Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Këta persona u kapën duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.
GJIROKASTËR- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër për transport të emigrantëve të paligjshëm. Mësohet se në pranga kanë rënë Ardit Laushka, Gilberto Mako dhe Besmir Papa. Këta persona u kapën duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës. Po ashtu u sekuestruan 2 automjete, 500 euro dhe 25000 lekë shqiptare.
Njoftimi i Policisë:
DVKM Gjirokastër Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim ilegal të kufirit. Transportonin në mënyrë të organizuar, me automjet dhe duke mbikëqyrur rrugën, 8 emigrantë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Sekuestrohen 2 automjetet, 5 celularë dhe një shumë parash (në euro dhe në lekë) e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit të disa emigrantëve, në mënyrë të organizuar, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Destinacionin”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit: A. L., 28 vjeç, G. M., 34 vjeç dhe B. P., 38 vjeç, të tre banues në Tiranë.
28-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, teksa transportonte me automjet, 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, ndërsa 2 shtetasit e tjerë u kapën teksa lëviznin me një automjet tjetër dhe mbikëqyrnin rrugën, për të shmangur patrullat e Policisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet, 500 euro dhe 25000 lekë të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Foto Ilustruese VLORË- Riviera shqiptare, për të cilën janë shkuar shumë artikuj në mediat e huaja duke e cilë...
Kanabis TIRANË- 125 bimë kanabisi janë asgjesuar ditën e sotme në repartin ushtarak të Zall Herrit në Tiranë. ...
Plazhi i Livadhit HIMARË- Moti i keq ka bërë që pushuesit në plazhin e Livadhit të largohen. Kjo pasi reshjet e shiut ka...
Policia FIER- 17 mijë rrënjë kanabisi janë asgjesuar në Fier. Mësohet se gjatë javës janë arrestuar 12 pe...
Shiu DURRËS- Reshjet e papritura të shiut ditën e sotme kanë sjell probleme në disa rrugë në Durrës. Mëso...
foto ilustruese VLORË- Pas ditëve të nxehta, vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut. Edhe n&...
Policia BERAT- Një 55-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Skrapar duke nxjerr mermer. Mësohet se Arben Piro d...
foto ilustruese LEZHË- Stuhia dhe reshjet e shiu të papritura, pas një periudhe të gjatë me temperatura shumë të la...
arma e sekusetruar TIRANË- Gloris Nezaj, 36 vjeç, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzoh...
Behar Bajri,Xhevahir Lita dhe Pëllumb Gjoka TIRANË- Në dosjen e SPAK janë zbradhur bisedat e prokurorit Xhevahir Lita, i cili gjat...