5 Gusht 2023, 13:39
Nga f.i
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona, për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin M. G., 37 vjeç banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin H. F., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasen E. K., banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
- E. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një objekt në administrim prej tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;
- G. A., 33 vjeç, H. A., 37 vjeç, (vëllezër) të dy banues në Tiranë. Dy vëllezërit, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta me shtetasin B. A., dhe gjatë konfliktit i kanë dëmtuar atij automjetin. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në komisariat, kanë kanosur për shkak të detyrës, dy punonjës të IMT-së.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. C., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Arbanë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete, dhe më pas është larguar. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin A. H., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasen Z. B., 58 vjeçe, banuese në Krujë pasi në oborrin e banesës së saj ka ndezur zjarr, dhe si pasojë janë djegur disa pemë frutore në pronësi të shtetasit Y. T.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
arrestohen 6 persona ne tirane
Aktualitet
5 Gusht 2023, 13:20
I.A
Zjarri
DURRËS- Një 50-vjeçar është arrestuar në Durrës për zjarrvënie. Mësohet se personi i arrest...
Aktualitet
5 Gusht 2023, 12:19
I.A
Policia
GJIROKASTËR- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër për transport të emigrantëve t&eu...
Aktualitet
5 Gusht 2023, 12:13
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Riviera shqiptare, për të cilën janë shkuar shumë artikuj në mediat e huaja duke e cilë...
Aktualitet
5 Gusht 2023, 11:48
I.A
Kanabis
TIRANË- 125 bimë kanabisi janë asgjesuar ditën e sotme në repartin ushtarak të Zall Herrit në Tiranë. ...
Aktualitet
5 Gusht 2023, 11:40
I.A
Plazhi i Livadhit
HIMARË- Moti i keq ka bërë që pushuesit në plazhin e Livadhit të largohen. Kjo pasi reshjet e shiut ka...
Aktualitet
5 Gusht 2023, 11:17
I.A
Policia
FIER- 17 mijë rrënjë kanabisi janë asgjesuar në Fier. Mësohet se gjatë javës janë arrestuar 12 pe...
Aktualitet
5 Gusht 2023, 11:14
I.A
Shiu
DURRËS- Reshjet e papritura të shiut ditën e sotme kanë sjell probleme në disa rrugë në Durrës. Mëso...
Aktualitet
5 Gusht 2023, 10:43
f.i
foto ilustruese
VLORË- Pas ditëve të nxehta, vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut. Edhe n&...
Aktualitet
5 Gusht 2023, 10:31
I.A
Policia
BERAT- Një 55-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Skrapar duke nxjerr mermer. Mësohet se Arben Piro d...
Aktualitet
5 Gusht 2023, 10:00
f.i
foto ilustruese
LEZHË- Stuhia dhe reshjet e shiu të papritura, pas një periudhe të gjatë me temperatura shumë të la...