LIVE UPDATES
Aktualitet

1 ton kanabis, armë zjarri, 250 bimë narkotike/ Policia bën bilancin e javës: Në pranga 115 persona, 28 operacione

Në 28 operacione janë sekuestruar 1 ton kanabis, 13 armë zjarri, 815 g kokainë, 110 g heroinë dhe 250 bimë narkotike.

13 Nëntor 2022, 14:27 Nga a.l
1 ton kanabis, armë zjarri, 250 bimë narkotike/ Policia bën
Bilanci i policise ne 1 jave

TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë bilancin e përjavshëm të operacioneve që janë zhvilluar në vend. Përmes një njoftimi për shtyp, policia bën me dije se janë arrestuar 115 persona për ngjarje të ndryshme kriminale. Në 28 operacione janë sekuestruar 1 ton kanabis, 13 armë zjarri, 815 g kokainë, 110 g heroinë dhe 250 bimë narkotike.

Poashtu policia sqaron se janë lokalizuar dhe kapur 18 persona në kërkim, nga të cilët 15 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale. Në fund të njoftimit për shtyp policia u bën thirrje gjithë qytetarëve që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit, në një javë!

 Strukturat e Policisë së Shtetit, të angazhuara në terren 24/7, për të parandaluar dhe goditur krimin dhe veprimtaritë e paligjshme, në të gjithë territorin e vendit.

 28 operacione dhe megaoperacione policore, të finalizuara nga strukturat e Policisë së Shtetit, për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale dhe të çdo paligjshmërie, që bien ndesh me legjislacionin penal të vendit.

 Si rezultat i tyre, janë sekuestruar rreth 1 ton kanabis, 13 armë zjarri, 815 g kokainë, 110 g heroinë dhe 250 bimë narkotike, si dhe janë vënë në pranga 115 shtetas, për veprimtari të ndryshme kriminale.

 Janë lokalizuar dhe kapur 18 persona në kërkim, nga të cilët 15 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale.

 Megaoperacioni ndërkombëtar “FRIDA-REFOX”, nën koordinimin e EuroJust, u zhvillua nga skuadrat e përbashkëta hetimore, të përbëra nga Policia e Shtetit, SPAK, Policia dhe autoritetet gjyqësore spanjolle, për goditjen e veprimtarive kriminale në subjektet call center.

 Megaoperacioni policor antidrogë “STUHIA”, në qarkun e Beratit, u finalizua me sekuestrimin e rreth 870 kilogramëve lëndë narkotike kanabis dhe 3 armëve të zjarrit, si dhe me vënien në pranga të 11 shtetasve, si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale.

 Megaoperacioni policor antidrogë “TENTAKULAT”, në Tiranë, rezultoi me sekuestrimin e 745 g kokainë, 110 g heroinë, 1.3 kg kanabis, 5 peshoreve elektronike, si dhe shumave të parave. Për shpërndarje të drogave në doza, në lokale nate dhe në afërsi të shkollave, u vunë në pranga 15 shtetas.

 Operacionet policore “Derveni” dhe “Vijimi”, në Krujë, çuan në zbulimin e 6 ambienteve të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. U vu në pranga 1 shtetas dhe u gjetën 250 bimë narkotike e fidanë narkotikë në vazo.

 Gjatë operacionit “Vespa”, në Shkodër, u godit një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e drogave të ndryshme. U vunë në pranga 4 shtetas dhe u sekuestruan sasi kanabisi, sasi kokaine, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 elektroshokë.

 Operacioni “Presentation”, në Elbasan, u finalizua me sekuestrimin e 33.5 kg lëndë narkotike kanabis e municioni luftarak, si dhe me vënien në pranga të 2 vëllezërve që e mbanin lëndën narkotike në banesë dhe në automjet.

 Gjatë operacionit policor antidrogë “Restart 12”, në Kapshticë, u vu në pranga një 64-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 9.2 kg kanabis që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 Operacioni policor “Krane”, në Sarandë, u finalizua me sekuestrimin e 2.7 kg kanabis dhe me vënien në pranga të 2 shtetasve që tentuan ta trafikonin lëndën narkotike, drejt Korfuzit.

 U vunë në pranga 2 shtetas që vodhën duke kanosur me armë zjarri, në banesën e një 40-vjeçari, në fshatin Brret, Krujë. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u sekuestruan arma e krimit, municion luftarak dhe sendet e vjedhura.

 Në PKK Port Durrës dhe në Shkodër janë goditur 2 raste të kontrabandës së sasive të konsiderueshme të medikamenteve mjekësore; në Korçë është goditur një rast i kontrabandës së naftës dhe në Tiranë është goditur një rast i kontrabandës së aparateve celulare.

-Janë sekuestruar 965 kuti me medikamente mjekësore, 26 aparate celulare dhe sasi nafte, të kontrabanduara. Janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë në hetim, 7 të tjerë.

 Operacionet policore “Poker” dhe “Game Over 2”, në Tiranë dhe në Kurbin, çuan në pranga 18 shtetas që organizonin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, 3 prej tyre organizatorë. U sekuestruan 2 tavolina pokeri, 11 makineta, çipsa, shuma parash e sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie.

 Si rezultat i operacionit “Ngujimi”, të zhvilluar në Tiranë, u arrestua një 52-vjeçar që mbante të ngujuar, në banesë, dhe dhunonte bashkëshorten e fëmijët e tyre të mitur.

 U parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri mes 2 shtetasve (kushërinj). Në kuadër të operacionit “Dorëz”, në Tiranë, u vu në pranga shtetasi që kanosi me armë zjarri dhe u sekuestrua arma.

 Policia e Fierit zbardhi dhe dokumentoi me prova ligjore, një aksident rrugor me pasojë vdekjen. U identifikua dhe u arrestua autori.

 Në kuadër të operacioneve “Perimetri 199” dhe “Road Guard 49”, në Korçë dhe në Gjirokastër, u arrestuan 2 shtetas, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

 Janë goditur 11 raste të vjedhjes së pronës ose pasurisë dhe janë vënë në pranga 7 shtetas.

 Në vijim të angazhimit nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me agjencitë e tjera shtetërore, janë goditur 16 raste të krimeve mjedisore, 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe janë trajtuar ligjërisht 35 raste të dhunës në familje.

-Nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë kësaj jave janë pezulluar në total 621 leje drejtimi, nga të cilat: 530 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 42 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

•Përmes përdorimit të alkool-testuesve janë arrestuar 38 drejtues mjetesh, nga këta: 22 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës, 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 2 raste të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike.

-Policia Kufitare me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

•Janë goditur 8 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

•Gjithashtu, në të gjitha pkk-të e vendit, janë goditur: 1 rast i “Trafikimi i narkotikëve”, 1 rast i “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si rezultat i të cilit u sekuestruan 25 000 euro të padeklaruara, 1 rast i “Kontrabandës me mallra të licencuara” dhe 2 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike”.

U dokumentua veprimtaria kriminale dhe u arrestuan autorët e trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet PKK Rinas, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet policore turke.

Mirëmenaxhim policor profesional për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë tubimit të datës 12.11.2022, të zhvilluar në Tiranë, dhe për parandalimin e ngjarjeve që mund të cënonin sigurinë e tubuesve. U shoqërua një shtetas që përbënte rrezik për jetën e pjesëmarrësve në tubim dhe të punonjësve të Policisë. I shoqëruari qarkullonte me mjet prerës (thikë), në mes të pjesëmarrësve në tubim.

Angazhim maksimal nga shërbimet e Policisë, për t’iu ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor, si dhe për të garantuar, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafet pedagogjike, vijimin e procesit mësimor sa më të sigurtë.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

#NëNjëJavë
#Tëvendosurkundërkrimit
#PoliciaeShtetitnëçdoskajtëvendit  ️

bilanci i arrestimeve ne nje jave

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet