Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
AKEP bllokoi JOQ/ Reagon PD: Rama po përdor gjendjen e emergjencës për hakmarrje ndaj mediave kritike
30 Nëntor 2019, 11:47Nga DOSJA
Tiranë- Për bllokimin e portalit JOQ nga AKEP ka reaguar edhe PD-ja, nëpërmjet ish-deputetees Albana Vokshit. Ai thekson se Rama po përdor gjendjen e emergjencës për hakmarrje ndaj mediave kritike.
Reagimi:
Edi Rama po e përdor fatkeqësinë kombëtare dhe gjendjen e emergjencës për hakmarrje ndaj mediave kritike. Portali Jeta Osh Qejf është njëri prej tyre, prandaj Edi Rama ka urdhëruar mbylljen e kësaj media online.
Jeta Osh Qejf, prej vitesh është ndër portalet më të klikuara në Shqipëri. Në një format ndryshe, portali u bë i njohur për publikimin pa censurë të shqetësimit të qytetarëve, për denoncimin e keqqeverisjes, mungesës së shërbimeve nga institucionet shtetërore dhe korrupsionin e tyre, pavarësisht se kush qeveris vendin.
Gjatë këtyre ditëve të fatkeqësë kombëtare, JoQ, ka qenë ndër portalet më aktive duke informuar në kohë reale për situatën e rëndë në zonat e prekura nga tërmeti, si dhe duke bërë transparencë në lidhje me keqmenaxhimin e situatës nga ana e qeverisë, abuzimin me fondet e emergjencës, vjedhjen e ndihmave.
Urdhri për të mbyllur Jeta Osh Qef dhe procedimi penal për administratorët e JoQ nuk ka lidhje me lajmet e pavërteta, të cilat mund të ndodhin, kur qeveria ka lënë qytetarët dhe mediat në terr informativ. Mbyllja e JoQ është hakmarrje personale e Edi Ramës për një media online që refuzon teatrin e kryeministrit nga germadhat e tërmetit.
Dy ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se ishin proceduar Erland Dalliu dhe Gentian Çengeli, administratorë të faqes Jeta Osht Qef pasi kanë lejuar përhapjen e panikut me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin. Lajmi për të cilin u proceduan administratorët e JOQ, është një fotografi e shpërndarë në Instagram, ku në inbox-in e JOQ kishte shkuar një mesazh denoncim nga qytetarët se në morgun e Tiranës, kishte dhjetra trupa të vdekur.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE- Përveç mbylljes së faqes interaktive JOQ Albania, një tjetër denoncim i ngritur nga Këshilli Shqiptar i Medias ka në fokus një nga gazetat më të ...
TIRANE– Faqja interaktive JOQ është e mbyllur që prej mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që siç thuhet në njoftimin zyrtar të AKEP, (Autoritetit të Komunikime...
TIRANE– Këshilli Shqiptar i Mediave ka komentuar situatën e krijuar në vend me mediat pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, dhe mbylljes nga AKEP të faqes ...
Tiranë- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime në Kombinat të Tiranës me banorët e prekur nga tërmeti.Në një moment Rama nuk është përmbaj...
TIRANE- Pas paralajmërimeve që lëshoi në ditët e fundit, kryeministri Edi Rama e ka nisur seriozisht luftën me portalet. Kështu, për herë të parë, në Shqipëri m...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar takime me banorët e tensionuar në Kombinat, banesat e të cilëve kanë dëmtime pas tërmetit. Rama në bisedë e ...
Lezhë- Që prej 26 nëntorit, që prej tërmet të madh që goditi vendin kryeminsitri Edi Rama bashkë me zv/kryeministrin ndodhen në terren pranë banorëve të prekur....
Durrës- Që prej tragjedisë së 26 nëntorit kryeministri Edi Rama është shumë aktiv në rrjetet sociale, ndan çdo moment nga terreni. Së fundmi ai në twitt...
Tiranë- Në mbledhjen e katërt të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dy kategori familjesh në Durrës, nuk do të përfshihen në skemën Komitetit të Ri...