Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
1 ton marijuanë te “Gjiri i Arushës”, GDF nxjerr pamjet e “çantave me bar”, ishin futur në dollape
Ky ishte bilanci i aksionit të zhvilluar dy ditë më parë në det, ku i kapën 992 kg kanabis, të ndara në një ngarkese me 153 mbështjellëse celofani të përmasave të ndryshme.
9 Gusht 2022, 09:56Nga k.m.
SANTA MARIA DI LEUCA - Gati një ton marijuanë, që nëse do shitej në treg do kapte vlerën e rreth 10 milionë euro, dy arrestime në ujërat italiane dhe tre të tjera në zonën shqiptare. Ky ishte bilanci i aksionit të zhvilluar dy ditë më parë në det, ku u kapën 992 kg kanabis, të ndara në një ngarkese me 153 mbështjellëse celofani të përmasave të ndryshme.
Droga e fshehur në velierë u kap në ujërat ndërkombëtare, rreth 13 milje larg bregdetit shqiptar dhe ishte ndarë në blloqe dhe çanta të ndryshme. Nga ky operacion u sekuestruan 3 skafet me të cilat dyshohet se lënda narkotike është transportuar deri në thellësi të detit Jon, në ujërat italiane të Santa Maria di Leuca ne Lecce.
Në velierë u arrestuan ukrainasit Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii, 43 dhe 62 vjeç, si dhe u ndaluan nga policia e Galipolit, tre shqiptarët, drejtuesit e tre varkave me të cilën u transportua droga, të cilat u bllokuan dhe ndaluan nga autoritete lokale. Në pranga ranë Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç. Në kërkim është edhe një tjetër.