LIVE UPDATES
Politike

Ahmetaj tregon për Zërin e Amerikën planin ekonomik të qeverisë: Në prill do kemi 90 mijë të papunë

24 Mars 2020, 19:04 Nga DOSJA
Ahmetaj tregon për Zërin e Amerikën planin ekonomik të

TIRANË- Ekspertët në Shqipëri vlerësojnë se paketa e masave financiare të qeverisë prej 370 mln dollarësh, ose 2.13 % të prodhimit të brendshëm bruto në ndihmë të ekonomisë së prekur nga kriza e koronavirusit ishte e nevojshme, por shtojnë se ajo duhet monitoruar hap pas hapi.

“Jemi vend që nuk kemi hapësirë fiskale çka do të thotë se kriza e koronavirusit, edhetërmetit tës 26 nëntorit na ka gjetur me borxh të lartë dhe me defiçit buxhetor të lartë gjë që krijon pamundësi reale për qeverinë të jetë agresive në stimulimin fiscal dhe të mendohet gjatë”- thotë Irena Beqiraj, ish zv.ministre e financave.

Qeveria ka menduar të ndërhyjë me 20 mln dollarë për shtresat në nevojë dhe 65 mln për pagesa papunësie pas mbylljes së bizneseve, që prekin kryesisht tregëtinë dhe shërbimet, dhe përbëjnë pjesën dërrmuese të ekonomisë. Masat janë parashikuar të shtrihen sipas këtij skenari deri në fund të qershorit.

“ Në bazë të numrave të papunësisë ne rakordojmë nëse do të jetë gjysmë page minimale, një pagë minimale, 1.5 paga minimale apo më shumë. Pra më varësi të numrave. Këto janë planifikime të momentit sepse dinamika e virusit ndryshon përditë. Në hapat e parë ne menjmë që do të ketë një papunësi 40-50 mijë e menjëhershme që do verifikohet në javën e parë të prillit. Dhe nëse kjo shkon 80 mijë ose 90 mijë ne jemi duke folur për një humbje të punësimit në nivele 12 %. Dhe kjo nuk është pak”- thotë Arben Ahmetaj, Kordinator i situatës ekonomike shkaktuar nga infeksioni Kovid19.

Ekspertët e shohin planin e qeverisë të ngjashëm me shtetet e tjera dhe insistojnë në ruajtjen e aftësisë paguese të qytetarëve.

“Qytetarët duhet të kenë aftësi paguese dhe akses në të mirat bazë, qofshin këto importi apo eksporti, përmbushjen sa më të mirë të nevojave për medikamente dhe pajisje mjeksore dhe mbështetjen e ekonomisë duke mundësuar që subjeket e shëndosha të vazhdojnë punë dhe të kenë likuiditet”- Azmi Stringa, Pedagog i Financës, Universiteti “New York”.

Zyrtarët e qeverisë garantojnë funksionimin e disa sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë.

“Ne kemi një listë të detajuar të maturuar të kategorive të sipërmarrjes që janë të të lejuara të punojnë normalisht si , bankat, prodhimi duke ruajtur distancat sanitare, transporti i mallrave, bujqësia, kuptohet mjekësia patjetër, policia, siguria, por në po fllasim për zinxhirin ekonomik që sigurisht do ngadalësohet por jo të thahet”- vijon Arben Ahmetaj, Kordinator i situatës ekonomike shkaktuar nga infeksioni Kovid19.

Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavisurit parashikohet të sjellë deri në fund të qershorit nëse vazhdon me këto ritme, një tkurrje të buxhetit me 400 milion dollarë osë me 10 % të ardhurave. Ekspertët vërejnë se thellimi i borxhit publik aktualisht është i pashmangshëm

“Siç shihet do të kemi nevojë për të marrë një borxh prej 400 milion dollarë, ku 300 milion dollarë duhet të përballojmë deficitin buxhetor dhe 100 milion dollarë është garancia që qeveria ka vënë në dispozicion të biznesit”- shprehet Irena Beqiraj, ish zv.ministre e financave.

Por ky parashikim për qeverinë është më i miri, pasi shifra mund të jetë më e lartë.

“Po të kufizohemi me kaq do isha i lumtur. Mund të jetë më rëndë se kaq, varet nga dinamika. Asgjë nuk mund të parashikojmë dot” – vijon Arben Ahmetaj, Kordinator i situatës ekonomike shkaktuar nga infeksioni Kovid19.

Turizmi me një ndikim prej 26.2 % në prodhimitn e brendshëm bruto bashkë me sektorët që varën prej tij, ka marrë një godite të rëndë.

“Sektori i turizmit është i detyruar të punojë me levizjen e njerëzve e cila është bllokuar komplet, duke e cuar në kolaps total këtë sektor më ndikim të ndjeshëm në ekonomi”- thotë Valter Hoxha Pedagog në ekonomi, Univeristeti “Mesdhetar”

Por qeveria thotë se turizmi do të ndihmohet nga fondi prej 65 mln dollarësh permes pagesave të papunësisë. Paketa financiare e qeverisë përfshin dhe disa masa të tjera si ajo prej 100 milion dollarësh si fond garancie për biznesnet që duan kredi për pagat. 25 milion dollarë për Ministrinë e shëndetësië për emergjenca spitalore. 10 mln dollarë për fondin e emergjencës. Shtyrjen e tatim fitimit për biznesin e vogël për 6 mujorin tjetër në varësi të situatës, si dhe fshirje e kamatvonesave për energjinë elektrike për mbi 210 mijë familje me vlerë prej 150 mln dollarësh. Zyrtarët janë të bindur se nevojat janë më të mëdha, por ndërhyrjet financiare thonë ata, nuk mund të prekin çdo individ. Përpjekjet aktuale synojnë të ruajnë aftësinë paguese të qytetarëve si dhe ekonominë të mos bjerë në reçesion.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin arben ahmetaj masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion