe se ishte “i mbushur me informacione sekrete, që ai parashikon t’i bëjë publike”.

Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë të censurojnë ndonjë aspekt të ligjshëm të dorëshkrimit, thjesht kërkon një urdhër nëpërmjet të cilit t’i kërkohet të pandehurit të përfundojë proçesin e rishikimit përpara botimit si dhe të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar që publikut t’i shpërndahet vetëm një dorëshkrim që është autorizuar zyrtarisht përmes këtij proçesi dhe pa informacione të klasifikuara“, thuhet në padi.

Libri i zotit Bolton “Dhoma ku ndodhi: shënime biografike të Shtëpisë së Bardhë”, ishte parashikuar të dilte në treg në muajin mars. Data u shty dy herë dhe tashmë Simon & Schuster ka vendosur që librin ta publikojë javën tjetër.

Zoti Bolton mbulon një sërë temash, nga kaosi në Shtëpinë e Bardhë por edhe vlerësime të aktorëve kryesorë, proçesi i vendimmarrjes jo i qëndrueshëm i presidentit, marrëdhëniet e tij me aleatët dhe armiqtë nga Kina, Rusia, Ukraina, Koreja e Veriut, Irani, Mbretëria e Bashkuar, Franca e Gjermania”.

Nuk arrij të gjej ndonjë vendim të rëndësishëm të zotit Trump gjatë mandatit tim, që nuk nxitej nga përllogaritjet për rizgjedhje“, shkruan zoti Bolton në libër, sipas një njoftimi të shtëpisë botuese.

Libri i cili pritet prej kohësh me interes të madh, veçanërisht pas daljes së lajmit gjatë gjyqit në Kongres që synonte shkarkimin e zotit Trump, se dorëshkrimi ofronte informacione rreth përpjekjeve të presidentit për t’i bllokuar ndihmën ushtarake Ukrainës në këmbin që zyrtarët e këtij vendi ta ndihmonin atë me hetimet ndaj rivalit politik të zotit Trump, Joe Biden. Këto pretendime përbënin thelbin e çështjes për shkarkimin e Presidentit, që përfundoi në muajin shkurt me shpalljen e tij të pafajshëm në Senat.

Zoti Cooper nuk i ka kthyer përgjigje një kërkese për komente rreth padisë. Më parë ai ka thënë se e kishte dërguar dorëshkrimin e zotit Bolton tek specialistja që merret me informacionet e klasifikikuara në Shtëpinë e Bardhë, Ellen Knight në fund të muajit dhjetorit dhe se zonja Knight dhe zoti Bolton kishin shpenzuar gati katër muaj duke e shqyrtuar librin madje disa herë “rresht për rresht”.

Sipas padisë, zonja Knight e kishte përfunduar rishikimin e librit në fund të prillit dhe kishte përcaktuar se ai nuk përmbante informacione të klasifikuara.

Por në fillim të muajit pasues, Michael Ellis, drejtor i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Zbulimin nisi një tjetër proçes rishikimi të dorëshkrimit dhe gjeti në të informacione të klasifikuar, thuhet në padi. Rishikimi ishte ende në proces në fillim të këtij muaji ndërsa media njoftoi se zoti Bolton do të bënte përpara me planet për publikimin e librit.

Në një deklaratë të martën, organizata për Liritë Civile të Amerikane tha që “padia ka gjasa të dështojë”. Një nga përfaqësuesit e saj, Ben Wizner, tha se Gjykata e Lartë kishte refuzuar një gjysmë shekulli më parë përpjekjet e administratës Nixon për të bllokuar botimin e atyre që u quajtën Dokumentet e Pentagonit dhe shtoi se është e mirëpërcaktuar se kufizimet paraprake mbi botimin janë anti-kushtetuese.

Si zakonisht, kërcënimet e qeverisë nuk kanë asnjë lidhje me ruajtjen e sigurisë kombëtare, por gjithçka ka të bëjë me shmangien e një skandali dhe një situate të sikletshme“, tha zoti Wizner.

Marrë nga: VOA

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota doanld trump doanld trump

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci