13 Nëntor 2022, 13:07
Nga A.B
Adriatik Doci
TIRANË- Gazetari Adriatik Doçi, i cili u dhunua nga disa persona, pretendon se sulmi i ka ndodhur për shkak të profesionit të tij duke qënë se në të shkuarën ka marrë kërcënime. Në një lidhje telefonike me 'Reporttv', Doçi është shprehur se një person e ka qëlluar i pari nga pas e më pas janë afruar dhe persona të tjerë. Pavarësisht sulmit, ai shton se nuk do të heqë dorë nga raportimi dhe nuk do të largohet nga Shqipëria.
‘Rreth mesditës duke u kthyer në banesë persona të pa iddentifikuar më kanë goditur nga pas në mënyrë të befasishme. Nuk u identifikova dot. Nuk kisha asnjëlloj komunikimi vetëm më dhunuan në mënyrë të befasishme dhe tinëzare nga pas. Nuk e kisha mendjen pasi nuk mendova se do më qëllonin. Kam pasur kërcënime por jo dhune konkrete fizike. Ky ishte episodi i parë i një dhunë fizike. Të rruga Pashko Vaso duke hyrë tek banesa pasi konsumova dhe kafen, isha vetëm dhe po kthehesha në banesë. Sulmi është ekzekutuar nga një person por besoj se kanë qenë edhe persona të tjerë për mbështetje.
Janë bashkangjitur këtij personi pasi kanë menduar se do t’i sulmoj edhe unë. Personi që unë mendoj se është i paguar nga segmente të korrupsionit dhe krimit të organizuar një mercenar i paguar ishte rreth moshë 25 vjeç. Ishin të maskuar me kapuç. E kisha të vështirë që të shquaja fytyrën. Ishte sulm nga pas i befasishëm.
Dyshimet e forta janë se goditja është për shkak të detyrës, pasi nuk kam asnjë konflikt me asnjë person. Ka të bëjë vetëm me faktet e raportuara dhe një sulm i paguar nga segmente të caktuara.
Doja të jepja dhe një mesazh ky sulm më shton kurajon për të raportuar dhe nuk më ndal asgjë. Nuk do largohem nga Shqipëria dhe do raportoj deri në frymën e fundit. Aktualisht po bën një kallëzim në komisariatin nre5. Policia shumë bashkëpunuese, për të gjetur autorët e këtij sulmi.'- është shprehur Doçi.
dhunohet adriatik doci adriatik doci
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 12:47
A.B
Ardiatik Doçi
TIRANË- Dhunohet gazetari investigativ, Adriatik Doçi. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, teksa Doçi ishte duke...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 12:37
A.B
Ben Blushi
TIRANË- Ben Blushi ka nxjerrë në treg librin e quajtur “41 Sekrete”. Sot, ai ka ndarë emrat e personave t&e...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 11:57
A.B
Banoret
TIRANË- Protesta e sotme e qytetarëve të Bërxullës nuk do mbetet me kaq. Ata kanë paralajmëruar se në dit&e...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 11:50
Burg
SARANDË- Institucioni i paraburgimit në Sarandë është mbyllur përfundimisht. Mëngjesin e sotëm, ka nisur trans...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 11:44
I.A
Pamje nga aksidenti
TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë pranë zonës së Bllokut. Mësoh...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 11:33
A.B
Banesa e djegur
FIER- Një godinë e braktisur në lagjen “1 Maj” të qytetit të Fierit ka shpërthyer në flak&eu...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 10:52
I.A
Policia
ELBASAN- Një 55-vjeçar është arrestuar në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Mësohet se Kujtim Spahiu ësht&eu...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 10:35
A.B
Mallrat
TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka tregtuar dhjetra steka me cigare kontrabandë....
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 10:28
A.B
Ion Daci
BRITANI E MADHE- Emigrantët ilegalë shqiptarë po përdorin kopje të pasaportave të teknologjisë së lart&eum...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 10:18
A.B
Proteste
TIRANË- Banorët e Bërxullës në Rinas kanë tentuar ditën e sotme të bllokojnë aksin Rinas-Tiran&e...