LIVE UPDATES
Aktualitet

6 vite në gjyq! Të burgosurin e vjedhin gardianët, Kumria: Ruajta 540 mijë lekë që t'i merrja kur të dilja

Fiks Fare, i dërgoi një kërkesë për informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Sipas tyre, problemi i ish të dënuarit Xhelo Kumria “është një problem i njohur, i konstatuar që në vitin 2013″.

14 Qershor 2022, 20:50 Nga F.M
6 vite në gjyq! Të burgosurin e vjedhin gardianët, Kumria: Ruajta
Burgu i Rrogozhinës

RROGOZHINË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e punonjësve të Burgut të Rrogozhinës, të cilët kanë vjedhur një ish të dënuar. Por, megjithëse ngjarja ka ndodhur 7 vite më parë, asnjë prej institucioneve, duke filluar nga Burgu i Rrogozhinës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve apo Ministria e Drejtësisë, nuk i kanë dhënë zgjidhje këtij rasti, duke sorollatur ish të dënuarin.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Xhelo Kumri, nga Fieri, i cili ka qëndruar në Burgun e Rrogozhinës në vitet 2014-2015, ku ka pasur në arkën e këtij institucioni një shumë prej 540 mijë lekësh të vjetra. Në momentin që u lirua, ai ka marrë një vërtetim për këtë shumë, por i kanë thënë se ia kanë vjedhur. Xhelua tregon se ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe vuajtjen e dënimit e ka bërë në Rrogozhinë. “Gjatë kohës që kam qëndruar në burg më kanë sjellë të afërmit shuma të vogla parash, të cilat i kam grumbulluar dhe i kam vendosur në arkën e Burgut të Rrogozhinës. Sa herë që vinin të afërmit me linin para’. Këto para’ unë i lashë në arkë për siguri” thotë ai.

Në datën 11 qershor 2015, Xheloja ka dalë nga burgu dhe ka shkuar te arka për të kërkuar këtë shumë. Punonjësit fillimisht i kanë thënë që të firmoste një letër që s’ka pasur sende apo vlera monetare për të marrë, por ai ka këmbëngulur dhe ka kërkuar paratë. Pas disa minutash, punonjësit i kanë thënë se arka është vjedhur nga punonjës të burgut. Ata i kanë firmosur një vërtetim, që mban datën 11 qershor 2015, ditën kur është liruar nga burgu, që vërteton se Xhelo Kumria ka pasur në arkë 54.045 lekë të rinj. Por, ai s’e ka marrë se s’ka pasur lekë në arkë! Ndërkohë, prej 7 vitesh, ish i dënuari ka trokitur në të gjitha institucionet për të marrë paratë.

Xhelo thotë se, deri më sot, megjithëse është ankuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në Ministrinë e Drejtësisë, apo edhe në institucione të tjera, nuk e ka marrë këtë shumë. Të gjithë ia pranojnë se ka pasur lekë në burgun e Rrogozhinës, por askush nuk ia jep, pasi i thonë se “kanë kallëzuar punonjësit që i kanë marrë këto lekë”. Denoncuesi shkoi dhe u interesua te Burgu i Rrogozhinës, teksa një punonjës i thotë se duhet të kthehet për disa minuta. Ai shkon sërish dhe merr informacion se paratë ia kanë marrë në burg, por burgu nuk ia ka marrë atyre që i vodhën! “Është çështja në proces gjyqësor. E dimë që t’i kanë vjedhur paratë por institucioni s’ka para. Duhet t’ua marrë atyre që i kanë vjedhur. Ti e di si vepron shteti” i thanë punonjësit.

Pas këtyre përgjigjeve, Fiks Fare, i dërgoi një kërkesë për informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Sipas tyre, problemi i ish të dënuarit Xhelo Kumria “është një problem i njohur, i konstatuar që në vitin 2013″. Sipas tyre, për 3 punonjësit e financës është bërë kallëzim penal dhe nga burgjet është kërkuar me padi regresi kthimi i shumës, por çështja është ende në gjyq”.

Ndërkohë, këtë përgjigje, qytetari e ka marrë prej vitesh me radhë. Në vitin 2016, sipas një shkrese, Burgjet i kanë kthyer përgjigje se janë kallëzuar në prokurori ish-punonjësit Ibrahim Xibraku, Servet Kasa dhe Lime Xani. Prokuroria i ka marrë të pandehur dhe ka dërguar dosjen në gjykatë. Madje, edhe në këtë shkresë të 2016-ës, burgjet citojnë se “janë zhvilluar 2 seanca gjyqësore, të cilat janë shtyrë”. Ndërkohë, edhe pas 6 vitesh, qytetari mori të njëjtën përgjigje se “çështja është në gjyq”. Por, në asnjë vit apo në asnjë shkresë, këto institucione nuk kanë vepruar, duke mos i kthyer shumën që i është vjedhur brenda burgut.

Marrë nga TOPChannel

burgu i rrogozhines

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet