“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Drogë me vlerë 20 mijë euro në makinë, arrestohet shqiptari në Itali
Karabinierët e Lucca kanë arrestuar një shqiptar 33-vjeçar, banues në Piza, për trafik droge. Shqiptari i paidentifikuar me emër, i cili ndiqej nga ushtarakët, është bllokuar në një parking në Sant'Alessio teksa po përgatitej t'i jepte 165 gramë kokainë një personi, i cili u arratis kur mbërriti Policia.
4 Prill 2023, 12:55Nga k.m.
Droga e kapur
LUCCA- Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e Policisë italiane, pasi u kap mat duke shpërndarë lëndë narkotike në një parking. Sipas mediave italiane, Karabinierët e Lucca kanë arrestuar një shqiptar 33-vjeçar, banues në Piza, për trafik droge. Shqiptari i paidentifikuar me emër, i cili ndiqej nga ushtarakët, është bllokuar në një parking në Sant'Alessio teksa po përgatitej t'i jepte 165 gramë kokainë një personi, i cili u arratis kur mbërriti Policia.
Policia pas sekuestrimit të drogës që kishte e vete, zhvilloi kontroll në shtëpinë e tij, ku gjeti 60 gr lëndë narkotike mbi 7000 mijë euro dhe mjete të terja të nevojshme për paketimin e drogës.
Ndërkohë 33-vjeçari ndodhet në paraburgim, duke pritur masën e dënimit nga drejtësia italiane.