13 Nëntor 2022, 10:35
Nga A.B
Mallrat
TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka tregtuar dhjetra steka me cigare kontrabandë. Policia ka evidentuar dhe goditur 3 raste të kontrabandës së mallrave. Në vijim të veprimeve për këto raste, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan penalisht shtetasit I. D., 31 vjeç, A. M., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik. Evidentohen dhe goditen nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Tiranë, 3 raste të tregtimit të dhjetëra stekave me cigare, të kontrabanduara. Goditet edhe 1 rast i vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularit, në një lokal, të paregjistruar në organet kompetente. Sekuestrohen dhjetëra steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara dhe një aparat celular.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, kanë vijuar kontrollet në automjete dhe në subjekte të ndryshme tregtare.
-Si rezultat, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të kontrabandës së mallrave. Në vijim të veprimeve për këto raste, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan penalisht shtetasit I. D., 31 vjeç, A. M., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në automjetet që këta shtetas drejtonin, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhjetëra steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.
-Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin G. H., 22 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit G. H., në rrugën "Medar Shtylla", u konstatua se ky shtetas nuk e kishte regjistruar këtë aktivitet në organet kompetente. Në vijim, shërbimet e Policisë, gjetën në aparatin celular të 22-vjeçarit, faqe online që shërbenin për vendosjen e basteve sportive. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
mallra kontrabande tirane
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 10:28
A.B
Ion Daci
BRITANI E MADHE- Emigrantët ilegalë shqiptarë po përdorin kopje të pasaportave të teknologjisë së lart&eum...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 10:18
A.B
Proteste
TIRANË- Banorët e Bërxullës në Rinas kanë tentuar ditën e sotme të bllokojnë aksin Rinas-Tiran&e...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 10:14
A.B
Momenti i shoqerimit ne gjykate
BERAT- Njëmbëdhjetë të arrestuarit në serën ku përpunohej kanabis në Drenovic&...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 10:00
A.B
Perplasja
TEPELENË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë, në afë...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 09:43
I.A
Protesta
TIRANË- Mijëra njerëz dolën dje në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tiranë, për të protestuar kundë...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 09:25
I.A
Policia
ELBASAN- Babë e bir janë arrestuar në Elbasan për kultivin të lëndëve narkotike kanabis. Mësohet se në...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 08:54
I.A
Protesta
TIRANË- Protesta e opozitës mbrëmjen e djeshme ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Duke nisur n...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 08:02
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË– Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me vranësira. Pjesa e parë e ditës do të jetë n&...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 23:02
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari i njohur Artan Hoxha ka treguar për punën e tij me personazhe të botës së krimit në Shqip&e...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 22:59
I.A
grate
TIRANË- Regjizori shqiptar Bujar Alimani, po sjell për publikun shqiptaro-amerikan filmin e tij të fundit “Fluturat”, nj&e...