LIVE UPDATES
Aktualitet

" Në 54 çadra, vetëm 10 me pushues", biznesmeni shqiptar për turizmin në jug

Biznesmeni Altin Bamllari ka publikuar një shkrim në Facebook pikërisht për këtë, ku gjatë një dite plazhi në Drimadhes nuk mund ti shpëtonte nga syri se në një vend me 54 çadra kishte vetëm 10 pushues. Kjo gjatë asaj që konsiderohet piku i sezonit turistik, 15 korrik.

16 Korrik 2022, 10:21 Nga d.a.
" Në 54 çadra, vetëm 10 me pushues", biznesmeni
Drimadhes

VLORË- Sezoni turistik ka nisur tashmë prej gati 2 muajsh ku kryefjalë ka qenë rritja e çmimeve, kryesisht në jug të vendit përsa i takon hotelerisë, shërbimeve dhe gastronomisë. Por ajo që është vënë re është edhe mungesa e theksuar e pushuesve në këto zona.

Biznesmeni Altin Bamllari ka publikuar një shkrim në Facebook pikërisht për këtë, ku gjatë një dite plazhi në Drimadhes nuk mund ti shpëtonte nga syri se në një vend me 54 çadra kishte vetëm 10 pushues. Kjo gjatë asaj që konsiderohet piku i sezonit turistik, 15 korrik.

"Sot vendosa të bëj pak plazh në Dhrimadhes. Bosh. Në 54 çadra, vetëm 10 me pushues. Ditë e premte, 15 korrik. Askush s’po merr vesh kur fillon sezoni. Ja, sa erdhën dhe dy çifte. Çadrat u bënë 12. Një burrë vjen të marrë lekët. 1 mijë. Jo shumë. Më tutje ka me 1500, 2000, 3000. Larmishmëri. Me gjuhë televizori, diversitet. Çadra ka boll, det pafund, por njerëz pak. Dua të kuptoj arsyen. Pse ndodh kjo? S’e gjej dot."-shkruan ai.

Më tej ai tregon se në heshtje dëgjohej i njëjti refreni i heshtur i këtij viti në ato pak pushues që ndodheshin në plazh:"S'ka më njerëz".

Shkrimi i plotë:

Sot vendosa të bëj pak plazh në Dhrimadhes. Bosh. Në 54 çadra, vetëm 10 me pushues. Ditë e premte, 15 korrik. Askush s’po merr vesh kur fillon sezoni. Nga deti fryn një erë e lehtë, nga mali ngrihen përpjetë shtëllunga tymi të bardhë. Zjarret livadhisin për qejfin e vet. Mbi to një aeroplan grek. Dikush qesh e thotë se në vend të ujit ai po hedh benzinë. Turp! …Prit! Ai thotë që bën shaka. Ja, sa erdhën dhe dy çifte. Çadrat u bënë 12. Një burrë vjen të marrë lekët. 1 mijë. Jo shumë. Më tutje ka me 1500, 2000, 3000. Larmishmëri. Me gjuhë televizori, diversitet. Çadra ka boll, det pafund, por njerëz pak. Dua të kuptoj arsyen. Pse ndodh kjo? S’e gjej dot. S’kam kë të pyes. Në sfond një muzikë si ekg zemre. Ky rritëm, që përsëritet pafundësisht e s’mbaron kurrë, m’i thërrmon krejt mendimet. Tentoj të pyes komshinjtë tre çadra më tej, por një grua rome, që mezi mban të birin për dore, më pret hovin e më kërkon lëmoshë. Ndryshoj komplet kurs. Dua ta pyes atë. Po si? Një gjysmë përgjigje për pyetjen time e kam në kokë. Thjesht tentoj ta konfirmoj me romen që kam përballë. Do ta provokoj. I ofroj një vend pune për 70 mijë në muaj, tani në çast. Ajo refuzon pa u menduar dy herë. -S’kam ku lë çunin, ma kthen shpejt e shpejt. I them 800. Përsëri një JO e prerë. Pastaj ia futa kot, 1 milion. Jo dhe Jo. Lëre, thashë me vete. E gjeta! Muzika, më në fund, kishte ndalur. Në vend të saj po luhej heshtur refreni i këtij viti: “S’ka më njerëz”. Tashmë era po frynte nga mali në drejtim të detit. Një shije tymi pushton bregun. Dëgjohet vetëm zhurma e motorit të aeroplanit grek.

altin bamllari sezoni turistik

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet