13 Nëntor 2022, 10:52
Nga I.A
Policia
ELBASAN- Një 55-vjeçar është arrestuar në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Mësohet se Kujtim Spahiu është arrestuar duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm. Po ashtu nga policia u sekuestruan në cilësinë e provës materiale makina e 55-vjeçarit si dhe telefoni i tij.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Six”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Transportonte kundrejt fitimit, 6 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 55-vjeçari. Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të operacioneve me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Six”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi Kujtim Spahiu, 55 vjeç, banues në Tiranë. 55-vjeçari u kap në flagrancë, nga shërbimet e Policisë rrugore, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë nga vëndet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. U sekuestruan në cilesinë e provës materiale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe aparati celular i të arrestuarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
arrestohet 55-vjeçari ne elbasan
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 10:35
A.B
Mallrat
TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka tregtuar dhjetra steka me cigare kontrabandë....
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 10:28
A.B
Ion Daci
BRITANI E MADHE- Emigrantët ilegalë shqiptarë po përdorin kopje të pasaportave të teknologjisë së lart&eum...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 10:18
A.B
Proteste
TIRANË- Banorët e Bërxullës në Rinas kanë tentuar ditën e sotme të bllokojnë aksin Rinas-Tiran&e...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 10:14
A.B
Momenti i shoqerimit ne gjykate
BERAT- Njëmbëdhjetë të arrestuarit në serën ku përpunohej kanabis në Drenovic&...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 10:00
A.B
Perplasja
TEPELENË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë, në afë...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 09:43
I.A
Protesta
TIRANË- Mijëra njerëz dolën dje në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tiranë, për të protestuar kundë...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 09:25
I.A
Policia
ELBASAN- Babë e bir janë arrestuar në Elbasan për kultivin të lëndëve narkotike kanabis. Mësohet se në...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 08:54
I.A
Protesta
TIRANË- Protesta e opozitës mbrëmjen e djeshme ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Duke nisur n...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 08:02
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË– Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me vranësira. Pjesa e parë e ditës do të jetë n&...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 23:02
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari i njohur Artan Hoxha ka treguar për punën e tij me personazhe të botës së krimit në Shqip&e...